Rama "garanton" opozitën: Deri në vitin 2030, PS-në do ta keni në pushtet me ose pa mua!

2 Shkurt 2021, 15:45Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të martë se Partia Socialiste do të jetë në pushtet deri në vitin 2030. “Të jeni të qartë! Me ose pa mua”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë. Gjithashtu, ai ironizoi programin ekonomik të PD-së.

“Programi ynë është i qartë i hapur, i ditur publikisht. Ne i kemi vendosur shtyllat, i kemi vendosur piketat. Në rastin konkret ne do të bëjmë publike një platformë me një program pune, jo program do ulim sigurimet shoqërore do rrisim pensionet se kjo është, do ulim prodhimin e qumështit, do rrisim prodhimin e djathit.

E dini ju si mund të realizohet kjo? Vetëm nëse e dynd atë qumësht që mbetet me niseshte. Ky është programi që në fakt fyejmë fjalën program po ta quajmë program.

Por do të jetë një plan pune, një vizion të Shqipërisë 2030 sepse këtë mos e lidhni me mua se nuk është e lidhur me mua, por deri në 2030 Partinë Socialiste do të keni në pushtet që të jeni të qartë, me ose pa mua. Kështu që mos e lidhni me mua”, tha Rama.

Edi Rama tha se së shpejti qeveria do të ndajë me publikun platformën për Shqipërinë e vitit 2030. Ai u shpreh se qytetarët e kanë të thjeshtë për të zgjedhur mes PD-së dhe PS-së, pasi këta të fundit dallojnë për karakterin e lidershipit.

“Qytetarët e kanë shumë të thjeshtë duhet të ballafaqojnë karakteret, pastaj sigurisht dhe programet, pastaj çfarë është bërë dhe kush mund të bëjë më shumë, por kjo fillon nga karakteret. Nga karakteri i lidershpit. Ne e kemi thënë me kohë që do ndajmë një platformë për Shqipërinë e vitit 2030. 

Ne jemi në kushtet kur nuk mund të flasim me qytetarët thjesht për një program elektoral për të marrë në dorë punët e vendit, por duhet të flasim për një vizion dhe për ecurinë e mëtejshme të punëve të vendit. Vetëm ne jemi në gjendje të bëjmë atë që të gjithë duam. Së shpejti besoj që do të kemi mundësi ta ndajmë këtë vizion me qytetarët”.

Kryeministri deklaroi se qeveria do të vazhdojë me filozofinë se kush fiton më shumë do të paguajë më shumë dhe kush fiton më pak do të paguajë më pak. Kreu i qeverisë tha se për shkak të taksës progresive janë 530 milionë Dollarë që merren nga të pasurit dhe që përdoren për investime në infrastrukturë, shkolla apo rritje pensionesh. Me taksën e shesshtë të propozuar nga PD-ja, sipas Ramës, këro para humbin për shtetin. Rama ironizoi me Partinë Demokratike për akuzat që këta të fundit bëjnë për oligarkët.

“Duke qenë se ne jemi të akuzuar pafundësisht si qeveria dhe forca politike që mbron oligarkët ne nuk do t’i lemë në asnjë mënyrë 530 milionë dollarë, që të jem i saktë, që të mbeten në xhepat e kompanive të mëdha apo oligarkëve siç i quajnë këta që me demek luftojnë oligarkët.

Nuk do lemë 530 milionë që janë aty për t’u investuar në infrastrukturë në shkolla, spitale, në rritje pensionesh që të kthehen mbrapsht siç ndodhte përpara se ne të vinim në qeveri dhe të rivendosnim këtë parim. Biznesi i vogël me ne ka 0 taksë. Nuk e ka asnjë vend në rajon, nuk po shkoj në Europë se i kanë të lartë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se premtimet e PD-së janë të parealizueshme se “Ata nuk do të vijnë në qeveri dhe është bisedë që do ta marrë era”.

3 komente në “Rama “garanton” opozitën: Deri në vitin 2030, PS-në do ta keni në pushtet me ose pa mua!”

  1. Beni says:

    Kjo nuk është diktaturë .

  2. raul says:

    Ec perpara o gjigand e mos ndalo
    Nafije fallxhoren na e tmerro
    Ne krye te shtetit dhe 8 vjet
    Leshilikes me kembe perpjete
    Populli ty te do ne balle
    Nuk do me Sali rrumpalle
    Se me ty ne ne shkojme perpara
    Leshelise i humbte fara
    I humbte emri dhe fallxhores
    Dhe Brisides kesaj llaxores
    Sharebajgat e leshelise
    Jane llumi i Shqiperise
    Me 25 prill dalin nga loja
    Doktoreshes i humbte boja
    Se la nam tu kakarisur
    Gjithe e dine se eshte e krisur
    Ne goje ka vetem 5 pika
    Qysh se erdhi nga Amerika
    Sudja thesin e ka hapur
    Fundin e saj e ka kapur
    0,1% e nxjerr sondazhi
    S’ka si shkon me keq imazhi
    Tash ne loje ka hyre Elona
    Njihet si surratnallonja
    Asnje 6 s’ka ne deftese
    Vetem pese ,vetem pese
    S’e voton as komshija
    Se ka vdekur leshelija
    Leshelija e gjatoshes
    Shalegjates kajda gjoshes
    Leshelija e dhembcakalles
    Me e urryera e mehalles
    25 prill dita e fitores
    Shkon per lesh partia e shores
    Nafije shorja e leshelise
    E ka shpall diten e zise
    Leshelija ne vrime te miut
    Po shkrin si bora pas shiut
    I ka ngel ca hundpinoke
    Me surratin si maloke
    Kjo Erisa e haremit
    I ka rene vec legenit
    Edhe Nora gjitholloge
    Bythderrja psikologe
    Sharebajge e neveritur
    Leshilikes i lemeritur
    Sepse fundi i po i vjen
    Te shkoje te mbytet ne Erzen.

  3. Mos says:

    Mos se na morre ne qafe. Ti dhe nje mandat po morre e pergjysmove popullsine. Ndersa deri ne 2030 ngelesh ti me Veliaj si dy banoret e fundit. Prit se ske pare gje akoma si do te versulen te te marrin partine pas zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje