Lulzim Basha ditë pas dite thuajse e ka mbyllur listën e kandidatëve të PD në qarqe.Përveç Kukësit dhe Gjirokastrës, në qarqet e tjera jo vetëm janë vendosur kryesuesit por lista thuajse ka marrë formë.
Sipas një analize me burime zyrtare publikuar dje nga CNA.al, Basha ka gati më shumë se 45 emra të vendosur në pjesën fituese nga 42 vende që fitoi në Parlament në vitin 2017.
Më poshtë po sjellim një analizë më të plotë të emrave dhe kandidatëve në qarqe ku sipas të dhënave zyrtare rezulton se Lulzim Basha tashmë ka ngelur tek pjesa e plotësimit të zonjave në lista, si dhe hapësirave të ngelura për numër 2 apo 4 në shumicën e qarqeve. Por shumë prej këtyre emrave tashmë janë të zbuluara dhe konfirmuar nga Basha, pritet vetëm zyrtarizimi.
Sipas kësaj analize, edhe sikur Basha të shkojë në një maksimum prej 50 deri 54 mandatesh, lista e tij nuk ka hapësirë për më shumë se 12-14 vende eksponentësh politikë përjashto këtu një numër prej të paktën 8-10 zonjash që do jenë numri 3 në shumë qarqe.
Lista Basha është thuajse gati, hapësirat që ka janë mjaft të vogla, kjo për faktin se 6-8 vende i duan aleatët, gati 15-17 emra janë zonja me detyrim ligjor por edhe shumë emra që spikasin në Tiranë.
Këtu shtojmë edhe 12 drejtuesit e qarqeve lista me këto tre faktorë shkon nga 33 deri në 37 vende të okupuara, këtu nuk përfshihet një pjesë e elitës të PD si Berisha etj. Kujtojmë se në 2017 Basha siguroi 42 mandatë, këto vende tashmë janë të zëna, gara brenda PD ngelet për më pak se 25% të listës fituese.
Shkodër: Helidon Bushati kryeson listën, priten të jenë pjesë e listës, Bardh Spahia, Ramadan Lika. Një emër në Shkodër i konfirmuar është edhe Nard Ndoka i PDK, pra së bashku me numrin e 3-të që është një zonjë, 5 vende janë të zëna dhe sërish vendi i 6-të i përket një zonje. Në diskutim një vend që nuk duket të jetë i sigurt.
Kukës: Rikandidon Isuf Çela, ngelet vetëm konfirmimi numrit të parë.
Dibër: Xhelal Mziu kryeson listën, Kreshnik Çollaku mbulon Matin, në pikpyetje Dhurata Çupi, pra Dibra ka diskutim për 1 vend.
Lezhë: Mark Marku, një përfaqësues i Lezhës nr 2 dhe femra nr. 3, diskutohet vetëm një vend dhe ky në zonë jo të sigurt.
Durrës: Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Agron Duka diskutohet numri 3 Floriana Garo ose një zonjë, ngelen 2 deri në 3 vende në diskutim sikur PD të shkojë barazim. Pritet përfaqësimi i disa zonave në qark, si Kruja, Fush Kruja, Manëz etj.
Elbasan: Gazmend Bardhi, Luçiano Boçi, Dashamir Sula, numri 3 i përket një zonjë.
Dy emra pretendentë janë edhe Taulant Zeneli dhe Fitim Zekthi. PD në Elbasan ka marrë 3 mandate sikur të marrë 6 s’ka më vende ose maksimumi mund të ketë 2 lëvizje.
Korçë: Edmond Spaho, numri 3 i përket një zonjë ku pretendojnë Ledina Aliolli dhe Sorina Koti. Andrea Mano, Bledion Nallbati janë dy emrat që kanë marrë premtimin e Bashës, Ervin Salianji ka problemin e dënimit dhe skualifikimit nga komisioni Nishani-Ruli.
Në këtë qark pretendon të jetë në listë fituese edhe Fatbardh Kadilli, ku më fakt Bashkia Pogradec ngelet ende pa përfaqësim, por ka edhe një tjetër pretendent si Erald Kapri.
Një aleat kërkon të jetë në listë fituese në Korçë, ai është Vangjel Dule i PBDNJ.
Me vajtjen e Dules dhe premtimet e Bashës apo pretendimet në Korçë ka “trafik dhe përplasje”. PD ka mundur të marë 4 nga 11 mandate, me premtimet e përplasjet nuk mjafton as 11 me zero në këtë qarke. Jo se nuk ka vende por plani është realizuar 140%.
Gjirokastër: Është i sigurt vendi i parë, i dyti në diskutim, këtu është ende një vend në lojë ku janë 3 pretendentë, Bujar Nishani, Genc Pollo dhe Ylli Asllani.
Vlorë: Bujar Leskaj kryesues, pritet në listë të ketë një përfaqësues bregu dhe çamët e treta një zonjë. PD në 2017 ka marrë 3 mandate. Ka diskutime për 1-2 mandate të sigurta.
Fier: Kryeson Enkelejd Alibeaj, pretendimet janë nga Luan Baçi, Gazmend Koduzi, dhe emri i tretë është një zonjë. Baçi është s’kualifikuar nga komisioni Nishani-Ruli.
Në Fier kërkon një vend të sigurt edhe PDIU e Shpëtim Idrizit që kërkon të riktheje në këtë qark Mesila Dodën, e cila ka qenë e zgjedhur e PD, kur lista kryesohej nga i ndjeri Sokol Olldashi.
Ende ka diskutime për një ose dy vende, këtu një vend në zonën e diskutueshme e kërkon edhe PR e Fatmir Mediut. Numri i 6 duhet një zonjë dhe ngelet i diskutueshëm. PD ka mundur të ketë vetëm 4 mandate në 2017.
Berat: I konfimuar është Tomor Alizoti, vetë si personazh politik nuk ka asnjë lidhje me këtë zonë. Tashmë ngelet konfirmimi i emrit të dytë dhe e tretë që është një femër. Në Berat PD mori vetëm një mandat në 2017, pra në diskutim nga 0 në 1 vend.
Tiranë: Lulzim Basha pritet të kryesojë listën.
Në këtë qark do ketë shumë emra qendrorë dhe aktivë në politikë, përfshi këtu edhe disa aleatë si Dashamir Shehi, Fatmir Mediu apo Shpëtim Idrizi.
Pritet të rikandidojnë Sali Berisha, Jorida Tabaku, Florion Mima, Alfred Rushaj, Grida Duma, Agron Shehaj, Flamur Noka, Albana Vokshi LDG, Belind Këlliçi FRPD.
Emra të tjerë të pritshëm janë Ina Zhupa, Çlirim Gjata apo Dorjan Teliti dhe Oriola Pampuri.
Në Tiranë PD mundi të siguronte vetëm 11 mandate në vitin 2017, më lart janë listuar 13 fitues dhe katër të tjerë në renditje të diskutueshme.
Qarku më i madh në vend duket se nuk ka shumë hapësira dhe nuk do të ketë shumë surpriza të mëdha ndoshta mund të përmbysen tre ose katër emra ose të çohen disa të tjerë në qarqe të tjera./CNA.al
Hahahahaaha –Sa i papare ky koqja ketu ne kete foto
Si dordolec per te trembur zogjte…
Ore po bëj c’të duash me listat ti ! E keqja me ty është se ti je i humbur që në vezë … Ti humbet edhe me kaposhin më të ngordhur të lagjes , siç i thonë nga fshati im … o Luuuul . Rama- ishte djalë , kaq vjetë me ty në opozitë , është bërë si Ismail Qemali , po nuk ike ti nga PD-ja , do bëhet Skënderbe , Gjergj Elez Alia apo Pirro i Epirit … po ik or tutkun , se s’je për atë punë …
Bravo PD e Elbasanit. Perfaqesim dinjitoz me kreun e mafias se prokurise se Elbasanit dash Sula i cila ka bere korrupsion te llahtarshem me bandat dhe drogen ne Elbasan. Eshte futur ne politike per ti shpetuar ndeshkimit nga drejtesia. Ka paguar shume per kandidaturen tel Luli e Zen Berisha, ndryshe nuk do e fuste njeri ne listen e PD te tretin apo te katertin. Elbasani, djepi i Arsimit dhe kultures, i Kristoforidhit e mjaft figurave te tjera te shquara perfaqesohet nga nje mafioz. Turp, turp,turp. Nje fshatar i rendomte nga rrumbullaka e peqinit t’ju perfaqesoje. Perfundimisht PD eshte e mbaruar. Une dhe rreth 200 votat e mija do t’ja jap Rudina Hajdarit. Poshte mafiozet si Dashnor Sula dhe ambasada amerikane duhet t’a dije mire historine e ketij mafiozi. Turp per PD ne Elbasan, qe perkrah Bardhit e Bocit, djem te mire, rreshtohet dhe ky mafioz.
Bravo kandidatet e PD e ne vecanti e Elbasanit. Perfaqesim “super” me kreun e mafias se prokurise se Elbasanit dash Sula i cila ka bere korrupsion te llahtarshem me bandat dhe drogen ne Elbasan. Eshte futur ne politike per ti shpetuar ndeshkimit nga drejtesia. Ka paguar shume per kandidaturen tel Luli e Zen Berisha, ndryshe nuk do e fuste njeri ne listen e PD te tretin apo te katertin. Elbasani, djepi i Arsimit dhe kultures, i Kristoforidhit e mjaft figurave te tjera te shquara perfaqesohet nga nje mafioz. Turp, turp,turp. Nje fshatar i rendomte nga rrumbullaka e peqinit t’ju perfaqesoje. Perfundimisht PD eshte e mbaruar. Une dhe rreth 200 votat e mija do t’ja jap Rudina Hajdarit. Poshte mafiozet si Dashnor Sula dhe ambasada amerikane duhet t’a dije mire historine e ketij mafiozi. Turp per PD ne Elbasan, qe perkrah Bardhit e Bocit, djem te mire, rreshtohet dhe ky mafioz.
Ky myteberi kujton se ka zbritur nga një planet tjetër me misionin e shpëtimit këtij vendi ,dhe nuk e njohim.Ai ka qenë në tre pozicione ministri ,dhe një të kryetarit bashkisë,në të katërtat ka shkaktuar skandale e krime,për të cilat duhet të japë llogari drejtësisë.Vetëm Ora e dorës Bashës vlen sa 800 rroga mujore të një minatori.,vetëm vilat e ILIR METËS E MONIKËS kërkojnë punën e njëmijëviteve të një muratori .Vetëm vilat e Argitës kërkojnë qindra vite pune të një njeriu të zakonshëm Sa shpenzon për një muaj Shkelzen Berisha ,shpenzon një vit ,një familje e zakonshme shqiptare. Pra si mund të besojmë ujqërit e opozitës rrugore me L.Bashën ,Ilir Metën,Sali Berishën që luftojnë për lavdi dhe koprracei (ekonomi) pa fundë ,betohen para shqiptarve se do ju kthejmë pushtetin popullit ,kur ata ja kan hypur në zverk dhe kan bë pasuri të pa shoqe si askush politikan në histori të shtetit shqiptar,përmes ofertave që fshehin krimin e tyre .mund ti besojnë vetëm qorrat e militantët .
mos u ankoni kote .
mendojeni kur te jeni bere Deputet sa do vidhni trefishin Miljona do bani .
shikoni bashen vet.
si i beri per 10 -vjet ka shume Vila e Mojrada ne banka .
Ju Fitoni sa te doni – Welcom popll Sikpetara bahu Deputet me PD-
ne pa don me fitue met’vertete ???