Pendesa e Berishës, pranoi se videoja Meta-Prifti ishte e vërtetë!

30 Janar 2021, 18:58Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Sali Berisha perceptohet si faktori vendimtar që shpëtoi në janar të vitit 2012 Ilir Metën nga dënimi në Gjykatën e Lartë, përmes katër gjyqtarëve të emëruar nga Partia Demokratike. Prokuroria e Përgjithshme kërkonte dënimin e Ilir Metës me dy vite burg për korrupsion, bazuar në video-skandalin e publikuar nga Dritan Prifti, kur Meta shfaqej me një bllok të zi në dorë, duke bërë pazare me pasuritë publike, emërimet në administratë si dhe tregonte ndikimin e tij, në diktimin e vendimmarrjeve në Gjykatën e Lartë. Një ditë para vendimit, Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, shkoi për darkë në shtëpinë e Metës. Berisha kujdes që të publikonte darkën në media, duke i dhënë një mesazh të qartë trupit gjykues.

Dhe trupi gjykues e mori mesazhin. Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj votuan pro pafajësisë së Metës, ndërsa Ardian Dvorani votoi kundra, ku për rrjedhojë u shpall më vonë armik nga Berisha dhe Meta. Çuditërisht vetëm Ardian Dvorani dhe dy prokurorët që kërkuan dënimin e Metës e kaluan Vetingun. Ndërkaq, Sali Berisha nxitoi që në orët e para duke e shpallur videon montazh. Ekspertët ndërkombëtar konfirmuan vërtetësinë e saj, por ekspertiza u rrëzua nga gjykata, me kërkesë të avokatëve të Metës. Ky i fundit gjeti disa ekspertë të tij, të cilët e shpallën videon montazh.

Versioni i montazhit u përdor nga Berisha edhe pas vrasjeve të 21 Janarit 2011, për të ndërtuar teorinë e puçit të shtetit, një manovër kjo për të mbuluar krimin në bulevard. Natën e 23 janarit 2011, Sali Berisha deklaronte se “Pasi dështoi me të gjitha format, Rama u kthye te dhuna, montoi një video, një bisedë midis Zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit Prifti. Në këtë video, natyrisht, skenari nuk kompletohej me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin. Skenari kompletohej po dilte koka, Kryeministri, dhe në këtë video, bashkë me çakallin e tij, paraqet një manipulim të ulët, sikur bisedohej për atë që nuk ishte biseduar kurrë. Natyrisht, kjo ishte një gjë shumë e rëndë, kjo ishte një gjë që imitonte në një farë mënyre skenarin hungarez”.

Katër vjet më vonë, në mars të vitit 2015, Sali Berisha pranoi publikisht në Kuvend se videoja ishte e vërtetë. Më shumë se një pendesë, ishte pranimi i një të vërtete në shenjë hakmarrje ndaj Metës, dy vjet pasi ky i fundit braktisi koalicionin me PD-në. Është epike përplasje e ashpër mes Sali Berishës dhe Ilir Metës në seancën e datës 5 mars 2015, ku akuzonin njëri-tjetrin për vrasje dhe korrupsion. Berisha i kërkonte Metës të jepte dorëheqjen si kryetar i Kuvendi, pasi akuzohej se kishte porositur vrasjen e deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Futi.

Nga ana tjetër, Meta i tha se e kishte dhënë një herë dorëheqjen në janar 2011 për Shkëlzenin, duke aluduar se i biri i Berishës ishte në videot e Dritan Priftit në mënyrë komprometuese. “Herën e parë, dorëheqjen e dhashë prej Shkëlzenit, se ai ishte në videon e Dritan Priftit, dhe ti e di shumë mirë…”, tha Meta. Ky është momenti që Sali Berisha për herë të parë pranon se videoja e Meta-Prifti ishte autentike. Duke iu përgjigjur Metës, Berisha thotë se “Kjo alibi që kërkon, është e turpshme. Dorëheqjen e parë e dhe për bllokun e Monikës! Tani jep dorëheqjen e dytë! Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen herën e parë”.

Pas asaj seance, ‘akujt’ mes Berishës dhe Metës nisën të zbuteshin. Në verën e vitit 2016, ata e panë reformën në drejtësi si një rrezik të përbashkët, ku Berisha i kishe shpallur luftë publikisht, ndërsa Meta e kundërshtonte në prapaskenë. Përplasja e fundit u shënua në maj 2017, ku Lulzim Basha ndërmori një fushatë akuzash ndaj LSI-së. Megjithatë, raportet mes Berishës dhe Metës duket se ishin të ngushta, pasi vetëm disa muaj më pas, PD dhe LSI u bashkuan kundër qeverisë, duke zyrtarizuar edhe një aleancë më pas.

Nga 2017, Berisha dhe Meta ka vijuar luftën në një front kundër qeverisë, zhvillimeve në drejtësi dhe sidomos ndaj ambasadorëve të Perëndimit në Tiranë. Në dy mars të 2020, Berisha mori pjesë në mitingun e organizuar nga Ilir Meta në oborrin e Presidencës, për rrëzimin e qeverisë, ndërsa sot PD-LSI u kërkojnë votën shqiptarëve për t’u besuar qeverisjen e vendit pas 25 prillit.(Shqiptarja.com)

16 komente në “Pendesa e Berishës, pranoi se videoja Meta-Prifti ishte e vërtetë!”

  1. Populli ; kerkon drejtesi , ne burge te gjithe ; keni abuzu ne detyre , ashte me qa ; 30 vet; ne burg. says:

    Ju qifsha ropte ; kriminela ; jue keni vendin ne burge .

    1. tomka pa shoket e tij says:

      video Like-Prifti eshte vetem nje fragment i asaj qe ndodh ne shqiperi

  2. Ray says:

    Po ikni mor dreq , se late nam —
    Ju ka bere te rvisni veten Berisha dhe Meta

  3. k says:

    Mafjozët gjyqtarë,gjykojnë shefat e degjeneruar kapomafjozë.
    Si e imagjinoni vendimi ?? Të pafajshëm natyrisht.
    Të pafajshëm dhe të pastruar aq sa bëhen presidentë.
    B.Cosa tek pirati bëhet papë,ishte limonatë freskuese.

  4. Medi says:

    O Meroooooo, po boll o burr se le nam!!! Kjo ka ndodhur ne 2011???! Ka 8 vjet që rama i ka q… nenen buxhetit te shtetit! Sa po na duket lule 7% dhe blloku ivogel i metes.
    Dhe aman se meta kthehu ne pushtet Ramen. Pa Meten dhe LSI e di cdo shqiptar qe Ps nuk vinte dot ne pushtet.
    Prandaj mjaft me riciklime. Pushtetin 8 vjet e kishte rama ta kishte denuar meten nqs qenka ky problemi. Mjaft me me historira te lodhura dhe te dala boje.
    Be more creative Mero?

  5. ALBAN DEGA says:

    GRUPI NA BASHKOI KUSARIA ANTIPOPULLORE
    E ANTISHQIPTARE NE VEPRIM

    Uroj se cdo qindarke e vjedhur atij populli e atij vendí teper te pasur e te bukur e jashtezakonisht te stervjedhur tu behen ilace per semundje te pasherueshme dhe vuajtje qe ti luten zotit tua marre shpirtin 48 here ne 24 ore !
    Pa dallim feje, krahine, ideje, anetaresie politike te krejt bandes se gangstereve te tyre politike, oligarkike dhe mediatike….
    Amin! Amen ….

    1. Ylli Verbied says:

      Alban, t’ja u mari shpirtin për 480000 orë që të kenë kohë të lajnë gjynahet

  6. Durrsaku says:

    Mendojeni kush e ka qeveris Shqiperine .Çfar horrash.Kane bere dhe bejn me shqiptaret ate qe i don palla.Shqiperia eshte pron e ture.Bastardte ndyre.

  7. adhkptgb////////// says:

    Këtë artikull e ndjej sikur rendësia më e madhe dhe deçizive është, se a e deklaron apo jo, padrinoja Sali, që kaseta është e vertetë apo një montazh ! Që Sali Berisha ka qënë një spihun i sigurimit të shokut Kadri Hazbiu e kam ditur me fakte të pa-mohueshme, që Sali Berisha ka qënë dhe është një agjent i UDB-së Serbe, dhe Ruso-Francez edhe këtë e di me fakte të pa-mohueshme, që është familjarisht i degjeneruar moralisht edhe këtë e di me fakte. Që është një qilbesirë që organizon trafikun e droges, shitjen e vajzave shqiptare në trotuaret greke dhe evropjane edhe këtë e di me fakte, që është anti-shqiptaro-kosovar e di me fakte, por nuk i vëj shumë faj, sepse duke qënë kopil serb ka bërë detyren e vet per atdheun e vet që është Serbija. Por që Sali Muti, është specialist i nivelit japonezo- amerikan në dallimin e kasetave, a janë origjinale apo fallco, këtë gjë nuk e kam ditur dhe po e mësoj sot nga ky artikull. Qënka i vertetë proverbi arab që thotë që jeta është një liber me mesime, që nuk mbaron kurrë. O Sali Kurva ku je.

  8. Bureto says:

    Kur do rihapet dosja, duke rimarrë në shqyrtim ekspertizën amerikane të vidios, e cila nuk u morr në konsideratë nga GJL?!?!? Prokurororët e Prokurorisë së Përgjithshme kërkuan dy vjet burg për Metën. Kot ia futën ata? Kaq të paaftë paskan kanë qenë?! Njëri prej tyre, zoti Bujar Sheshi, është sot anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai di shumë për këtë aferë të pistë të presidentit të sotëm. Të shohim se çdo bëjë SPAK-u.

  9. Arjan says:

    Përplasje e ashpër? Epike? ???????????.

  10. Tomori USA. says:

    Kanceri qe, i ka brejtur dhe i bren shqiptaret dhe qe skan te ndalur eshte , dyshja Berisha Meta. Te dy kane , vjedhur, kane vrare, kane bere e bejne thirje per armatosje, revolucjon popullor, me te vetmin synim, Lilua ,te rizgjidhet president, ne Korik te 2022,
    te mbroi e shtoi pasurin maramendese qe ka vene keto 30 vjet demokraci, ndersa Berisha, ti ruhet hetimit dhe ndeshkimit per krimet dhe shkeljet e ligjit nga 92 e deri me sot.
    Prandaj, grindjet, zenjet, ndarja dhe bashkimi midis tyre, kan te perbashket marjen dhe mbajtjen e pushtetit.
    GJyqetaret e gjyqetaret qe e mbrojten Meten nga burgu, kur u kap me presh ne dore, vetingu i nxori nga sitemi, por keta mostra duhet te hetohen e denohen per krin qe ben duke e nxjer te pafajshem Ilir Meten edhe pse vidjua u vertetua nga ekspertiza amerikane dhe me vone , kure u prish pazari, nga Meta qe i cenoi te birin Berishas SHkelzenin, ai deklaroi boterishe ne parlament se ;Vidua, ishte e sakte., por nuke tha qe; trupi gjukus qe ish emeruar nga vet berisha, u ndikuan nga darka famoze qe Meta dhe Monika shtruan per Berishen dhe Bashen. Keti kanceri duhet ti vi fundi, nga vota e qytetereve, por me shume nga drejtesia e re. Vetem atehere dote shpetoi SHqiperia dhe shqiptaret.

  11. Km says:

    Jam kurioz te di kush ka qene avokat mbrojtjes. Ju kujtohet canta e baba Takut?Tanti qe ktheu Birish dolivici,cmendim ka babaTaku?konkluzioni-“te gjithe pjerdhin ne nje poce”.Baba Tek i u shperblye.ja pse iu dhe titulli “qytetar nderi i skraparit”.nje nga veprat e shquar te tij qe ,sigurisht,do ta pasqyroje ne nje Liber.nje pyetje per baba takun:-saliu eshte agjent i udb.nuk e luan as topi i nemces.po likja flori i skrapit ciles agjenture i sherben?

  12. Juliano says:

    Burrnia berishes eshte nese ai tregon kë dhe sa, dy apo tre ka vrare meta. Haku dhe gjaku i te zhdukurve apo te vrareve si e Santos, trebickes dhe zhdukjes se punonjesit te keshit ne kohen e Dritan Priftit, i faturohen metes. Nuk jan alibi, por jane sekuenca qe te çojne tek meta. Te dy bashke, berisha dhe meta, kane vrare, e helmuar njerez te tyre te afert, kthehuni ne kohe kur, kur persona te rendesishem per meten dhe berishen, vdisnin papritur nga nje atak, ku nuk behej as autopsi e as hetim. Te dy jan te frikshem dhe jo njerezor, i bashkon vetem krimi. Nese keta te dy, sidomos Ilir Meta, do ushtroje fumksione shteterore, nuk do kemi as SPAK e as drejtesi.

  13. Julio says:

    I lutemi gazetes tema, qe ne portalin e komenteve, te na ipet mundesia e komentueseve qe te dergojne dhe foto.

  14. Antonella K. says:

    Videoja ishte e vërtetë. Isha i sigurt 1000%! Prifti më kishte thënë privatisht! Por ishte përsëri Meta që pësoi. Ai mund të jetë Pol-1 sot në politikë. Ai humbi në këtë! S’ka rëndësi. Nëse ai do të tregonte sjellje etike dhe do të pranonte, ai mund të ishte një person tjetër në sytë e njerëzve në një kohë kur kemi një “vakum udhëheqjeje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. m
    malsori

    SALI BERISHA ASHTE KRIMINELI I SHQIPERISE.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje