Vuçiç nga Parisi: Vizita e Kurtit e Osmanit në Veri, histeri parazgjedhore. Shkuan për t’i poshtëruar dhe fyer

1 Shkurt 2021, 14:29Rajoni TEMA

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, ashtu sikurse kanë deklaruar zyrtarët në Bruksel, pritet të vijojë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Por ndërkohë, koordinimi mes BE dhe Francës në këtë drejtim duket se po përforcohet.

Pas vizitës së të dërguarit special për dialogun, Miroslav Lajcak në Paris, pak ditë më parë, sot presidenti serb Alexandër Vucic takohet me homologun francez, në Elize.

“Franca do të kryesojë këshillin e BE në gjysmën e parë të vitit 2022 dhe deri atëherë synon që të arrihen rezultate konkrete kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Metohinë.

Duke pasur parasysh gravitetin e situatës me të cilën po përballemi në të gjithë Ballkanin, nuk është aspak e lehtë, por unë do të jem shumë i sinqertë dhe i hapur me Macron për këtë”, deklaroi presidenti serb!

Nga Parisi, Vuçiç komentoi edhe njëherë vizitën e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Mitrovicën e Veriut, duke e quajtur një histeri parazgjedhore.

“Politikanët shqiptarë shkuan për t’i poshtëruar dhe fyer, por unë i falënderoj qytetarët serbë për reagimin shumë të përmbajtur.

Ne do të përballemi me probleme të panumërta, por duhet të ruajmë paqen dhe stabilitetin, jo sepse ata janë më të fortë se ne, por sepse paqja dhe stabiliteti janë më të përshtatshme për zhvillimin e ekonomisë dhe përparimin e Serbisë”, tha Vuçiç

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE u ndërpre sërish në muajin nëntor të vitit të kaluar, pasi dorëheqja e ish presidentit Hashim Thaçi dhe rrëzimi i qeverisë së kryesuar nga Avdullah Hoti, shkaktuan një krizë të thellë politike në Kosovë.

1 komente në “Vuçiç nga Parisi: Vizita e Kurtit e Osmanit në Veri, histeri parazgjedhore. Shkuan për t’i poshtëruar dhe fyer”

  1. KO says:

    Pingpongu i Albinit me Vuciqin eshte nje loje me shume pikepyetje. E vetrtea apsolute eshte se cfardo qe te beje Albini, ai qe perfiton eshte serbi.
    Duket sikur ky pingpong zhvillohet sipas skenareve te dyshimte. Albini fiton votat ne Kosove, Vuciqi fiton respektin e perendimit. Albini ushqen me llafe injorantet e Kosoves dhe me vepra i sherben Vuciqit. Mos me thuaj se ky nuk ishte plani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje