Kandidatët e inkriminuar, Bushati: Rama kërkon të ruajë modelin. Haxhiu: Përgjegjësi e prokurorisë jo e liderit të partisë t'i kapë

1 Shkurt 2021, 21:24Politika TEMA

Analistët, Andi Bushati dhe Baton Haxhiu në emisionin “Shock” në Euronews Albania, kanë qënë me ide të ndryshme me reagimin e kryeministrit Edi Rama pas apelit të ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim për të mos kandiduar për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, persona të inkriminuar.

Për Bushatin, komenti i kryeministrit Edi Rama ishte një alibi e radhës për të vijuar me të njëjtin model kandidimi, që i ofron publikut të inkriminuar me synimin për të vjedhur vota.

“Pyetja që duhet bërë është pse ia ka ofruar publikut shqiptar Elvis Rroshin, Mark Frrokun, [Armando] Prengën, [Arben] Ndokën, si doktorë të shquar?! Si shkencëtarë?! Jo, pikërisht për të shkuarën kriminale,”-tha Bushati.

Analisti Baton Haxhiu replikoi duke thënë se në përgjithësi filtrin duhet ta bënte prokuroria dhe jo partia. Sipas tij nuk duhet t’i kërkohet përgjegjësia udhëheqësit politik për listat e kandidimit.

“Gabimet e viteve 90’ nuk mund të merren si gabime kriminale, ato kanë ardhur nga varfëria nga gjëra që s’i kanë përjetuar më parë,” u shpreh Haxhiu, dukshëm në padijeni të akuzave të përmendura ndaj ish-deputetëve të shumicës socialiste.

“Unë e pranoj që mund të ketë një rastësi, që të të ndodhë një herë, por kur i ke në një mandat ke dhe Ndokën dhe Prengën dhe Kajmakun dhe Valdrinin dhe Elvis Rroshin, kjo s’është më rastësi, por filozofi kriminale e promovimit të krimit,” replikoi Bushati duke nënkuptuar se të gjithë këta persona të promovuar nga Partia Socialiste kishin të shkuar të inkriminuar.

2 komente në “Kandidatët e inkriminuar, Bushati: Rama kërkon të ruajë modelin. Haxhiu: Përgjegjësi e prokurorisë jo e liderit të partisë t’i kapë”

  1. Qazim Shtata says:

    Për Mark Frrokun, ja ke fut kot Bushato. Ai ka qenë aleat me Ramën, Ai është kryetar i partisë Kristian Demokrate.
    Për të tjerët, edhe mund të keshë të drejtë.

  2. Shqiptari says:

    Mirmbrema

    Sa i peshtire-i neveritshem ky palo njeri qe thote se gabimet e viteve 90’ nuk mund te merren si gabime kriminale se ato kane ardhur nga varferia,
    DHE sipas ketij meqenese ishin te varfer duhet te trafikonin dhe shfrytezonin per prostitucion femrat shqiptare si prostituta neper rruget e Evropes, etj etj etj…………
    Eshte si puna e atij ministrit te brendshem qe tha per vellain e tij, i cili ishte marre me trafik droge ne Itali, dhe per kete eshte denuar nga shteti italian, se ne kohen kur e kishte kryer kete aktivitet kriminal kishte qene i ri-i vogel.
    Nuk e di kur quhesh i ri-i vogel 15-18 vjec, apo edhe 25 vjec?????????
    Cfare morali kane keta njerez??????
    Shume te neveritshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje