Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka sqaruar deklaratën e saj të bërë pak kohë më parë në lidhje me rotacionin politik në Shqipëri.
Kryediplomatja amerikane, e ftuar në emisionin”RealStory” ka thënë se deklarata e saj nuk nënkuptonte që SHBA është për rotacion politik, por se ndryshimet e qeverive apo transferimi i pushtetit në mënyrë paqësore janë të mira.
Pjesë nga intervista:
Sokol Balla: Tani, kthehemi tek zgjedhjet në Shqipëri; në intervistën tonë të parë në verë, një nga përgjigjet tuaja, e cila ishte përgjigje normale për një pyetje normale timen, se sa i mirë, rifreskues është rotacioni politik, në fakt i gëzoi shumë njerëz në opozitë. E morën si mesazh se SHBA mbështet rotacionin, rotacionin politik në vend. I qëndroni atij pohimi?
Ambasadorja Kim: Më lejoni ta sqaroj këtë. Ajo që doja të thoja është se, në parim, ndryshimet e qeverive, transferimi i pushtetit në mënyrë paqësore, janë të mira dhe për këtë janë zgjedhjet. Por zgjedhjet janë edhe për zgjedhjen që bëjnë votuesit ndaj nuk është për mua apo ndokënd tjetër jashtë Shqipërisë që të komentojë se kur duhet të ndodhë tranzicion dhe kush duhet të zgjidhet. Këtë e vendosin votuesit shqiptarë.
Sokol Balla: Dakord, kjo qeveri mendon se i takon të luftojë për një mandat të tretë, por është një territor me akull ky sepse, nëse fitojnë, do ishte hera e parë që një parti e vetme qeveris vendin për një periudhë të gjatë kohe, e cila mund të shkojë në 12 vjet. Për mua, është një eksperiment i ri social që s’ka ndodhur më parë. Ju thatë dhe ne sigurisht e dimë që është vullneti i popullit për të vendosur partinë që do qeverisë për katër vitet e ardhshme. Varet nga ata, sa kohë që rezultati është i pastër dhe i lirë. A shihni problem tek kjo?
Ambasadorja Kim: Iu përgjigjët pyetjes tuaj, Sokol…
Sokol Balla: E di, e di. Po mendoj me zë…
Ambasadorja Kim: …e vendosin votuesit. Nuk është gjë që e vendos ambasadorja amerikane apo ndonjë i huaj tjetër.
Shih demokracine amerikane zonja Kim. Shih si e keni militarizuar Capitol Hill.. Mos na trego ne demokracine. Nuk pjerdh njeri me per megafonin apo mendimin tend. Mbase Biden Te transferon ne Bangladesh qe tju mesosh demokracine bangladeshasve.
SE PARI, pse politikanet e paturpshem shqiptare nuk I shqeteson fakti
qe ne Shqiperi me 3 milion “viktima” ka mbi 80 particka,ndersa Ame-
rika me 350 milion banore ka vetem 2 Parti (Demokraten dhe Repu-
blikanen) dhe nje te trete, I thencin……?!
SE DYTI, Kur vjen Puna per rotacionin politik per te cilin foli Zonja KIM ,
Ambasadore e SHBA ,me nje here larot e Sali e Ilir kryemafiozeve i “ngri-
ten veshet” dhe leshuan klithmen “EUREKA” duke e interpretuar dekla-
raten e Zonjes KIM sipas “mides” tyre !? Binomi : Berisha – Meta e dine
fare mire nocionin e “Rotacionit Politik” per te cilin beri fjale Ambasadirja
e SHBA- s por kete deklarate te saj e perdorin si alibi per te mashtruar
elektoratin e tyre ne fushaten elektorale ?!
AMERIKES nuk I intereson shume she cila force eshte nje pushtet mjafton
qe te percoje vijen e saj . Ne rastin konkret e vetmja force politike dhe Kjo
duhet thene hapur dhe me ze te larte qe mbeshtet Reformen ne Drejtesi
eshte PS dhe asnje force tjeter politike . Perkundrazi si PD dhe LSI-Ja pa
permendur ketu partickat e tjera te koalicionit te “Djathte” me marrjen
e pushtetit ,akti I pare do te jete zhberja e Reformes ne Drejtesi dhe “koken
e turkut” e kane gati me tepsi : EDI RAMEN,sikur Ky dhe JO AMERIKA e BE-Ja
Jane te vertetit arkitekte te Reformes ne Drejtesi sepse nuk Jane aq budallenj
Ta kruajne me Ameriken dhe BE- duke zgjedhur “Scapegoat” K/ministrin ak-
tual ….!
Per te shuar kuriozitetin e shqiptareve po jap nje shembull klasik se si e koncep-
ton AMERIKA rotacionin !?!
Meksika,sic e dime te gjithe ne “kembet e AMERIKES” ne kuptimin metaforik te
fjales,eshte si te thuash ne “kembe te malit” …Po a e dini shqiptaret dhe ketu
qendron pikerisht kurioziteti se ne Meksike Partia Revolucionare Institucionale
(PRI – Qendres se Majte) e ka mbajtur pushtetin pergjate 75 vjeteve dhe SHBA
nuk I ka shqetesuar fare ky fakt : ROTACIONI !
Partia e Aksionit Kombetar ( E DJATHTE ) vetem nje 6 vjecar e mbajti pushtetin
dhe u diskretitua nga korrupsioni ….!
Tash po qeveris Meksiken Partia e Revolucionit Demokratik PRD) ,e MAJTA ,te
shohim se sa do Ta mbajne edhe Kjo ?!
Konkluzioni : AMERIKA ka tjeter koncept mbi rotacionin, Zoterinj politikane shqip-
tare dhe Ju e dini fare mire kete por doni pushtet ne tavoline pa Ju henger meraku
per voten e popullit. kaq per sot ..,…
Shenim: Zonja e nderuar KIM p,nderhyni Ju lutem qe ta zvoglojne numurin e depu-
teve te Parlamentit ,te shumten ne 70 deputete sepse 3 milion shqiptaret nuk Kane
kellqe te mbajne mbi shpatulla nje tufe parazitesh qe vetem flejne gjume ne Parlament ..
Nuk ka kemi pare asnje here surratin ne podium.,. Dhe cfare rroge te majme marrin?!
Mjere taksapaguesit shqiptare……Komentti vazhdon…
Kushtet qe i vune partneret Nanos me 2005 : Zgjedhje te lira dhe te ndershme , kalim paqesor i pushtetit .
Vullneti i popullit ????
TASHME, PARTIE TONA OPOZITARE, SI PD, LSI NJIHET NE SHQIPERI, QE I BERI GJEMEN SHQIPERISE, I NXORREN UJIN E ZI KETIJ VENDI DHE ME NE FUND, U LARGUAN DHE NGA PARLAMENTI. SI MUND TE FLASESH PER ROTACION?????!!!!!!.
POPULLI KA PRITESHMERI TE TJERA PER KETA POLITIKAN, POR NE VEND, QE ATA TE KENE ETHET E BANKES SE AKUZUARVE, ATA PO FLUTUROJNE NE QIELLIN E SHTATE, MBAS KESAJ DEKLARATE TE DHENE NGA AMBASADORJA E SHBA. ?♀️
Te pakten mos realizohet pika e pare ,direkt ne te dyten, transferim i pushtetit ne tavoline , kuotohet paqesor ,te kursehen ca para per popullin , dhe me ate rast dhe ca premtime !