Taulant Seferi rikthen Tiranën tek fitorja. Laçi merr trë pikë të arta ndaj Teutës

31 Janar 2021, 15:48Sport TEMA

Pas një periudhe me rezultate negative dhe një ambienti jo shume pozitiv, Tirana ka marrë “frymë”.

Bardheblutë që sot i drejtonte trajneri i ri Orges Shehi kanë arritur të rikthehen tek fitorja, duke mundur në transfertë Apoloninë.

Debutim me fitore për trajnerin Shehi, por dhe për Taulant Seferin që gjeti golin e tij të parë me fanellën bardheblu.

Sulmuesi i kampionëve të Shqipërisë shënoi golin e parë në kampionat në minutën e 76-të të takimit.

Një fitore që e ngjit Tiranën në kuotën e 23 pikëve në vendin e gjashtë.

Ndërkohë, edhe Laçi ka marrë një tre pikësh të artë në një përballjë mjaft të vështirë në fushën e saj përballë Teutës.

Heroi për ekipin e Shpëtim Duros ishte i përhershmi Metor Mazrekaj që i dha një tjetër sukses ekipit të tij.

Mesfushori kosovar përfitoi nga një gafë e mbrojtjes së Teutës duke shënuar golin e vetëm të takimit.

Me këtë fitore Laçi shkon në kuotën e 27 pikëve të grumbulluara, aq sa ka dhe Teuta me Partizanin, me këtë të fundit që do luajë përballë Vllaznisë në 16:45. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje