Nga rindërtim,i te listat e zgjedhësve: 7 alibitë e PD-së që sinjalizojnë humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit

27 Janar 2021, 18:55Politika TEMA
Nga rindërtim,i te listat e zgjedhësve: 7 alibitë e PD-së

Nga Adriatik Doçi

Teksa na ndajnë më pak se tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Partia Demokratike ka intensifikuar alibitë dhe justifikimet për një humbje të mundshme, e cila do të do ta linte në opozitë të paktën deri në vitin 2025.

Tre nga 7 alibitë kryesore, të cilat sinjalizojnë pasigurinë dhe parapërgatitjen e PD-së për një disfatë mundshme, lidhen me procesin e rindërtimit.

Partia Demokratike kërkoi të ndalohej procesi i rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, me pretendimin se ky proces do të shtojë votat në favor të mazhorancës dhe në disfavor të PD-LSI.

Madje, në 6 janar 2021, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, firmoi edhe një kallëzim penal kundër kryeministri Edi Rama, disa ministrave dhe kryebashkiakëve.

Sipas padisë më të pazakontë të bërë ndonjëherë, qeveria po shfrytëzon rindërtimin për interesa elektorale. Ditën e sotme, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, bëri një tjetër akuzës, sipas të cilës qeveria po rindërton shtëpitë e mbështetësve të saj, ndërsa militantët e PD-së po i lë në çadër.

PD-ja ka ngritur edhe një pretendim tjetër, sipas të cilit procesi i rindërtimit është shtyrë qëllimisht sa më parën zgjedhjeve, për llogari votash. “Qeveria po e përdor fatkeqësinë për zgjedhje”, ka deklaruar PD.

Po gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike dega Korçë, ka pretenduar se po kruhen parregullsi me listat e zgjedhësve.

Në deklaratë thuhet se “Dega e PD të Korçës konstaton me shqetësim parregullsi të përmasave alarmante me listat e votuesve,të cilat cenojnë në thelb standardet demokratike të procesit zgjedhor”.

Angazhimi i pretenduar i administratës në fushatën elektorale është një tjetër alibi e PD-së për rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas përfaqësuesve të opozitës, drejtorët e shkollave janë urdhëruar që të marrin të dhënat personale të prindërve të nxënësve dhe të mbledhin kartat e tyre të identitetit, për qëllime elektorale.

Përfaqësues të PD-së kanë ngritur edhe një pretendim tjetër, atë të përdorimit të aseteve shtetërore për fushatë, duke bërë edhe një kallëzim për përdorimin e helikopterit të ushtrisë për qëllime elektorale.

Në fund të vitit 2020, PD e lexoi buxhetin për vitin 2021, si një buxhet i hartua në bazë të interesave elektorale.

Ndërkaq, për të justifikuar humbjen në zgjedhjet e 2017, me një diferencë mbi 300 mijë vota me PD-së, Lulzim Basha përdori dosjen e 184 të Dibrës, dy vjet më vonë.

Megjithatë, një nga simbolet e kësaj dosje, Xhelal Mziun, Basha e ‘gradoi’ në krye të fushatës në Dibër, për zgjedhjet e 25 prillit 2021./shqiptarja.com

 

11 komente në “Nga rindërtim,i te listat e zgjedhësve: 7 alibitë e PD-së që sinjalizojnë humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit”

  1. Brahim Camaj says:

    Po po.e ke ne vije ti.

  2. .sofismi i px says:

    Sipas PD duhet te ndalet rindertimi sepse humb votat . E kush e ruan per votat e e PD? Ne vend qe te nxite rindertimin perpiqet ta pengoje. Pikerisht nje arsye per te mos votuar pd- ne e Lylit

  3. Free says:

    Sa te fitoj lulka dhe gjith shpiat do bohen prap dhe ne cdo shpi do je busti birishes dhurate i skalitur n mur bile te dhoma gjumi dhe nji ma i vogel ne halet.

  4. Timi says:

    Tërmeti ra gjatë kësaj qeverie dhe i takon kësaj qeverie të bëjë rindërtimin. O zot çfarë debila këta të PD-së. Duhet të rrojnë në çadra ata qytetarë sepse do Basha kështu!!? Absurde për të kapur kokën.

  5. sadna babul ka bidai says:

    kupa me kapak kupa pakap qetesia dhe zgjuarsia e studinit vlen me qetesin e shpirtit .aspekte

  6. Vaso Pasko says:

    QVERRIA DUHET TE LERE NJEREZIT NE RRUGE PA NDIHME TE LIGJESHME E NJEREZORE PER TE FITUAR PIK OPOZITA. “POLITIKANE PER KOK TE POLITIKANEVE” KETO IDIOTESIRA VLEJN SHUME PER TE PREZANTUAR VEHTEN EDHE ME TEPER SE CUDIRAT E MONES.

  7. iksi says:

    Te gjitha ato qe kan bere vete ne zgjedhje kur kan qene vete ne qeveri jua veshin edhe tjereve sikur do i bene edhe ata . Atyra jua dha Rama gjusmen e qeverise biles ministrite me te rendesishme dhe i humben zgjedhjet bindshem dhe nuk kishin asnje pretendim . Mirepo ustaj i zgjedhjeve ( Berisha ) ju tha çonja nje artikull gazetes gjermane kundrejt pageses dhe na doli dosja 184 qe do ju jepte pushtetin ne tavoline . Pra na u shpiken Babale dosje e bedushme se erdhi nga Gjermania qe nuk mund ta kundershtoje kush se e dine kush eshte gjermania por dihet me ke lidhen e paguajne keto opozitaret tone te rrugeve .

  8. Shenjestra says:

    Dale,dale,nuk kini pare gje akoma nga PD-ke.Deri sa te vij dita e 25 Prillit ajo ka hartuar shume plane ogurzeze kundra PS-te dhe Edi Rames.Pd-ke e ka te sigurt humbjen dhe do perdori njemijenje plane djallezore per t’ja bere te pamundur jeten mazhorances.Ajo po paguan brenda dhe jshte shqiperis,me shuma parash marramendese,njerez te korruptuar,vetem e vetem te shpifin e te trillojne çdo gje kundra Edi Rames, qe, atij t’i priten mundesit e fitores,qoft edhe duke e hequr qafe.Do perdorin edhe video te tipit BABALE,me gjoja pergjime te bera ne studion e SHQUP-it. Prandaj mos u mashtroni nga alibit e temersheme qe do beje PD-ke me lideret e saj Basha dhe Berisha.Edhe LSI-ja ne kete linje eshte me PD-ke per sajimet e shpifjeve.Me e keqja eshte, se edhe sot drejtesia eshte ne duare te Berishes,Metes,Bashes dhe do t’a perdorin kundra mazhorances.Menyre tjeter per opoziten nuk ka.Populli nuk e voton vetem per sjelljet e saj djallezore.

    1. Shenjestra ,
      ke shume te drejt.
      Qarkullojne thashetheme ,ner klanet e PD-se ,
      sikur birisha ,po pregatit Vrasjen e Dordolecit me 25.Prill ,
      me qellim destabilizimin dhe mosnjohjen e zgjedhjeve ,pak a shume si boni Trapi Ameriks
      Nuk duhet pa si variant i koq ky dhe mar seriozishte .
      Eshte i vetmi shpetim nga ngerci LylBytha ,qi bon Politike me Fotoshop medieve .
      shifeni pak amon si e kan qit ne foto ,bythecin , si Mafioze ,
      sikur do t’I kafshoj bolet Te Gjatit ????

  9. Tomori USA. says:

    Pamvareisht cfare thote e shkruan PD e LESHELIA, kunder ndertimeve dhe streihimit te qytetareve qe futen ne shtepit e reja. Rama ka meriten e vecante qe si askush tjeter, siguroi fondet dhe qarqet qe u demtuan nga termeti, jane kethyer ne kantjere ndertimi.
    Keti gjerdani ndertimesh, Fale aftesis te kryeministrit Rama, ju shtua dhe nje dhurate e madhe me interes kombetar, sic eshte ndertimi i nje spitali modern per, pak muaj ne qarkun e Fierit dhe me gjere, per ter jugun e SHqiperis, nga qeveria dhe shteti turk..

  10. Arbert says:

    Me duket se po shkojme ne zgjedhjet e 2029 me Ramen kryeminister e Bashen akoma aty Duke pritur per tu bere kryeminister.Nuk fitohen zgjedhjet me te njejtat fytyra ketu e 30 vjet o Lulzim! Hape krahun te dale ndonje figure e re ne PD se u bere boze…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje