VIDEO: Policia amerikane sërish nën akuzë, përdori spraj me piper ndaj 9-vjeçares

1 Shkurt 2021, 21:40Lifestyle TEMA

Policia amerikane është vënë sërish nën akuzë ditët e fundit për dhunë gjatë arrestimeve, por kësaj here ngjarja konsiderohet edhe më e rëndë pasi raportohet se efektivët kanë përdorur spraj me piper ndaj një vajze të mitur 9-vjeçare.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin Rochester të Nju Jorkut, ku nga sa raportohet e mitura kishte pësuar një krizë nervore.

Efektivët e përfshirë në këtë akt u mbrojtën duke thënë se u detyruan që të reagonin në këtë mënyrë dhe për të mirën e vajzës së vogël.

Sipas tyre, ata shkuan në vendngjarje pas një telefonate për dhunë në familje dhe hasën vajzën e mitur ndërsa kërcënonte se do të vriste nën dhe veten.

Ngjarja u regjistrua në kamera dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjet, ku solli dhe reagime.

2 komente në “VIDEO: Policia amerikane sërish nën akuzë, përdori spraj me piper ndaj 9-vjeçares”

  1. shqiptari says:

    Mire ja ka bere. Adoleshentet kane marre kote. Policia eshte ne sherbim te popullit dhe perdor te gjitha format dhe menyrat per te neutralizuar krim.

  2. Baca-Bajram says:

    Mire ke o Shqipo, se sipas mendjes tende duhet te shkojme te koha e drurit… Behet fjal per nje femi 9-vjecar mor idiot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje