Pioli mbron Ibrahimoviç: Nuk ishte një spektakël i bukur, por ai nuk është racist

29 Janar 2021, 12:29Sport TEMA

Pamjet e përplasjes mes Zlatan Ibrahimoviç dhe Romelu Lukaku në derbin e mesjavës në Kupë kanë bërë xhiron e botës dhe shumëkush ka akuzuar sulmuesin suedez të Milanit se është një racist për fjalët që ai i tha futbollistit të Interit.

Por trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e hedh poshtë këtë akuzë për futbollistin kryesor të skuadrës së tij dhe e ka mbrojtur me force në konferencën e sotme për shtyp.

“Nuk ishte një spektakël i bukur, por disa situata mund të ndodhin. Nuk është racist dhe këtë e thotë historia e tij, mendoj se ka ardhur koha t’i vendosim një pikë kësaj çështje.

Klubi ka qenë gjithmonë në vijën e parë për të luftuar diskriminimin. Ndaj duhet t’i vendosim një pikë kësaj historie.

Si ndjehet Ibra? Ndjen keqardhje për kartonin e kuq, por është i karikuar dhe i vendosur për të bërë mirë në ndeshjen e nesërme”, tha trajneri i kuqezinjve që kryesojnë Serinë A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje