Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur në listën e saj të kandidatëve për deputet edhe Aldi Fushën, djalin e një prej prokurorëve të përjashtuar nga Vetting-u.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, e ka cilësuar këtë akt një fyerje për qytetarët e Tiranës, ndërsa shtoi se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë streha e vetme e drejtësisë së korruptuar, të cilët u përjashtuan nga sistemi i drejtësisë pas reformës në drejtësi.
“Petrit Fushës po ia bëjnë çunin deputet! Kjo është të fyesh inteligjencën. Ata e dinë që nuk kanë të ardhme në drejtësi, ndaj i vetmi shans është të fitojë Ilir Meta me Sali Berishën, se po fituan ata, do zhbëjnë ligjet e do rikthehen të gjithë “Gjin Gjonët”,” u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku tha se sot me reformën në drejtësi që bëri mazhoranca, drejtësia bën drejtësi, jo ankand.
Mirmbrema
Aldi Fusha fiton votat per deputet dhe i takon te behet deputet se eshte Çun Tirone, dhe
JO si puna jote qe karrigen e bashkise e perdor vetem per te vjedhur -20%, o ti kryebashkiak pa shkolle.
Je shume shume shume i vogel te permendesh me ate gojen tende te felliqur ”Tironsit“, o bukëshkelur.
Je shume shume shume i neveritshem!
O gazeta perse nuk e shfaqni komentin.
Realitetin kam thene.