Çiljeta Xhilaga humb babain nga Covid-19, dedikim prekës dhe fotografi nga fëmijëria: O zemra ime ti që veç kur të përmendja djalin reagoje

2 Shkurt 2021, 18:20Lifestyle TEMA
Çiljeta Xhilaga humb babain nga Covid-19, dedikim prekës dhe

Çiljeta Xhilaga humbi babain e saj pasi ishte infektuar nga Covid-19.

Këngëtarja e njohur ka postuar shiritin e zi në rrjetet sociale, ndërsa ka bërë edhe një postim prekës për njeriun e saj të shtrenjtë.

Ajo i ka dedikuar disa fjalë prekëse babait, duke i shprehur mirënjohjen dhe falenderimin për mbështetjen që i ka dhënë në jetë.

“O zemra ime ti, qe dhe nje liber te shkruaj per ty nuk mbarojne fjalet cfare njeriu ke qene ti dhe cfare babai shembullor…

Kurre s’me ka munguar asgje qe femije, vetem fale teje. Me dhe cdo gje ne jete, e mbaj mend si tani kur me coje ne kurs anglishteje e italishteje qe femije, kur me coje ne kursin e notit e ne cdo vend tjeter ku kisha une deshire.

Me mbeshtete ne cdo gje hap timin ne jete, te drejte apo te gabuar, per mua ke qene babai ideal dhe jam krenare qe kam mbartur nga ty virtytet me te mira: dashamiresine dhe zemren e bardhe.

Te pakten endrren time me te madhe e realizova, te bera gjysh o zemra ime ti, qe vetem kur te permendja Fernandon reagoje. Inshallah ALLAHU ta ka ruajtur nje vend te mire ne Xhenet afer Profetit tone MUHAMED Te dua pergjithmone babush!

E falenderoj pa fund te gjithe e ekipin e mjekeve infermjereve te spitalit “Shefqet ndroqi” bashke me Prof.Perlatin per te gjithe perkushtimin qe treguan deri ne frymen e fundit sdo ta harroj kurr humanizmin tuaj por cfar esht e shkruar esht e shkruar”, shkruan Çiljeta teksa shpërndan edhe fotografitë nga fëmijëria. (TemA)

1 komente në “Çiljeta Xhilaga humb babain nga Covid-19, dedikim prekës dhe fotografi nga fëmijëria: O zemra ime ti që veç kur të përmendja djalin reagoje”

  1. Ilir says:

    Ngushellime, qofte i Xhehnetit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje