VIDEO: Muriqi nuk ndalet, shënon sërish me Lazion në fitoren ndaj Atalantas

31 Janar 2021, 17:03Sport TEMA

Vedat Muriqi është “zgjuar” te Lacio! Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit, ndaj të njëjtit kundërshtar, Atalanta.

Këtë herë lacialët arritën që të fitojnë në shifrat 1-3 në Serie A dhe Muriqi është aktivizuar në minutën e 80 të takimit.

Pas vetëm 60 sekondash do të dërgonte topin në rrjetë, por më shumë sesa sulmuesi shqiptar ishte merita e Peireiras që e nxori më portën e boshatisur.

Megjithatë bëhet fjalë për golin e parë të Muriqit në Serinë A dhe kjo datë do të mbahet mend gjatë për të.

Në momentin që do të zyrtarizohej te Lacio, mediat italiane do ta krahasonin me Zlatan Ibrahimoviç, për vetë fizikun e ngjashëm.

Tashmë mund të thuhet se “Zlatan Muriqi” po jep reagimet e para pozitive.

#AtalantaLazio
Atalanta 1-3 Lazio – GOAL! Muriqi ?pic.twitter.com/q9pDg8hnJ6

— ???? ????? (@Fastgoal2) January 31, 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje