Oficeri shqiptar, Dilaver Goxhaj, ish-zëvëndëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, pohon se shkuarja e bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së në gjykatën speciale, i ka rikrijuar ndjenjat ngjethëse kur ishin të detyruar t’u mbyllnin sytë shokëve që i merrte plumbi.
Kolonel Goxhaj thekson në intervistën dhënë për ABC News se Serbia po trajtohet si viktimë e asaj lufte dhe, natyrisht që diçka e keqe paralajmërohet për Kosovën.
Intervista e plotë e Dilaver Goxhajt, dhënë gazetares Linda Karadaku:
Si ndihmuan oficeret shqiptare ne luften e Kosoves?
Oficerat e Republikës së Shqipërisë që ndihmuan në luftën çlirimtare të Kosovës ndahen në dy grupe: grupi i parë janë ata që ndihmuan në ngritjen e qendrave stërvitore në Shqipëri dhe përgatitën (stërvitën) vullnetarët që vinin nga Kosova dhe diaspora për të shkuar në atë luftë. Ky grup ka filluar herët, qysh në fillim të viteve ’90-të.
Profesioni i oficerit, ndoshta në pamje të përgjithshme kuptohet se ai vetëm urdhëron dhe ushtarët zbatojnë. Por jo, nuk është ashtu.
Oficeri është një mësues shumë më ndryshe nga profesioni i mësuesit. Mësuesit e çdo niveli shkollor bëjnë diferencimin e nxënësve të fund të vitit mësimor, dikë e vlerësojnë shkëlqyshë, dike mesatar, dikë mjaftueshëm e dikë e lenë përsëritës të vitit mësimor.
Ndërsa oficeri duhet t’i mësoi e t’i përgatisë praktikisht të gjithë ushtarët njësoj, sepse të gjithë do të hidhen njëherësh në sulm, apo të gjithë së bashku do të veprjnë për të mbrojtur pozicionin dhe rajonin e mbrojtjes, dhe kur ta lypi nevoja të dinë të tërhiqen në rregull por ama të gjithë së bashku e merregull duke mbrojtur njeri-tjetrin.
Kështu që oficeri është i detyruar të udhëhiqet nga parimi: Shihni si bëj unë, dhe ejani ta bëjmë së bashku, pasi njeriu mëson më mirë duke vepruar. Këtë detyrë e kryen oficerat që përgëtitën vullnetarët e UÇK-së në qendrat stërvitore për në luftë, duke zhvilluar stërvitje një mujore, dy mujore por ka pas raste e dhe më shumë pore dhe më pak, në varësi nga situate në Kosovë.
Kur u angazhua NATO në luftë, atëherë në përgatitjen e vullnetarëve që vinin me shumicë nga Perëndimi, përfshi edhe SHBA, u angazhua e gjithë shkolla e Bashkuar e Oficerave duke i stërvitue vullnetarët e lirisë në Feken (Mali me Gropa) dhe në Burrel.
Grupi tjetër i oficerave ishim ne që u futëm brenda në Kosovë para se të angazhohej NATO-ja, por ishim shumë pak, vetëm 5 veta Dy prej oficerave kanë rënë dëshmorë, Indrit Cara nga Kavaja dhe Tahir Sinani nga Tropoja.
Dëshmori nga Tropoja Tahir Sinani ishte Komandant i Zonës së Dytë Operative “Pashtriku”, dëshmori tjetër Indrit Cara nga Kavaja ishte komandant i kompanisë autonome të ruajtjes së SHP të UÇK, Adem Shehi – komandant i Br.153 e zonës Operative të Llapit, Bardhyl Tahiri shefi i xhenjos (inxhinierisë) në SHP të UÇK, dhe unë që detyrë kryesore pata mbajtjen e bashkëveprimit të UÇK me aviacionin e NATO-s si dhe zv. i Shefit të Shtabit.
Por pati edhe vullnetarë ushtarë të thjeshtë që patën shkuar shumë më herët para nesh në Kosovë, disa prej të cilëve kanë rënë dëshmorë.
Ne, oficerat dhe vullnetarët e tjerë nga Shqipëria që shkuam vullnetarë në atë luftë çlirimtare, nuk bëmë asgjë të veçantë, veçse detyrën tonë si ushtarë të kombit. “Të luftosh për kombin jashtë çdo strukture shtetërore, -ka thënë Faik Konica- është një virtyt i lartë që mund të vjen vetëm nga një vetëdije e lartë”.
Si ju kujtohet juve ajo luftë, si ishte të luftoje bashke me shqiptarët e Kosovës kunder makinerisë vrastare serbe?
Ne atje gjetëm kolegë shqiptarë që kishin mbaruar shkollat ushtarake të Federatës Jugosllave dhe shumë shpejt u bëmë njësoj.
Lufta, flas se si e kam konceptuar unë, e kthen oficerin në gjysëm perëndi, pasi të gjithë vartësit që ti komandon e që janë me dhjetra, qindra e mijëra, sytë i kanë tek komandanti, tek oficeri, atij i kanë besuar drejtimin dhe jetën e tyre, tek ai e kanë mbështetur fatin, si dhe te mësimet që ai u ka mësuar ÇFARË të bëjnë në çdo situatë, KUR ta bëjnë, kurse se SI do ta bëjnë, varet po nga aftësitë profesionale që ua ka kultivuar po ai oficer.
Lufta është luftë, ajo nuk është lojë shahu, ku ke kohë të mendohesh për të bërë lëvizjen e duhur, por përkundrazi, vlerësimin e situatës dhe marrjen e vendimit duhet t’i realizosh brenda pak sekondash, ndryshe je i vrarë ti, si epror në radhë të parë, dhe gjithë vartësit e tu.
Kështu që lufta kërkon të dish si të luftosh, të njohësh temperamentin dhe karakterin e çdo vartësi, të njohësh armët që ke në përdorim dhe taktikën e tyre, të njohësh mirë armikun që e ke përballë, pasi po nuk e njohte armikun siç njeh forcat që ti komadon, fitoria është gjysëm për gjysëm, s’dihet se cila palë fiton.
Në luftë, pas mënçurisë, guximi dhe trimëria janë thelbësore. Në luftë sakrifikohen që nga ushtari më i thjeshtë e deri të komandanti më i lartë i ushtrisë për të mbijetuar populli dhe për t’u mbrojtur atdheu.
Ju keni të drejtë kur shprehni kuriozitetin tuaj se “si ishte të luftoje bashkë me shqiptarët e Kosovës”?
Ndoshta nuk do të ma merrni për propagandë, por sa herë më ka rënë rasti të ndodhesha në vijë të parë të frontit së bashku me kolegët kosovarë oficerë dhe atje, në transhe, kur më duhej të udhëzoja apo të plotësoja ndonjë koleg se si duhej vepruar në kët apo atë rast, dhe luftëtarët e thjeshtë nga dialekti e kuptonin menjëherë që unë isha nga Shqipëria dhe aq më shumë që flisja me dialektin e Toskërisë, pyesnin kolegët kosovarë se nga është ky oficeri, dhe kur ata u thoshnin se është nga Gjirokastra, ata harronin që u vinin plumbat përballë, dhe shtyheshin kush e kush të më prekte qoftë edhe pak me dorë.
U ngrihej morali në një mënyrë që nuk di se si ta shpjegoj, pasi ka gjasa të mos besoni. Ata thoshnin: Ka ardhur Shqpnianë luftë!, dhe nuk e peshonin fare rrezikun. Kur u përsërit për herë të dytë kjo pyetje në një front tjetër, pyeta kolegët kosovarë se pse ky lloj reagimi? Dhe u befasova kur më treguan se në Kosovë ishte bërë propagandë nga shumë intelektualë por edhe parti, se Jugu i Shqipërisë nuk e do Kosovën, janë me Greqinë. Nuk po zgjatem shumë në këtë pikë se do të thonë sikur bëj propagandë, por kjo është e vërteta.
Çfarë patë në fushat dhe malet e Kosovës në atë kohë, masakrat, vrasjet, shkatërrimet?
Kur hyra unë në Kosovë, ditëtët e para të muajit mars 1999, duke kaluar në këmbë nga malet e Sharrit, rrethinat e Kaçanikut, malet e Jezercës, Topillë, Budakovë, Pagarushë, malet e Berishës, ku ndodhej Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, shumicën e fshatrave i pashë të djegura, thuajse të rrafshuara dhe sa më shumë shihja, aq më shumë më shtohej urrejtja kundër armikut. Armikun po nuk e urreve, nuk e lufton dot.
Masakra nuk më ka rënë rasti të shoh, por varre masive – po. Po do të thoni jua se në luftë shkohet për të vrarë ose të vritesh. Nuk është plotësisht ashtu. Në luftë shkohet me bindjen se do e çlirosh atdheun dhe do kthehesh i gjallë. Po mendove vdekjen, nuk të bëjnë këmbët të shkosh në luftë.
Është e vërtetë që vetëm në luftë lejohet të vrasësh, sepse në luftë asksh nuk vret nga urrejtja për X apo Y, nga zilia apo për të larë hesapet e veta, por të gjithë e bëjnë sepse kërkohet nga bashkësia, nga kombi yt.
Si e përjetuat çlirimin e Kosovës dhe largimin e trupave serbe?
Përgjigje: Atë përjetim e ndjeva kur lufta u ndërpre dhe luftëtarët fluturonin nga gëzimi që forcat serbe po largoheshin dhe Kosova u çlirua. Ata nuk gjenin mënyrë se si ta shprehnin dhe unë rrija dhe i shikoja me ngazëllim, por nuk merrja dot pjesë në euforinë e tyre.
M’u afrua një koleg dhe më pyeti: Shpëtim (emri i luftës), pse rri si i habitur dhe nuk përzihesh në këtë ngazëllim? Dhe unë i thashë: Tashti, këto momente ndoshta po e kuptoj se sa e rëndësishme dhe ëndërrore qenka LIRIA. Unë kam lindur në liri dhe vij nga liria, prandaj e kam të vështirë ta kuptoj këtë lloj ngazëllimi dhe po befasohem.
Si e gjykoni dërgimin e krereve të UÇK-së në Hage? Sa e dëmshme është për luftën e Kosovës për liri dhe pavarësim nga Serbia?
Unë gjatë luftës katër mujore, mars-qershor 1999, nuk kam pasur kohë as të flija e jo më të më shkonte mendja se mund të ndodhnin ngjarje të tilla që i kam dëgjuar veç një a dy vjet pas lufte! Shkuarja e bashkëluftëtarëve të UÇK-së në atë gjykatë speciale, më rikrijoi ndjenjat ngjethëse kur ishim të detyruar t’u mbyllnim sytë shokëve që na i merrte plumbi.
Bazuar në akt-akuzën e asaj Gjykate Spciale, ku thuhet se e gjithë hierarkia komanduese e UÇK-së, prej komandantit të Shtabit të Përgjitshëm dhe deri te ai i togës së fundit sipas rreshtimkit organik të UÇK-së, do të merren në pyetje si të akuzuar apo dëshmitarë, për gjoja krimet që kanë bërë në luftë ata apo vartësit e tyre, ndërkohë që pala, e cila vrau dhe dogji gjithë Kosovën, e cila vrau 11.840 shqiptarë të pafajshëm, prej të cilëve 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç, 296 fëmijë deri në 5 vjeç, 1.739 femra, 1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare dhe 5081 të moshave 19-64 vjeçë, prej të cilëve 1.450 ende janë të pagjetur, dhe të gjithë këta të vrarë u groposën në mbi 530 varreza masive, për të cilat Presidenti Bill Klinton më 12 prill 1999 tha: “Historitë që po dëgjojmë janë vërtetë të tmerrshme: forcat serbe mbledhin fshatarët shqiptarë në grupe, i vrasin ata me armë automatike dhe u vënë zjarrin”; u dhunuan 20.400 femra shqiptare; u dogjën dhe shkatërruan 100.589 shtëpi, banesa e objekte të ngjashme; u dogjën 358 shkolla; u dogjën 71 zyra institucionesh; u dogjën 30 shtëpi kulture, 93 biblioteka publike, 123 objekte shëndetësore; u dogjën 215 objekte fetare të besimit myslyman (xhami, teqe, tyrbe); u dogjën Arkivin e Bashkësisë Islame ku ishin dokumente prej shekullit XV; u dogjën 5 kisha katolike; u- dogjën 88.101 objekte ekonomike shtetërore e private ndihmëse; u therrën dhe dërguan në Serbi 70 % të të gjithë gjesë së gjallë (lopë, dhi, kafshë ngarkese) etj., dhe Serbia trajtohet si viktimë e asaj lufte, natyrisht që diçka e keqe paralajmërohet për Kosovën.
Më vjen keq që ka edhe shumë shqiptarë që ngazëllehen dhe deklarojnë pa pikë përgjegjësie se kinse janë vrarë nga UÇK-ja dhe komandantët e saj 100 shqiptarë anëtarë apo kuadro të LDK-së pa dhënë asnjë dëshmi publikisht, por fshehtas, përmes Serbisë, e cila ka çuar 50 mijë faqe me shpfjet e kësaj kategorie shqiptarësh dhe serbesh, gjë që për mua janë shantazistë. A e dini ju se çështë shantazhi?
Po u kujtoj çfarë thotë Balzaku: “Shantazhi është një nga vrasjet më të poshtra; ajo është një krim sumë më i neveritshëm se vrasja; vrasësi ka nevojë për një kurajo të tmerrshme, ndërsa shantazhisti – jo”.
Çfarë është Kosova për ju?
Kosova është Shqipëri. Shumë intelektualë e politikanë shqiptarë në Kosovë dhe shumë të tjerë kosovarë që kanë lindur e jetuar në Republikën e Shqipërisë, deklarohen shpesh se “Enveri, me demek Shqipëria, e shiti Kusovën”. Unë u shtroj atyre pyetjen: Pse nuk erdhët t’ia merrnit Serbisë atë që i kishte “shitur” me pa të drejtë dikur Shqipëria?
Dyshoj se një pjesë e tyre ka gjasa të jenë dëshmitarë shantazhistë të fshehur për ato gjoja vrasje nga UÇK-ja. Nuk mendoj se duhet shtuar diçka më shumë thënies së Konicës që ua theksova më lartë.
Por, të jeni të sigurtë, se gjithkush që shkon në luftë çlirimtare, shkon për vlera shpirtërore, do të ketë gjithnjë kundër patriotët e “flaktë” si dhe ata që janë patriotë për hir të portofolit, por që shpesh njëri dhe tjetri janë të mishëruar tek i njëjti person.
Si ishte bashkepunimi me NATO-n?
Bashkpunimi me NATO-n filloi në mbasditen e 23 marsit 1999 dhe përfundoi në 20 Qershor 1999, kur përfunduam bisedimet me Gjeneralin Xhekson, i cili ishte caktuar Komandant i forvave të KFOR-it. Për fatin e keq tonin, deri në datën 18 prill vetëm dy herë aviacioni i NATOs mundi të godiste forcat serbe që bvepronin në terren dhe ndesheshin me forcat tona, që ne ua jepnim regullisht ndodhta edhe 10 herë në ditë.
Kjo për shkak të kushteve shumë të këqia meteorologjike, binte shi e borë parreshtur dhe retë ishin shumë të ulta, aviacioni (piloti) nuk mund t’i shihte e t’i godiste forcat serbe në terren, por megjithatë godiste objektet statike ku ishin fshehur municionet, karburantet, kazermat dhe qendrat drejtuese të ushtrisë serbe që ne ua jepnim përmes faksit satelitor, të cilët nuk mundej t’i bllokente Serbia, me përiashtim të disa rasteve.
Atëherë ne i kalonim përmes lidhjeve në Tiranë, por kuptohet që edhe ka pas ndonjë rast që vjetëroheshin të dhënat. Në të gjitha ditët e tjera prej 18 prillit e deri në fund të luftës komunikimi ka qene prefekt midis të dy palëve.
z.Dilaver Goxhaj…RESPEKT i Nderuar jeni shume i perpikte ne ato qe thoni…
Me beri Pershtypje, kur ne Mars te 1999-tes ne Sheshin te Bash,kia e Shkodres Degjoj:NUk Shkojme ne Juge se “Ata jane Greker”??Nuk munde te qendroja Indiferente :U Afrova te Grupi i Kosovareve Burra ,Gra dhe Femije..dhe me MIresjellje i Pyes se si eshte Puna:Po ja bre, don me na dergu,kah JUgi i Shqipnise ,ku eshte “Plote me greki”, me Deklaron nje Burre Rrethe te 50-tave…(Nga Fisi Kelmendi,farefise me Avokatin e nohur Bujar Kelmendi)…
1-Nga e Degjuat kete u them:Ja na tha dikush ketu pari Vinte rreth. dhe na thoshte mos shkoni ne Juge te Shqipenise se ata jane “Greker”??
@E keni Gabim, bre Burre i thash, dhe mos Degjoni Klyshet ,dhe te Paguar,apo UDB-she ….ne Juge, do te Mirepriteni me mire se ketu ne Shkoder u them…dhe nuk eshte mire me then se ne JUge ka “Greker”….????????E pashe qe u “ULe”…dhe pranoj:Ani bre Burre,kur nuk dine..vetem Degjon..
@@UDB-ja..kishte hedhur ne Veprim Klyshet e saj, por kete here i kemi ne Krye te PD-se..ne Tirane…
@@Respekt per te gjithe ata qe Luftuan kunder Pushtuesit Serbe….lol
Rrespekte dhe perulje perpara ketij trimi fisnik shqipetare .
Heroi Agim Ramadani ka shkruar nje poezi e cila shkon si me poshte:
” Po mu shterrshin syte mue nese pushojne,
Lirine tande me e endrrue
Mallku qofte gjaku jem
Nese m’vrasin pa luftue ”
Zoti Goxhaj si dhe te gjithe ata qe ne menyre vullnetare moren armet dhe luftuan kafshet gjenocidiale
serbo-ruse jane heronjte e vertete te kombit shqipetare .
Populli yne ka nxjerre gjithmone heronj qe kane nderuar vendin
Rrofshin e dalshin faqebardhe edhe nga Kurthi
i ngritur perseri nga bijt e Kurves Plak armiqte e Kombit Shqiptare
do bashkohena dhe flamutin blue ze Umnikut do ti bejme brek per Bushtren Hage
O te lumte pushka, o te lumte goja e me jete te gjate. Ne djalle Rambuje, kush e beri dhe firmosi ne dobesi te shqiptarve dhe ne pa mundesi bashkimi Kosove -Shqiptari.
Respekte Z.Goxhajper punën e bërë në luftë dhe për analizën që bëni tani.Problemi është se shqiptarëve e keqja më e madhe ju ka ardhur nga vetë shqiptaret.Me sa duket edhe në rastin e luftës së kosovës të parët që flisnin kundër UCK ishin vetë kosovarët dhe kjo duket edhe në komentet që bëhem për ata që janë në Hagë.Besoj që ju që jeni dëshmitarë dhe protagonistë të asaj lufte duhet të ngrini me këmbë opinionin jo vetëm shqiptar por edhe ndërkombëtar për të dalë e vërteta. R E S P E K T E.
Serbet jane armiq te perjetshem te shqiptareve!
Shqiptaret bashkohen ne Lufte por jo ne Paqe!
Bashkimi ne Paqe eshte siguri ne Lufte
Percarja e shqiptareve ka qene dhe eshte nje metode armiqsore e armiqeve shekullore te shqiptareve
Sali Berisha percau shqiptaret ne 1997 kur etiketoi Jugun si “Komuniste” Greke”
Liria nuk dhurohet por fitohet me gjak!
Ruaju nga “miku” se nga armiku ruhem vet!
Lavdi luftes se UCK
ATA NUK JANE GJYKUAR AKOMA, NDOSHTA MBAS NJE VITI GJYKATA I NXJERR TE PAFAJSHEM. DUHET DURIM.
O Dilo…..TI JE I MADH….ti dhe ata qe kontribuan dhe ja dhane jeten ATDHEUT…..o Dilo…ju jeni heronj te heshtur….dhe ju te gjithe ,nuk i doni ATDHEUT asgje mbrapshte…por JU Dilo nuk u kupton njeri aty…aty ……. megjithate FALEMNDERIT SHUME DILAVER GOXHAJ…sinqerisht nga miku juaj pyka…..
Luifta e UCK-s, per mbrojtjen dhe çlirimin e Kosoves ka qene heroike.Eshte mburrje e kombit shqipetar.Gjykimi i udheheqeseve te UCK, ne gjykaten nderkombetar sot,eshte nje nga padrejtesit me te medha qe i behet atyre dhe popullit te Kosoves.Ata jane heronj dhe ne vend te trajtohen si te till,gjykohen dhe do denohen.Serbet, qe duhet te ishin ata ne bangon e te akuzuareve per krimet barbare,sot ata behen heronj.Kjo eshte jo vetem padrejtesi por edhe fatkeqesi.Lavdi UCK-s.
Me pelqeu shume ky shkrim. Respekte per kolonelin dhe per te gjithe luftetaret e lirise…
shume pak oficere madhore kan shkuar ne kosove te luftojne ose drejtojne dhe gje e mire qe shkuan dhe nga jugu i shqiperise te ndryshojne mentalitetin sllavo komunist te enver hoxhes se kosova i prish pune shqiperise gjithesesi respekt dhe lavdi atyre qe derdhen gjakun e kryesisht shume djemve tropojan me ne krye tahir sinanin
Respekt dhe mirenjohje per oficerët e USh qe morren pjese ne lufte, por fatkeqësisht shoh qe kane qene shume pak, vetem 5 vete. Lavdi te perjetshme Ushtar Kavajes dhe Tahir Sinanit!
Respekt te vecant ter ty o trim qe luftove per Shqiptaret
Serbia e mbajti 100 vjet zere kosoven te pushtuar
Ty te lumte pushka e top te behet
Po mos ara kur ti luftoje Serbet e kishin ber planet
Dhe po te teriqen prap njerzit e tyre do ta udheqin kosoven
Pse dhe turku kur iku nga shqiperia njerzit dhe spiunat vuri ne kryje bile i pruri nga Turqija deputetet i vran dhe i sakatuan te qjithe trimat shqiptar patriotet dhe sot ne vuajm 100 vjet nga ata spiuna . Aty u fut Natua dhe cliroj kosoven bashke me ju .Ata e din mir kush jan tradhetar te kosoves
20 kosova vetem probleme kishe vjedhje vrasje . Kush i ben keto.Sa bukur ti flet per lufte se ke qen i ndershem patrio le familjen dhe nuk pyte fare luftove zoti dhe trimerija jote te shpetoj .Dhe tani po tregon historit e luftes .
Kosovaret kan luftuar dihet ajo se Serbet ben ate qe qedhuan te nje popull i pa mbrojtur .Gra e femi bura te pa mbrojtur krim i pa par
Po problemi eshte po selur Serbet te ken spiunat e tyre e ata te udheheqin i bije qe ti luftove po kujt ja dhe pushtet prap serbebe
Ata qe kan tradhetuar dhe kan vrar shqiptar duhen denuar
Se kosova do vuaj ate qe vuajtene
Ti e kishe armikun perbadhe dhe e dije me ke luftoje
Po ne ketu ne shqiperi nuk e dim nga po na qedhojn
Pak jan vratene pak jan perdhunuar pak jan mar peng ne nga na vjen
Ta them un nga na vjen na spiunat e turqis qe la ketu shqiperi nga ata na vjen dhe jan shqipfoled
Atehe po su pastrua kosova nga politika e spiunazhit te Serbis ateher per pak koh serbet do ti pushtojn prap . Se ne te Shqipris jemi te pushtuar Kemi 650 vjet qe nuk jemi cliruar
Ti luftove ne kosov pushka top tu befte po ketej nga ne e qjen dot kush jan tradhetar dhe a mundedh ti bashke me ata trima te kosoves ti luftosh ketu
Sic beri Serbija ne kosoj po bejne dhe ne shqiperi keta qe flasin shqip .Ju i debuat .Po ne lere qe vrasin perdhunojn cuan shqiptaret ne senaforet e botes e ben shqiptari per shqiptarin lete . Un mendoj se jo vete te shiturit e bejn . Mir ate po na ven dhe ne asmeri si Turqit qe ndan fen si greket se ne kemi qen Katolik as behet fjal
Ai heroi jon kombetar si e ngriti qjith popullin ne kemb per trojet e tij .Jo veten nga feja ngrihet nje popull ne luft nga as qje tjeter
Problemi eshte te clirohemi ne nga spiunat te clirohet kosova nga spiuna dhe eshte kodhaj bashkimi
Si udheheqja e kosoves dhe Tirana deshen tja jepnin trepcen Serbeve . Prap Amerika nderyri qe shpetoj
Ne nuk kemi pse te bashke punojm me Serbet asme Turqit As mr Greket ne kemi luftuar per mbrojtjen e katolicizmit dhe drejt perendimit duhet te shikojm
Luften nuk e heq dot as politika e Tiranes as politika e Kosoves Ajo ka ngelur ne mendjet e popullit ton dhe nuk fshihet me
Po jo te iki dem kjo lufte me tradheti as nuk behet fjal si ne Kosov Maqedoni Mal te Zi Kroaci Slloveni Bosnje dhe ne Shqipri qe se ka pushtuar kan spiunazhin Serbet
Kan Gretet dhe Turqit
Tani kemi nevos me shum se kur vetem patriota njeres qe nuk jan shitur djallit
Vetem keta na shpetojn njerez qe e duan popullin dhe memedheun
Faleminderit zoti Goxhaj qe rrefen te verteten edhe pse agjentura serbo-ruse
si ne Kosove dhe ne Shqiperi sot ka arritur perpjestime te frikshme.
Te falemnderit o trimi idealist i Laberise heroike.
Kur lexova kete shkrim/interviste mu kujtuan ato qe shkruante
albanologia gjermane Marie Amelie Freyin von Godin ne
nje artikull te vitit 1916 ne revisten “Die Zukunft der Osteuropa”
(E ardhmja e Europes Lindore) ku kritikonte qeverine gjermane qe nuk
investonte te hapte shkolla shqip ne Shqiper dhe shprehte friken se me
shtimin e shkollave greke brenda nje ose dy brezash edhe ne Gjirokaster
do te flitet greqisht dhe e perfundonte shkrimin me fjalet se
Laberia eshte berthama e ketij vendi ashtu
sic eshte Brandenburg Mark per Prusine,
HALLAL QUMSHTI NONES E ZOTI TE NDEROFTE NE CDO VEND QE SHKEL!
vetedija dhe pergjegjesia ne shkalle te larte ndaj atdheut i detyron njerez te tille si Dilaveri te futen ne lufte pa organizim shteterore.patriot me llafe gjen me bollek ne shqiperi por , patriotizmi dhe dashuria per vendin vertetohet bukur ne vijen e zjarrit, qe eshte atribut vetem i disave.E sot ne radhe te pare mbreteron braktisja ee vendit , dhe heroizmat dhe sakrificat qe bejne njerezit behen vec si ti largohen atij vendi ne emer te nje formule fallco banale “ikij per nje jete me te mire” qe do te thot e shes vendin per 5 leke.Prandaj shqiperise i duhen njerez si Dilaveri dhe shoket e tij…
Keta officere qe luftuan ne Kosove duhen shpallur heronj te kombit. Demi kolosal, Shqiperise, I vjen nga shqiptaret qe jane me sherbim te agjenturave te huaja dhe fatkeqesisht keta jane me shumice. E kemi me gen kete ves qe nga koha e luftes se Trojes e deri ne ditet e sotme. Shqiptari me i madh do jete ai qe do e sheroje kete plage kanceroze te tmershme te shqiptareve.
z, Dilaver Goxhaj, e lexova këtë artikull, e megjithse nuk ju njof, ju nderoj dhe ju rrespektoj shumë, sepse ju jeni një hero i popullit Shqiptar, dhe ju e meritoni nga gjithë populli Shqiptar, këtë rrespekt e këtë titull. Ju jeni një medalje e gjallë krenarie në gjoksin e Atdheut. Për të gjitha familjet, nënat, baballarët, motrat, vellezërit dhe femijët e të gjithë atyre trimave që kanë rënë në fushen e betejes duke luftuar kunder ushtrisë fashiste Serbe, ti dhe shokët tuaj që jetoni sot, së bashku me lirinë që i keni sjellur popullit Shqiptar të Kosovës, jeni ngushëllimi më i madh për ta. Kontributi dhe heroizmi që keni treguar, sidomos ju heronjt luftëtarë që shkonit nga Jugu dhe nga tërë Shqiperia në luften që bënin vellezërit dhe motrat e juaja Shqipetarë të Kosoves , për liri dhe çlirimin e Kosovës nga okupacioni Serb, i keni treguar gjithë botës që Kosova është një nga dy krerët e Shqiponjës së nënës Shqipëri. Ti z, Dilaver me shokët tuaj Shqiptar nga Shqiperia, kur jeni kthyer nga lufta e Kosovës, qeveria në Tiranë ishte dashur t’ju emëronte në të gjitha postet kyçe të ushtrisë apo forcave policore duke parë kalitetet e juaja të larta, si profesjonalizmin tuaj, ndershmerinë, trimërinë dhe atdhe dashurinë që ju karakterizonte. Por, me kthimin në vatrat tuaja në Shqiperi, ju jeni ndeshur me një pushtet, dhe me politikanë të degjeneruar deri në palcë, si Sali Berisha & CO, i cili si spuhun i sigurimit dhe agjent i UDB-së Serbe, ka vepruar kunder popullit Shqiptarë të Shqiperisë, të Kosoves dhe UÇK-së më poshtersisht se një Serb puro. Pra ju z, Dilaver dhe shokët tuaj, keni qënë një thikë në sy për Sali Berishen. Ju keni qënë dhe jeni krejt e kunderta e serbit Sali Berisha dhe e batalionit tij të afert, të përbërë nga kriminela gjaku, nga hajduta, trafikant droge e agjenta serb, dhe kur ju z, Dilaver që ishit nga jugu, luftonit në Kosovë kunder serbve dhe i tregonit gjith botës që Shqiperia është një, nga Kosova në Konispol, kopili serb Sali UDB-ashi në të njëjtën kohë në krye të një ushtrie bashibuzukësh sulmonte Jugun e Shqiperise për ta shtypur me tanke e avjona e ndoshta edhe me armë kimike si Sadam Hyseni me kurdët e Irakut. Ëndrra e këtij serbi shqip-folës ishte të çonte deri në fund misjonin e marrë nga Serbija dhe Greqia, ndezjen e luftes civile dhe ndarjen e Shqiperisë në 2 provinca, jug e veri. Në kohen kur ju z, Dilaver, krah për krah me vellezrit Kosovarë luftonit dhe derdhnit gjakun në Kosovë, në luftë kunder Serbit, në Tiranë “ushtria kosovare e Bukoshit rrinte në pritje të urdherit dhe të momentit deçiziv për të hyrë në Kosovë,ku gjatë kesaj kohe luanin rrolin e vertetë të një batalioni çetnik, dhe merrnin pjesë në shtypjen, vjedhjen dhe perdhunimin e Shqiptarve të jugut nën urdhërat dhe komanden personale të Sali serb Berishës. Kjo bandë çetnikësh Kosovar, gjoja ushtarë me komandant Bujar Bukoshin, në pritje të urdherit per hyrje në Kosove, dridhnin bythen si kurva diskotekave të Tiranes nën kujdesin e UDB-ashit Sali Berisha, dhe së bashku me SHIK-un Berishjan, arrestonin, çarmatosnin, maltretonin dhe zhduknin militanta të vertëtë të UÇK-së. Kjo bandë çetnikësh priste që ju z, Dilaver me heronjt e tjerë të UÇK-së ta çlironit Kosoven, dhe këta bashibuzukë të hynin në Kosovë pas çlirimit si triumfatorë, me uniformë luftarake, të hekurosur, me këpucë të llustruara e flokë të llakosura. z, Dilaver, në evropë disa vende e kanë një proverb që thotë “”rrobat e brëndshme lahen e thahen brënda në famije””, me këtë gjë dua të them, që problemet, konfliktet, inatosjet mes liderave politik Kosovarë janë çeshtje që duhet të zgjidhet mes tyre, por ne Shqiptarët nuk kemi qënë të detyruar të punojmë haptas për Serbinë si Sali Berisha, Argita Sali Berisha, Lulzim Basha etj etj etj, duke mbushur dosje me letra e “prova” të para-pregatitura nga Serbija dhe Rusia, të ndihmuar nga disa politikanë evropjan si Dick Marti etj, kunder UÇK-së në pergjithsi e Komandantëve të sajë në veçanti si kriminela lufte e njerzimi. Ka më pak se 3 muaj që Sali Berisha akuzonte komandant Thaçin me të njëjtën frazë si Dick Marti, megjithse tani serbi Berisha mundohet të lajë mut me shurrë. Historia e trishtë Shqiptare na jep pak shembuj, që shumica e tradhëtarve të atdheut është denuar nga drejtesia popullore me një trup gjykues, por shumë nga këta tradhëtar janë denuar siç i ka thënë populli alla-Shqiptarçe, ku disa djem e vajza shqiptare jua kanë komunikuar ketyre tradhtarve denimin dhe vendimi e popullit në sy e ballë për ballë…..! Z, Dilaver Goxhaj, ju përshendes me zemër ty dhe familjen tënde, që janë e duhet të jenë krenar me djalin, vellain, burrin dhe babain e tyre, që është një hero i Shqiptarisë. Shpirti i bashkë-luftëtarve tu të vrarë në betejë të ndihmoftë Ty dhe Familjen tënde. RROFTË SHQIPERIA E MADHE. ME VDEKJE TRADHËTARËT E KOMBIT.
z. Goxhaj, unë që shkruaj këtë koment jam nga Shqiperia e veriut, dhe per mua ju jeni një Hero i gjallë i Shqiptarisë, dhe një shembull i lartë frymëzimi për brezat e rinj Shqiptar. Jam i bindur që serbi shqip-folës Sali UDB-ash Berisha, ndjehet shumë xheloz ndaj personit tuaj, për një arsye që veç tradhëtarët e ligj e kanë, sepse i ligu dhe frikacaku i donë heronjt që shpallin ata me dekret të formuluar nga grupi i tradhtarve të mbledhur në një gost me raki e me disa viza kokaine, dhe mbas-darke do marrin vendimin unanim siç deshiron padrinoja Sali se kush e kush do të shpallet hero etj etj etj. Ky grup mikrrobesh kancerogjene, nuk duan dhe nuk njofin Heronjt e popullit, të zgjedhur nga populli si heronj, të kenduar nga populli me një kengë labe, apo me çifteli, të adhuruar nga populli dhe të perkujtuar nga populli lirshëm,pa qënë të shtyrë si bagëti nga “lideri apo partia”…..!! z. Goxhaj, nqse një ditë ti mendon, se është momenti t’ju jepet disa tradhëtarve dhe disa agjentëve serb, rus apo grek një “dackë” apo një “lapër” alla-Shqiptarçe, nuk do hezitoja asnjë sekondë për tu bashkuar me ju dhe nën komanden tuaj, sepse ju jeni një hero i Shqiptarisë i shpallur nga populli Shqiptar që nga Kosova deri në Sarandë. —-Qofsh i nderuar për jetë z. Komandant, ti dhe familja jote—-