Slogan i ri, imazh i ri. Në prag të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit pasi shpalli sloganin “Shqipëria fiton”, Lulzim Basha vendos të ndryshojë edhe imazhin. Berberi i njohur i VIP-ave në Tiranë, Xhimi Beqiri ka postuar një foto me liderin demokrat, ku shkruan se të gjithë shkojnë aty të kujdesen për veten.
“Të gjithë vijnë tek ne, duan të kujdesen për veten, të ndryshojnë imazhin e tyre. Ne ndaj jemi, jo thjesht t’u shërbejmë, por bëjmë art me secilin” shkruan Xhimi.
Por pas Xhimi publikoi sot foton me kryedemokratin, Braçe reagoi me ironi duke shkruar se Basha ka shkuar të marrë fatin e gërshërës, por shton se është me vonesë, pasi “fatin e ka kapur një tjetër më i zoti” duke nënkuptuar se aty është qethur më herët edhe kryeministri Edi Rama.
“E mer Xhim; Te thashe ne dhjetor kur mbyllem vitin se mua me lexojne e degjojne. Por ate dite nuk e dija qe me lexon e degjon edhe vete Lyli Basha! Ja qe edhe ai lexon tek une!
Paska ardhur me kap fatin e gersheres; Por duket vone, shume vone! Fatin e ka kapur nje tjeter, me i zoti! vo: ore ky tek televizori ne mes te haengut kush eshte?!” thotë Braçe, teksa në sfond duket kryeministri Edi Rama në ekranin e “ABC”.
Xhimi Beqiri është stilues i famshëm i flokëve të meshkujve në Tiranë. Përveç look-ut të tij, ai është i njohur edhe për faktin se në sallonin e tij shkojnë pjesa më e madhe e vip-ave shqiptarë. Këta të fundit shpesh herë postojnë foto nga salloni i Xhimit./abcnews.al
Xhimi?
Guxim katunari, emigranti qe vilte ullinjt ne greqi,
Vetem parukier nuk esht, mba nja 15 gersher dhe vetem njeren perdor. Amator dhe aspak profesional