“Nga bebja në bebe”, Kryemadhi shpjegon formulën: Ja se si do t’i japim çekun me 25.000 dollarë çdo foshnje që lind gjatë qeverisjes sonë

2 Shkurt 2021, 10:30Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, vijon me shpjegimin  e programit të partisë për zgjedhjet e 25 prillit.

Kryemadhi përmes një postimi në Facebook, shpjegon me detaje programin “nga bebja në bebe”.

Sipas kryetares së LSI-së Shqipëria është një vend, ku lindshmëria ka rënë ndjeshëm dhe për të pasur një popullatë që rritet, duhet aplikuar programi ekonomik, që garanton të ardhme të sigurt për fëmijët.

Ndër të tjera Kryemadhi vlerëson se nëse nga buxheti, fëmijës i jepet 100 dollarë kur lind, ai do ketë 25 mijë dollarë kur të arrijë moshën e prindërimit.

Postimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:

Ky është mekanizmi financiar i investimit, me të cilin do të funksionojë programi NGA BEBJA NË BEBE.

Çdo fëmijë që lind gjatë qeverisjes së LSI, kur të rritet dhe të bëhet vetë me fëmijë, do të ketë mbështetje financiare në vlerën rreth 25 000 USD për të nisur jetën e re prindërore.

Shqipëria shtëpia e të rinjve

1- Numri i lindjeve ne Shqiperi, viti 2020 – 28.000 lindje ne vit.

2- Nese hedhim 1000 dollare per 1 vit, shkon 28 milion dollare ne vit.

3- 28 milion dollare, sot ne periudhe krize eshte 0.56% e Buxhetit Total Vjetor te Shtetit Shqiptar ne vitin 2020.

4- Kjo vlere vjetore eshte e barabarte me 2 km rruge te tenderave te qeverise Rama.

5- Si do te funksionoje mekanizmi i krijimit, administrimit te fondit Nga BEBJA NE BEBE.

Ky Program per Fondin e Investimeve te Femijeve, do te miratohet ne Parlament dhe do te percaktoje qarte rregullat dhe mekanizmat.

Modeli i Fondit do të realizohet bazuar mbi modelin e “interesit të përbërë” (Compaund Interest and Future Funds), mbi modelet e bursave të tregut financiar ndërkombëtar.

Cila do të jetë Formula e cila do të llogarisë kthimin minimal të investimit të këtij fondi pas 25 viteve për një fëmijë të lindur sot?

FORMULA e cila garanton kthimin minimal te investimit për 1 fëmijë pas 25 vjetëve është:

Investimi (i) është 1000 dollarë për fëmijë.

Periudha kohore = 25 vite.

1000 (1+x)25 = 25,000

(1+x)25 = 25

(1+x)= 25 në fuqi 0.04

(1+x)= 1.1374114

x= 0.137411461756029

x= 13.7411461756029 %

Kjo është formula sesi minimalisht fondi duhet të japi për çdo fëmijë 25.000 dollarë.

3 komente në ““Nga bebja në bebe”, Kryemadhi shpjegon formulën: Ja se si do t’i japim çekun me 25.000 dollarë çdo foshnje që lind gjatë qeverisjes sonë”

  1. raul says:

    Nafije fallxhorja sudja e sektit naziskin te haremit te Jales ka hapur thesin. Ne mjerim te plote e braktisur nga 80% e militanteve dhe nga 99.9% e popullit shqiptar Fallxhorja ka hapur perrallen me 5 pika dhe thesin me fajde. Ka ikur per lesh ne grope te zeze bashke me surrstnallonen Elona Guri

  2. Doktorresh Nafija says:

    2+3=✋

  3. Alfredi says:

    Dihet formula : thuaj qe do japim ,dhe kur vjen koha per te dhene , sna le gje Rama , arka eshte bosh , por ne kemi mendimin se deri ne fund te 4 vjecarit dicka do japim …….si Sali mortja kur bente fushaten ne 2004, kur erdhi ne pushtet ,sna la gje Fatos Nanua , arkat jane bosh, dhe gjurdullet qe votuan keto vemje mbeten me gisht ne bythe……….
    Sot sic kane ardhur punet eshte fatkeqesi e madhe te te mashtroje Luli dhe Monika ,eshte dicka shume negative per IQ e shqiptarit , e cmund te beje Basha ???? Basha sberi gje ne Bashkine e Tiranes , qe duhet ta kishte si 4 vjecar tregues , dhe tu thoshte qytetareve qe u kerkon voten : ja , e shikoni se kush jam ?? Jam Kryetari juaj qe mora Tiranen per toke dhe e bera lule , do te ishte treguesi me bindes , por jo , ate eshoqeruan 4 vjet , koncesionet koruptive , vjedhje masive , shkelje e ligjit me te dyja kembet , asnje lloj investimi dhe pune , asnje shkolle e vetme asnje spital , asnje tregues pozitiv , nje relaks i papare,nje gjum ku vetem i vdekuri ja kalonte kuoten e relaksit ……….
    Dhe sot dyl eri Lul kerkon voten , dhe Kryemadhi qe sot taks 25 mije dollare per lindjen per nje foshnje …….kur dihet boterisht dhe nga te gjithe qe kjo hajdute e peshtire parate e buxhetit shteteror , parate qe taksapaguesit financonin partine e saj i beri defrim te papare ne Jale ,spam te jepfe ndonje cek ne shtepije fukarenjsh dhe jetimore , spame tebente dhurata ne spitale , ne shkolla , ne deme termeti , vec shikonim Kryemadjin te kalonte pushime perallore ne Jale …..jepuni dermen dhe mos besoni kemben e ujkut te lyer me miell , mbrapa fyturavedhe lugjeve te tyre fshihen njerez meqberes , fshihen kriminele , hajdute , fshihen njerez te peshtire ………..kundes mos u mashtroni ……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje