Shoqata e biznesit grek në Shqipëri, zgjedh Bordin e ri Drejtues

28 Janar 2021, 15:53Ekonomia TEMA

Ditën e mërkurë, më 20 janar 2021 u mbajt në Tiranë Asambleja e Përgjithshme e anëtarëve të Shoqatës së Bisnesit Grek të Shqipërisë, për zgjedhjen e Bordit të ri Drejtues. Ishin të pranishëm 23 anëtarët ligjorë, që bënë kështu të mundur krijimin e kuorumit të domosdoshëm. Procesi i votimit u zhvillua në mënyrë elektronike, përmes një platforme të specializuar.

Bordi u formua si më poshtë: Georgios Papanastasiou, Alpha Bank Albania – Kryetar; Ilias Katsouris, DSA – Nënkryetar; Nikos Papadopoulos Antenna Love Radio – Sekretar i Përgjithshëm; Georgios Tsikandilakis, Sideral – Arkëtar

Achilleas Kanaris, Vodafone – Anëtar; Denald George Tafani, PPC Albania – Anëtar; Mario Bracci, Antea Cement – Anëtar.

Shoqata e Biznesit Grek u themelua në 1 Tetor 2003. Anëtarët e saj janë kompani greke që operojnë në Shqipëri. Qëllimi i saj kryesor është të zhvillojë dhe forcojë investime të ndërsjellta financiare, industriale dhe biznesi në përgjithësi si dhe arsimore, kulturore, zhvillimore dhe çdo iniciativë tjetër në formën e marrdhënieve, kontakteve dhe lidhjeve midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Shoqata e Bisnesit Grek përfaqëson kompanitë më të mëdha dhe më të rëndësishme greke në sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, si bankat, telekomunikacionet, energjia, industria, ndërtimi, etj, duke ofruar vlerë të shtuar si për ekonominë lokale ashtu edhe atë greke.

Anëtarët janë gjithashtu sipërmarrës të cilët dallohen si për kontributin e tyre në zhvillimin dhe përhapjen e qëllimeve të Shoqates, ashtu edhe për personalitetin e tyre.

2 komente në “Shoqata e biznesit grek në Shqipëri, zgjedh Bordin e ri Drejtues”

  1. Erdogan says:

    Eshte ne interes te Kombit Ilyro Epirote Greke te shkeputet nga Turqia,ashtu sic kemi qene per 3mije vjetet e fundit.
    Ndryshe do shperbehemi,do zhdukemi ne nje bote pa kufij ku antagonizmi per vendet e vogla eshte i pamundur te mbijetoje,si domos ne rastin tone qe pretendojme se jemi nje Komb i Lashte,por flasim latinisht 80% dhe pa identitet.
    Shtetet e Medha po na marin te Rinine,te Shkolluarit,te Ardhmen.
    Kush mendon ndryshe eshte thjesht Ignorant ose me keq Idhiotis (Idiot).
    Faktori kohe eshte i rendesishem.
    Duhet te luftojme kunder qellimeve te Sllaveve,Turqve Fashisteve Italiane.
    Vete faktet historike qe deri sa u krijua shkolla e pare Shqipe
    ishin rreth 1260 Shkolla Greke dhe le pak Turke.
    Kjo tregon se armiqte tane me te rrezikshem jane Italianet qe nga koha e pushtimit te Magna Grecias.
    Skiptaret duhet te vendosin sa nuk eshte vone,me Pirron dhe Kastriotin apo me fashistet dhe Iskander-beun e quajture “Gjergj”?

    1. Matrapiku says:

      Boboooo “na mbyten shoqatat Greke qe bejne agjentur ne Shqiperi”. Hahahaaaa o debila Arnaut.
      Eshte nder qe nje pjes e ajkes se biznesit Grek i kemi ne Shqiperi, me emblemen me te bukur dhe me kuotim plote, qe simbolizon shpirtin eksporues Grek.
      .
      Pa te shikojm sa shoqata Greke dhe Turke jane ne Shqiperi, dhe sa shoqata shqiptare ne Greqi ???? Per te kuptuar Maskaralleqet qe ju fshehin. Informohuni nga Internet, per te mesuar.
      .
      – Greke ne Shqiperi vetem NJE shoqat.
      – Turke ne Shqiperi (pa karar) … te pakten 40 shoqata te dyshimta me aktivitet te dendur dhe financime te dyshimta.
      – Shqiptare ne Greqi … mbi 50 shoqata, c’do fshat dhe c’do maskara Grekofob.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje