“Ndrea Prendi ka marrë urdhër të vrasë”, Balla: Deklaratat e tij qesharake e kriminale, të mos ikë nga Shqipëria. Provokon familarët e viktimave

27 Janar 2021, 22:10Politika TEMA

Shefi i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për 21 janarin, deklaroi se Ndrea Prendi atë ditë ka marrë urdhër që të vrasë.

Balla theksoi se deklaratat e bëra nga ana e Prendit janë qesharake dhe kriminale, duke shtuar se ai duhet të mos ikë nga Shqipëria, për shkak se ka deklarime të rëndësishme për të bërë për ngjarjen e bujshme.

Kush është ai shqiptar që beson se qenka qëlluar me plumba zyra e Sali Berishës dhe pas 10 viteve e merrkemi vesh, ndoshta nga ata plumbat pistoletë. Nuk e di se çfarë bën Prokuroria.

Ndrea Prendi nuk duhet lënë të ikë nga Shqipëria, ai provokon hapur familjet e viktimave. Policia duhet të kishte kryer më herët veprime për 21 janarin”, tha Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje