Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shkuar menjëherë në Dajç të Shkodrës, aty ku ishte çarë argjinatura e ujit.
Nga mobilizimi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile me strukturat e tjera qendore dhe vendore ka mundësuar fillimin e punës për riparimin e argjinaturës.
Peleshi është shprehur se banorët e Shkodrës nuk duan llafe, por punë dhe se nuk është politikma ajo që e ndal ujin por puna, duke “thumbuar” kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila ka bërë politikë me përmbytjet!
“Në Dajç ku sot në mëngjes ka pasur një çarje të pazakontë të argjinaturës, e cila rrezikonte përmbytjen e banesave përreth.
Koordinimi i menjëhershëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile me strukturat e tjera qendore dhe vendore ka mundësuar fillimin e punës për riparimin e argjinaturës.
Në këto momente që flasim është bllokuar kalimi i ujit e po punohet për forcimin e plotë të pjesës së dëmtuar.
Sot është dita kur banorët e Shkodres duan pune jo llafe, nuk është politika ajo që ndal ujin, por puna!”, reagon Peleshi në rrjetin social!
Zoti peleshi.voltana nuk eshte shkodrane ,por shko te drania.