Thirrja e vazhdueshme e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim për lista të pastra dhe ndalimin e hyrjes së kriminelëve në parlamentin shqiptar ka sjellë dyshime, nëse ajo ka informacion për këtë çështje.
Deputeti i PS-së, Alket Hyseni tha mbrëmjen e sotme në “Open” se përderisa Kim bën thirrje do të thotë që ka informacione se partitë fusin në lista emra me të shkuar kriminale.
Ai thekson se Partia Socialiste bën verifikime pa shkuar në komision dhe nuk ka raste të tilla.
“Fillojmë verifikimin pa vajtur tek komisioni. PD nuk na mbështeti. Kim ka informacione që partitë fusin në lista emra që në Vetting kanë dalë të pistë.
Shqetësimi i ambasadores është që para këtyre zgjedhjeve edhe persona që kanë një percepim të lartë në publik dhe fakte që nuk kanë rezultuar penale të mos i fusin në listë.
Në PS nuk ka kandidatë me të shkuar kriminale”, tha Hyseni.
Përfundimisht dolët me ftyrën e vertete ,dhe vëtetuat profetësinë e Ngjelës se jeni të gjithë bashkë
kundër ambasadores amerikane dhe reformës në drejtësi pasi jeni hajdutë,të korruptuar dhe mafjozë.
Nuk besoj se eshte mendimi i Departamentit te shtetit per kandidatet per deputete. Merreni si mendim i stilit amerikan me nuanca koreane.
“Në PS nuk ka kandidate më të shkuar kriminale ” – Alket Hyseni. Hahaha
Ku ka ze, s’eshte pa gje, d.mth. ku ka tym, ka edhe zjarr. Kandidatet si perfaqesues te popullit ne KUVEND te paraqiten personalisht dhe te shpalosin program in e tyre me ide te reja, me vizion te qarte per ti kuptuar populli. Ketu te paraqesin edhe biografine e tyre qe ti njohi zgjedhesi, nga vjen, ku ishte deri tani, kontributet e tij per atdheun, te argumentoje dijet qe ka fituar dhe ku dhe pasurine qe disponon, etj. Syrit te popullit nuk mund ti fshihet dot, sado garip te jete. Mendoj se ka ardhur momenti qe te perfolurit ne vite per lloj-lloj veprimesh te kundraligjeshme e te denoncuara ne organe te drejtesise, te mos lejohet te kandidojne. Ka plot shqiptare te tjere te devotshem. Me tapi e kane marre deputetllekun?
Nard Noka ngushellime. E humbe vendin e pare. Alket Hyseni kryeson bindshem
“Ne PS nuk ka kandidate me te shkuar kriminale” “Ka me shume aeroplane ne uje sesa nendetese ne qiell”
Alket Hyseni 2021