FOTOT: A do të braktiset Donald Trump edhe nga e shoqja tani?

29 Janar 2021, 11:03Lifestyle TEMA
FOTOT: A do të braktiset Donald Trump edhe nga e shoqja tani?

Donald Trump ka qenë njeriu më i sulmuar mediatikisht vitet e fundit.

Madje, edhe për marrëdhënien me të shoqen. Ka qindra shkrime, madje dhe libra për marrëdhënien e tyre.

Në media raportohej se Melania nuk e duronte dot të shoqin dhe sapo të përfundonte fushata zgjedhore, ajo do të divorcohej nga ai.

Pati raportime se ajo madje flinte më vete dhe ishte gati të ndahej nga Trump, që kur ishte president.

Por, sa të vërteta janë këto zëra dhe a do të ndahet Melania nga Donald Trump?

Ish-shoqja dhe bashkëpunëtorja e ngushtë e Melania Trump, e cila ka shkruar edhe një libër jo shumë dashamirës për këtë të fundit, thotë se të gjitha këto raportime janë të rreme.

“Isha në makinë me të dhe po vinim nga Neë York-u. Donald ishte në një ndeshje, e telefonoi dhe e pyeti për diçka. Ajo është telefonata e parë e tij.

Ai do aprovimin e saj për çdo gjë. Melania i tregon atij si duhet të jetë, por nga ana tjetër edhe e vlerëson për punën që bën.

Kam vënë re se ata shihen me njëri-tjetrin me pasion. Ndryshe nga sa thuhet në media, ata kanë një marrëdhënie shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Diskutojnë hapur për çdo gjë. Unë nuk i kam dëgjuar një herë të zihen”, thotë Stephanie Winston.

Ajo shtoi se në rastet e bujshme, kur Melania ka refuzuar t’i kapë dorën të shoqit në public, në fakt janë të planifikuara nga vetë ata për të tërhequr vëmendjen.

“Ata kanë një qëllim për çdo gjë që bëjnë”- u shpreh ajo.

(TemA)

3 komente në “FOTOT: A do të braktiset Donald Trump edhe nga e shoqja tani?”

  1. George says:

    Une nuk e parashikoj nje ndrje te tille, pasi dyshoj se eshte lidhje agjenturore.

  2. Trotski says:

    Me siguri do te ndahen.Melania eshte e Re dhe DO Manall 20 -tsh.Pare ka dhe do ta shijoje Jeten.Trumpi nuk e kenaq dot.Ai i bie Ducit vetem me pellembe!!!!

  3. L says:

    A DO E LERE LINDA RAMIUN MBAS VOTIMEVE?MOS U MERAKOSNI PER TRUMPIN O TEMA SE JENI BERE KARAGJOZA FARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje