Elarinda Xhindi: Vlerat nuk dalin kurrë nga moda, një libër për jetën

27 Janar 2021, 10:02Kulturë TEMA

Nga Klaudia Malaj

Avokatja Elarinda Xhindi ka zgjedhur që lexuesit t’i serviri një libër, jo ligjor, por për jetën. “Vlerat nuk dalin kurrë nga moda”, është botimi i saj i parë i cili tashmë gjendet në duart e lexuesëve.

“Renheda dhe Elskeri, janë dëshmitarët më të mirë të historisë familjare dhe njerëzore. Histori së cilës iu shtua edhe e miqve të tyre dhe së bashku krijuan një tablo me ngjyrat më të bukura për sytë dhe për një shpirt i cili kërkon qetësi.

Dy të rinj, dashuria e të cilëve nisi që në bankat e Universitetit dhe përfundoi me betimin e shenjtë “në të mirë dhe në të keq, në pasuri dhe në varfëri, në shëndet dhe sëmundje, së bashku.”

Një rrëfim dhe një rrugë e shtruar për të na treguar miqësisht se jeta nuk është lumturi kur; rend pas pasurimit të menjëhershëm, pas tradhtive bashkëshortore, mosbesimit në Zot, jetës së shfrenuar që pasi del pija, mbetet vetëm dhembja e kokës dhe nuk mban mend asgjë…”

“Vlerat nuk dalin kurrë nga moda”, do më pëlqente ta konsideroja një libër jete, një roman i cili të këshillon dhe qendron pranë. Ta nisim nga fundi, cili ka qenë mesazhi që ke dashur të përcillje me këtë botim Elarinda? 

Janë të shumta mesazhet që kam dashur të transmetoj me anë të këtij libri. Dua ta quaj “libër të të gjithëve”, sepse qoftë edhe në një fragment të vogël secili do të gjej vetveten. I kam kushtuar një vëmëndje shumë të madhe përshkrimit të mënyrës sesi ndihemi në secilën etap të jetës tonë, por që nuk mund ta ndajmë atë me të tjerët dhe e përjetojmë në formën e një monologu.  Ndaj lexuesi do të emocionohet dhe do të gjej vetveten.

Mesazhi primar është ky: Në çdo çast jini vetvetja, kini besim tek vetja juaj dhe çdo ditë e re t’ju gjej me një vlerë të shtuar në jetën tuaj. Gjithashtu jini mirënjohës për këdo që ju qëndron pranë në rrugën e jetës, të tjerët le të jenë mësime dhe përvojë për ju!

Ju jeni një avokate karriere. E keni pasur të vështirë të sillnit një libër jo të zhanërit të drejtësisë? 

Jo, aspak. Është diçka që buron nga zemra. Pasioni im ka lindur përpara se të bëhesha avokate. Madje është një eksperiencë që do më shërbej për të shkruar në të ardhmen libra në fushën juridike.

Romani ka pak ditë që ka dal nga botimi. Si është pritur nga lexuesit që kanë patur fatin ta kenë në dorë të parët, pa rendur tek libraria ku ndodhet libri? 

Jam shumë e lumtur për vlerësimet që më kanë bërë lexuesit e parë. E kanë pëlqyer jashtëzakonisht shumë. Redaktorja ka qenë e para që më thoshte se ky libër ka perla në brendësi, por unë e shihja më tepër në aspektin e një motivimi, nxitjeje që ajo dëshironte të më bënte për ta botuar, duke qenë se kisha shumë pasiguri, si botimi i parë që ishte. Por, kur e kanë përmendur edhe mjaftë nga miket e mija për herë të dytë, të tretë fjalën perl, atëherë fillova të mos kem më frikë nga reagimi i lexuesit.

Renheda dhe Elskeri, janë dy personazhet kryesorë të cilët e bëjnë edhe historinë shumë të veçantë. Kjo përzgjedhje emrash mbart mesazh në vetvete? 

Po, jam menduar gjatë përpara se të zgjidhja emrat e personazheve kryesor, doja që të ishin të veçantë dhe si të tillë të mbeteshin në mendjen e lexuesit. Renheda do të thotë,  “Pastërti”, kurse Elsker, “Dashuri.” Pra një dashuri e pastër mes të dyve!

Çfarë simbolizon Renheda dhe Elskeri? 

Elskeri dhe Renheda janë simbol i çiftit që me dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, përballojnë çdo sfidë në jetën bashkëshortore dhe arrijnë të mbajnë në këmbë këtë kështjellë kaq të rëndësishmë që është “familja” e cila ndihet kaq shumë e kërcënuar nga vështirësit në jetë.

A sheh tek femrat e sotme një Renhed? 

Vajza si Renheda, padyshim që gjej, madje kanë qenë pikërisht këto femra të forta dhe njëkohësisht të brishta, guximtare, por edhe të tërhequra, frymëzimi im. Dhe nuk gjejmë vetëm një Renhedë, por edhe një Sarë, një Flavia të cilat zgjedhin drejtime të ndryshme, edhe humbasin, por e rigjejnë vetveten përsëri. Sepse sido qoftë rruga që ndjekin ato kanë besim në vetvete. Janë pesonazhe të librit të cilat të tregojnë rrugën që kanë bërë në jetën e tyre dhe janë sërisht në këmbë.

Po tek meshkujt një Elsker? 

Eskeri është simbol i të gjithë atyre djemve të përkushtuar ndaj femrës, familjes, që padyshim çdo femër do donte të kishte në krahë. Por, ja që ka dhe një Rojal, i cili nuk guxon të jetë një Elsker, por dëshiron që të jetë i lirë, pa impenjime. Meshkuj të cilët janë pjesë të librit, por mesazhet që përcjellin janë shumë të forta.

Sa kohë ke që punon me këtë roman? 

Kjo është një histori më vete, por më në fund e solla pranë jush dhe për këtë ndihem jashtëzakonisht e lumtur. I falenderoj shumë nga zemra të gjitha ata që çdo ditë më pysnin: “Elarinda, kur do e kemi librin?”Ata më besonin, kishin pritshmëri nga mua dhe kjo është shumë e rëndësishme për të inkurajuar dikë. Ishin ata persona që besonin tek mua më shumë se unë tëk vetja ime dhe janë ata që më inkurajonin çdo ditë që unë një pjesë të mirë të kohës t’ja dedikoja librit. Një kohë cilësore do thoja.

Dhe të gjithë sukseset ja dedikojmë dikujt në jete. Ju kujt ja dedikon këtë sukses? 

E kujt tjetër përvecse atyre të dyve, babait dhe nënës time të shtrenjtë.

1 komente në “Elarinda Xhindi: Vlerat nuk dalin kurrë nga moda, një libër për jetën”

  1. sadna babul ka bidai says:

    lexuesit qe kapin nje liber qe vlen cka mund horizont mund te kapin cka kapim per tregus vlen me shume njohuri qe cdo kush nuk gjen kohen tregus femijeve vlen shume qartesit jane me shume cka korrim ne fushat e perditshme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje