Kandidatët e VV për deputetë në Shqipëri takohen me Albin Kurtin në Kosovë! Marrin firmën për formularin e KQZ

1 Shkurt 2021, 19:33Politika TEMA

Mbrëmjen e djeshme, Albin Kurti ka pritur në takim tre kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri.

Siç bën të ditur VV-ja me qendër në Shqipëri në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ata nënshkruan formularin e KQZ-së për kandidatët Boiken Abazi në qarkun e Tiranës, Iliaz Shehun në Lezhë si dhe Kreshn9ik Merxhanin në Gjirokastër.

Ndër të tjera, në këtë takim u diskutua për zhvillimet kryesore në Shqipëri e Kosovë dhe për punën drejt zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe 25 prillit.

Njoftimi i plote:

Albin Kurti dhe përfaqësues të Lëvizjes në Kosovë takohen me tre kandidatët nga zgjedhësit për Tiranën, Lezhën dhe Gjirokastrën dhe nënshkruajnë në mbështetje fomularin e KQZ-së Kandidatët nga zgjedhësit, Boiken Abazi për qarkun e Tiranës, Iliaz Shehu për qarkun e Lezhës dhe Kreshnik Merxhani për qarkun e Gjirokastrës, bashkë më anëtarët e Bordit të Qendrës në Shqipëri, Dejona Mihali, Hysamedin Feraj dhe Gearda Demiraj, u pritën mbrëmë në takim në Prishtinë nga kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, dhe përfaqësuesit Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Hydajet Hyseni, Sami Kurteshi, Gani Krasniqi, Hajrullah Çeku dhe Agon Hamza.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet kryesore në Shqipëri e Kosovë, për punën drejt fitores së madhe të 14 shkurtit në Kosovë e për kandidaturat në Tiranë, Lezhë e Gjirokastër në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. 

Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Republikën e Kosovës, me në krye Albin Kurtin, që kanë edhe nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë dhe adresën e banimit në qarkun e Tiranës, nënshkruan formularin e KQZ-së në mbështetje të kandidaturës së Boiken Abazit për qarkun e Tiranës.

Ata më tej diskutuan nga afër me kandidatin Iliaz Shehu për qarkun e Lezhës dhe kandidatin Kreshnik Merxhani për qarkun e Gjirokastrës duke shprehur mbështetjen dhe urimet për këto kandidatura që janë mirëpritur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Nga ana e tyre, tre kandidatët nga zgjedhësit i ftuan përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë të vinë në Tiranë, Lezhë, Gjirokastër e më gjerë në Shqipëri për ta çuar së bashku përpara projektin kombëtar. Si përherë, bashkë është e mundshme! Prishtinë, 1 shkurt 2020 Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri

12 komente në “Kandidatët e VV për deputetë në Shqipëri takohen me Albin Kurtin në Kosovë! Marrin firmën për formularin e KQZ”

  1. MS says:

    Hajde gallate VV-je!?

  2. Korabi says:

    Shqiptaret e Shqiperise ketyre 3 “musketjereve”te Albin percaresit do ju japin mustaqet e mustaqe mutit te Bojken Abazit.

  3. Ndroqi says:

    Albini kujton se Shqiperia eshte Kosove,ku mund ti shkojne mashtrimet,po ketu kete kelysh te Sali Berishes dhe Ilir Metes ja njohin dhembe e dhemball,per kete do bindet ne 25 Prill.

  4. Endri says:

    Asnje vote ketyre plehrave. Jane vetem per te prishur pune.

  5. Viola says:

    Vetem tre.? Gabim se mund te fitoj te pakten 100 si Mona.Rrofsh Albin se na bere per te qeshur.

  6. Abc says:

    Hajde Allbino te lista e Mones se ne kosove ste lejojnr si kriminel.

  7. trendafili Permetit says:

    Kush hyri tek dera qe jane kthyer e shikojne si bageti te trembura?

  8. bregdetari says:

    Po ky Albin kujt i ngjan? Ç’kërkon kjo vetvendosje në shqipëri? Albinit i ka hyrë vetja në qeif dhe mëndja i ka dalë tej kresë, siç thonë shkodranët.

  9. nuriu says:

    VV eshte VVC, i tille eshte deshtaku Albin Kurti dhe ata qe e rethojne, e ndriten ne Kosove dhe tani vine ne shqiperi por i garantojme se nje mut do te fitojne.

  10. Kim été says:

    Një fitore e tillë, dhe Ahmet Zogu kosovar sërish në vëndin tonë.,pastaj do thonë se kemi qënë para tyre në Shqipëri.

  11. Vilson says:

    Obezët e Mjaftit kandidatura te Albinit. Ja dhe krye intriga e VV Deiona Mialin qe ka bo corap Prishtinen. Asigjo smarin keta hardhuca ne Shqiperi.

  12. Jim says:

    Keta koqe rrgulluan Kosoven dhe u ngeli Shqiperia pa bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje