Jack Ma hiqet nga lista e të preferuarve të qeverisë kineze

2 Shkurt 2021, 22:35Lifestyle TEMA

Jack Ma nuk është më në listën e të preferuarve të qeverisë kineze. Themeluesi i “Grupit Alibaba” nuk figuronte në listën e sipërmarrësve kinezë të botuar nga media shtetërore, Shanghai Securities News.

Lista përfshin emra si Ren Zhengfei i “Huawei Technologies”, Lei Jun i “Xiaomi Corp” dhe Wang Chuanfu i “BYD”, të gjithë sipërmarrës të mëdhenj që janë vlerësuar nga qeveria kineze për kontributet e tyre.

Duke iu referuar këtyre të fundit, Shanghai Securities News shkruan se disa nga sipërmarrësit që dikur i kishte vlerësuar si “heronj kokëkrisur” në përpjekjet e tyre për t’u shkëputur nga një sistem i vjetër dhe i ngurtë ekonomik, ata tani udhëheqin “një grup kompanish që respektojnë rregullat e zhvillimit dhe tregut”.

Shkak për ftohjen e biznesmenit Ma me qeverinë komuniste është bërë një fjalim i 24 tetorit të vitit të shkuar.

Ma kritikoi hapur sistemin rregullator kinez, çka solli si reagim pezullimin e një oferte publike për Ant Group, me vlerë 37 miliardë dollarë.

Që nga ai moment, rregullatorët nisën një hetim anti-trust në sektorin e teknologjisë, ku Alibaba ka peshë të madhe, ndërsa pritet të vendosen rregullore më të ashpra për Ant Group.

“Përplasja” e Ma me qeverinë kineze u pasua nga largimi i tij nga vëmendja e publikut për një periudhë 3-mujore.

Kjo shkaktoi spekulime deri pak ditë më parë, kur ai u rishfaq me një paraqitje në video 50-sekondëshe.

1 komente në “Jack Ma hiqet nga lista e të preferuarve të qeverisë kineze”

  1. Kjo eshte nje hile alla kinezerishte! says:

    Kjo eshte nje loje chinman-chinerie. Gjoja ky nuk eshte i preferuari i qeverise kineze dhe ky pastaj vazhdon biznesin me Perendimin. Njerezit nuk jane aq budqllenj sa ci mendon partia komuniste e Kines. Nese kompanie e Jack Ma, Ali Baba, nuk ka bleres nga Perendimi, te ardhurat e kesaj kompanie do te shkojne poshte. Dhe pikerisht hilja qendron ne berjen e tyre si te padesheruar dhe mashtrimi i bleresve Perendimore. Nje tjeter kinezeri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje