Igli Tare prezanton mbrojtësin me eksperiencë, "shqiptarin" nga Argjentina!

30 Janar 2021, 09:46Sport TEMA

Një nga karakteristikat e Igli Tares gjatë viteve të fundit, si drejtor i një ekipi të rëndësishëm si Lazio, është afrimi i një numri të madh futbollistësh shqiptarë ose të paktën me origjinë shqiptare.

Një mburrje për ne, ndërkohë që në Itali jo pak kanë patur kritika, edhe sepse jo të gjithë këto futbollistë kanë patur sukses në atë ekip.

Cana, Strakosha, Dyrmishi, Berisha, Behrami, Muriqi, por edhe të rinj si Marco Alia, Angelo Ndrecka, Florent Shehu dhe Emiliano Shoti që luajnë me U-21, e bëjnë Lazion një derë të hapur për bashkatdhetarët tanë.

Por pasi  ka mbledhur shqiptarë nga gjithë trojet dhe nga emigracioni, Igli nuk mund të anashkalonte edhe komunitetin arbëresh. Dhe ja ku vjen Mateo Musacchio,  mbrojtësi i njohur argjentinas që ka luajtur me River Plate, Villareal dhe Milan dhe tani vjen në Romë për të ndihmuar një mbrojtje në vështirësi.

Por ja që gjyshërit e Mateos vijnë nga një fshat arbëresh i Molizes, Portocannone, ku ende flitet shqip, dhe ku nuk mungojnë ata që e kanë mbiemrin Musacchio, që thonë se vjen nga familja e njohur Muzaka.

Kjo nuk është një histori i panjohur, madje disa vite më parë, Shqipëria e De Biasit tentoi ta bindte mbrojtësin për të mbrojtur fanellën kuqezi, por tundimi i asaj të Argjentinës ishte tepër i fortë për të. Pra, përtej një mbrojtësi me eksperiencë, Lazios i shtohet një tjetër gjak shqiptari në listë.

1 komente në “Igli Tare prezanton mbrojtësin me eksperiencë, “shqiptarin” nga Argjentina!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje