Rrëfimi Muriqit: Kam kaluar moment të vështirë, Covid dhe dëmtim. Ja kujt ia dedikoj golat

31 Janar 2021, 22:00Sport TEMA

Vedat Muriqi më në fund rigjen lumturinë! Sulmuesi shqiptar e mbylli ndeshjen kundër Atalanta duke vendosur rezultatin në 3-1.

Për Lazio Style Radio në fund të ndeshjes, bomberi i Kosovës, shumë i kritikuar, u shpreh:

“Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja, goli im llogaritet me objektivin e ekipit. Unë jam një sulmues, nëse realizoj fitoj besim.

Kalova një moment të komplikuar midis COVID dhe lëndimeve, nuk ishte e lehtë. Tani ndihem shumë mirë fizikisht, po bëj mirë dhe kjo është e rëndësishme për mua dhe për ekipin.

Punoj shumë, bëj më të mirën time si kur luaj 90 minuta ashtu edhe 5. Kur ke sulmues si Immobile dhe Correa pranë, gjithçka është më e thjeshtë.

Kujt ia kushtoj golin tim të parë në Serie A? Familjes time dhe fëmijëve të mi, shpresoj që nuk është i fundit por i pari”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje