Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka bërë një urim special për shkrimtarin e madh Ismail Kadare, i cili mbush sot 85 vjeç.
“Vepra e Tij ka përmasa mahnitëse; disa kontinente në hapësirë, disa shekuj në kohë.
Tjetërsimi i qënies njerëzore nën diktaturë përmes një prej personazheve më të skalitur të Letërsisë botërore, Ebu Qerimit.
Hamleti i bjeshkëve tona, Gjorgu, më i thellë dhe më dramatik se Hamleti i Pallateve.
Saga frymëndalëse e një breznie gjirokastrite.
Janë vetëm tre nga Yjet në Konstelacionin e pafund të kryeveprave kombëtare dhe botërore të gjeniut tonë.
Prometeut që me zjarrin dhe dritën që solli në kohën më të errët nuk e la mendjen e shqiptarëve të mpihet dhe shpresën për liri t’u fiket;
Maratonomakut që solli lajmin se s’ka vështirësi që s’përballohet dhe zinxhirë që s’këputen, se e drejta dhe e vërteta gjithmonë vonojnë por gjithmonë vijnë; i uroj Ditëlindjen.”- shkruan Elisa. (TemA)