36 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare i kërkojnë qeverisë të anulojë projektin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e Vjosë-Nartës. Përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, organizatat vënë në dukje se vendi në të cilën planifikohet të ndërtohet kjo vepër aeroportuale bie brenda zonës së mbrojtur, nga legjislacioni shqiptar si dhe është e njohur ndërkombëtarisht si “Zonë e Rëndësishme për Shpendët dhe Biodiversitetin”. Sipas organizatave, në këtë zonë është regjistruar një numër total prej mbi 200 lloje të shpendëve të egër, 33 prej të cilëve janë të listuar me status kërcënimi në Listën e Kuqe të Shqipërisë.
Koalicioni i organizatave mjedisore thekson se ndërtimi i një infrastrukture të tillë brenda zonës së mbrojtur shkel në tërësi kuadrin ligjor për ruajtjen e natyrës dhe në veçanti ligjin e Zonave të Mbrojtura dhe një sërë konventash të cilat Shqipëria i ka ratifikuar. Sipas tyre, kjo është vënë në dukje edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë e për pasojë, ndër të tjera krijon pengesa edhe në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Por, organizatat theksojnë se ndërtimi i një infrastrukture të përmasave të tilla si aeroporti i propozuar, jo vetëm që do të tjetërsonte në mënyrë të pakthyeshme peizazhin e mrekullueshëm të zonës, por paraqet rrezikshmëri të lartë për vetë sigurinë e aeroplanëve dhe njerëzve.
“Kjo zonë përfaqëson një prej segmentëve më të rëndësishëm të korridorit të shtegtimit të Adriatikut, ku qindra mijëra shpendë gjejnë ushqim dhe strehë gjatë sezoneve të shtegtimit. Një pjesë e këtyre shpendëve, si për shembull pelikanët, çafkat, pulëbardhat, flamingoja etj, që në këtë zonë hasen me shumicë dhe gjatë gjithë vitit, kanë përmasa dhe peshë të tillë që nëse përplasen me aeroplanët mund të shkaktojnë aksidente tragjike”,-thuhet ndër të tjera në letër, duke theksuar se rastet e rrëzimit të aeroplanëve si dhe avaritë e shumta të tyre të shkaktuara nga përplasja me shpendët e egër janë të mirë dokumentuara.
Ndërtimi i Aeroporti të Vlorës parashikohet të kryehet përmes një partneritetit publik-privat, ku fillimisht kompania fituese do të duhet të kryejë investimin , ndërsa do të ketë të drejtën e operimit për një periudhë 35-vjeçare. Ndërkohë që, gara për përzgjedhjen e kompanisë po shkon drejt finalizimit.(scan)
…covid ka lene pasoja…
Mos e rruni bre,keto zogj apo laraska te mbrojtura do te zevendesohen me korrake trecereksha arabe,poutana turke etj……. allah uakbar.
Kane shume te drejte per kete shqetsim,aksidentet nga shpende te permasave te medha jane gati td gjitha vdekje prures.Eshte i gabuar si vend. Do ishte me mire te spostohej me mire ne zonen e Fierit,
…..dhe aeroportin e ka me dymilion turista me avion.
Anulime të kota duhen paguar si të kish mbaruar puna. Rregulla biznesi
Nuk po len gje pa fut ne loje Opozita
gjithe idiotat ne sherbim te maskarenjeve te Lalzit
Lajthitje Kolektive lol !
Prsidenti duhet menjiher te boj gati Dekoratat per te tere ?????
Dum Dekorata o president Surrat Patata !”
Cfar mut organizatash jane keto… Per te ndertuar aeroportin ka nje studim te mirfillte dhe jo me ndyresyra qecdo gje te re qe nderon qeveria keta i nxjerin nje bisht….
E pate sot ne parlament ngrihet nje debutet idjot dhe thot qe nuk e duam spitalin ne Fier se po na i falin Turqit.
eshte budallik me brire te ndertosh aeroport ne Vlore ku je me pak se 90 min larg me makine nga aeroporti tjeter .
me e arsyeshme te ndertosh nje terminal te ri ne te njejtin aeroport ku te lejohen low cost ose te pakten 3 ore large
….sidomos mutlumanet e mehamutin e dervish mondit qe vizatojne fytyren e tyre ne tavanin e teqese.
Nuk duan asesi progresin e Shqiperise , sic ndodhi me
HTC e Vjoses….Dore e fshehte e fqinjeve …..! Nje Shqi-
peri moderne nuk I intereson Plakes Europe……!
Z.Rama je ne rregull Ti , te Erdogani mbaje firomen….
Po si shpejt ju ka dalë gjumi ,sa vjet ka që po diskutohet vendi dhe projekti ?
Te gjitha vendet ne bote para dy dekadash kane pasur probleme te shumta me zogjte,
por tani keto jane probleme te kaluara nga masat
e shumta te mara .
Po permend vetem disa prej tyre:
Ne aeroporte dhe rreth mjedisit te tij eshte e percaktur lloj I bimesive qe lejohen qe ishte faktori kryesor I grumbullimit te shpendevet.
Pemet qe ishte vend grumbullimi gjate nates etj.
-Nje tjeter mjet ishin ultratinguj qe perdoreshin,
imitimi I zerave te zoqve grabiqar , vete zoqte grabiqar gjahtaret e shume te tjera.
Por tani keto forma jane te tejkaluara dhe aeroporte
qe ne projektim nuk lene imtesi pa planifikuar edhe
kete te zogjve.
Franca ka pasur problem emigrimin e rreth 5 miljon
Zogjve nga vendet nordike ne Afrike.
Lereni vlonjatin te kapardiset ne avion, e mos ja fusni
Kot.