Kapiteni i famshëm britanik Tom Moore është shtruar në spital me koronavirus.
100-vjeçari, i cili mblodhi gati 33 milion paund për sistemin britanik të shëndetësisë, u dërgua në Spitalin Bedford pasi kërkoi ndihmë për frymëmarrjen e tij.
Lajmi është bërë i ditur nga vajza e tij Hannah Ingram-Moore, përcjell abcnews.al.
Ajo tha se ai ishte trajtuar për pneumoni gjatë javëve të fundit dhe javën e kaluar doli pozitiv për Covid-19.
Zonja Ingram-Moore shtoi se babai i saj nuk ishte në kujdes intensiv.
” Unë doja t’ju informoja të gjithëve se sot babai im u shtrua në spital. Ai ka marrë trajtim për pneumoni javët e fundit dhe javën e kaluar ishte pozitiv me Covid-19.
Babai ishte në shtëpi me ne deri më sot, kur i duhej ndihmë shtesë për frymëmarrjen e tij”, shpjegoi vajza.
Një zëdhënëse e familjes tha se kapiteni Tom nuk kishte marrë ende vaksinën Covid-19 për shkak të ilaçeve që ai po përdorte për pneumoni.
Kryeministri Boris Johnson shkroi në Twitter : “Ju keni frymëzuar të gjithë kombin dhe unë e di që të gjithë ju urojmë shërim të plotë.”, informon abcnesews.
Veterani i Ushtrisë u bë i njohur pasi bëri 100 xhiro në kopshtim e tij në Marston Moretaine, Bedfordshire, para 100-vjetorit të lindjes gjatë bllokimit në valën e parë të pandemisë.
Veterani i Luftës së Dytë Botërore arriti të mbledhë para për sistemin shëndetësor prillin e kaluar, ndërsa theu dy rekorde botërore Guinness dhe u bë kalorës nga Mbretëresha Elizabeth.
Mori parate dhe dekoraten nga mbretersha . Iku me familjen me pushime ne Barbados per vit te ri nje muaj sepse e kishte nje cik fiksim qe ne rini. Tani qe u kthye erdhi me covid. Te iki te bej qejf ne boten tjeter tani.
Besojme se ka per ti dale,eshte i forte si celik i partise ky Tom Moore.