Një vajzë arabe saudite dyshohet se është vrarë nga vëllezërit e saj sepse kishte hapur një llogari në Snapchat, sipas mediave të huaja.
Këtë javë një slogan “#SaveManalSisterofQamar” filloi të qarkullonte gjerësisht midis përdoruesve të medias sociale në Arabi.
Slogani i referohet një gruaje 26-vjeçare me emrin Qamar, e cila u zhduk në provincën qendrore të Arabisë Saudite të Al-Kharj më 19 Janar. Trupi i saj u gjet më vonë i varrosur në shkretëtirë.
Motra e viktimës Manal dyshon se vëllezërit e tyre konservatorë e kanë kryer këtë krim dhe deklaratën e saj e ka shprehur në internet.
Ajo pretendon se vëllezërit e vranë Qamarin pasi u zemëruan kur zbuluan se ajo kishte një llogari në Snapchat.
Pasi Manal shkroi për rastin në mediat sociale, ajo thuhet se u ndalua nga policia Al-Kharj, të cilët kërkuan që të ndalonte publikimin e vdekjes së motrës së saj.
Tani aktivistët për të drejtat e grave në mediat sociale kërkojnë që të hedhin dritë mbi vrasjet e nderit po përhapen gjithnjë e më shumë.
“Vrasja e nderit” i referohet vrasjes së një personi (një gruaje) për sfidimin e normave shoqërore të kulturës, komunitetit ose fesë së tyre.
Vrasja zakonisht kryhet nga të afërmit e vetë viktimës, të cilët mendojnë se personi ka sjellë turp ose përçmim në familje.
Kjo praktikë e tmerrshme është e zakonshme në Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore, por ka gjithashtu afërsisht edhe 12 deri në 15 vrasje nderi të kryera në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit.
Në 2019 një adoleshente palestineze me emrin Israa Ghrayeb u rrah për vdekje nga të afërmit e saj pasi ajo postoi një foto të saj dhe të dashurit në internet.
Vitin e kaluar një vajzë 14-vjeçare jordaneze u vra me thikë nga vëllai i saj pasi ajo hapi një faqe në Facebook.
Zot na largo nga keta njerze te madhkuare shpresoj qe Edi Rama Mose te na shkatrrone si kombe dhe njerze Duke na quare drejt Turqise e Arabve se pse shume shqiptare Jane te detyrume te votone Edi Ramen vetem se pse per balle Ka disa njerze shume te kqinje dhe vrase
Edi Rama nuk eshte pa mend ne koke.Ai mere nga keto vende ate qe eshte e mire dhe shperfill ato qe nuk jane te mira.Mardhenje duhet te kesh me ç’do vend te botes per te miren e vendit.