Vota e emigrantëve, Majko: KQZ të mos presë kot opozitën! Nëse dështojmë?! Fajin e ka Ndragheta

2 Shkurt 2021, 22:14Politika TEMA

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko i kërkon KQZ-së që të mos shkaktojë më vonesa në bërjen të mundur të votimit të shqiptarëve që janë jashtë vendit.

Nga studio e Top Channel, Majko i bëri thirrje KQZ që ta zbatojë ligjin pa vonesë dhe të mos vonohet duke pritur konsensusin nga opozita.

“Aktualisht KQZ nuk ka deklaruar që s’do ketë votim të shtetasve jashtë vendit, jo te emigrantëve, pra shtetas shqiptar me banim jashtë. 

Nuk ka sens tani që ligji të bllokohet, s’kemi ça konsensusi presim, çdo të thotë kjo të presim dikë të thotë jam dakord të zbatohet ligji KQZ duhet të zbatoje ligjin pa pritur partitë politikë. 

Duhet të zbatohet kodi zgjedhor, kam bindjen që Celibashi dhe të tjerët janë të angazhuar në këtë proces.”, deklaroi Majko.

Pse nuk po e zbaton ligjin KQZ?

“Po vonohet kot, po pret nga partitë e opozitës që të thonë po.”, tha Majko.

Majko i pyetur në Open se mbi kë bie përgjegjësia nëse procesi për votën e diasporës dështon, dha një përgjigje ironike.

Nëse ky proces dështon, e kujt është përgjegjësia?

Majko: E Ndraghetës . Po s’jemi mbledhur për këtë tani, nuk mund ta aludoj tani , sidomos të nje njeri që e njeh ligjin si Celibashi, nëse ai s’do të ktheje përgjigje do vazhdojë të zbatojë ligjin.

Po kjo ishte një premtim i PS…

Majko: Po s’mund të thjm që e kemi ne fajin, ne vërtet e bëmë ligjin me vonesë por mos harroni që opozita doli nga parlamenti , një ngjarje e paprecedentë, ça tu thoshim hajde vëlla aman të votojmë.

Mos harroni që gjërat s’kanë ecur mirë, kemi pas tërmete dhe pandemi . Socialistët s’po rrinin kot në zyrë .

3 komente në “Vota e emigrantëve, Majko: KQZ të mos presë kot opozitën! Nëse dështojmë?! Fajin e ka Ndragheta”

  1. gogo alb says:

    PDJa ka frik se emigranten voitoine Partin socjaliste. ketu este alibija ……..

  2. emigranti says:

    Po mandatet e shkuara qe nuk keni patur as termete e as pandemi ,apo do te justifikohesh se ne votuesit jashte ketij vendi kemi patur Pandeli!
    Eshte e pajustifikueshme argumenti qe jep “Gjinua” ne 2021 ,eshte turp qe tu mohosh te drejten legjitime demokratike qytetareve qe duan te votojne e shteti ame nuk ua jep kete te drejte!Rast i papare e unikal ne boten e civilizuar e te shtetit ligjor!Do Celibashi apo Dollibashi ,pak na intereson o Gjino!Sot ne nivelin etuaj eshte bere edhe qytetari me i rendomte qe ka emigruar jashte shtetit ,ndaj urgjntisht nese nuk u jepet mundesia te gjithe shtetasve Shqipetare qe ndodhen pertej kufijeve te vendit ,Ju premtojme qe kjo mesele nuk do te perfundoj me kaq duke bere ankese e sensibilizuar tegjitha organet ligjevenese te BE dhe ne SHBA!
    Kush eshte roli Juaj o Gjino, keto kater vite te shkuara perveç dominove qe u ke dhuruar emigranteve dhe rritjes se pajustiifikueshme te pasurise tende gjate ketij mandati?

  3. Emigranti says:

    Ky eshte maskara,hajdut,tradhtar,maqedonas…tani u kujtove o k…per voten e emigranteve? Apo keni frike nga vota e njerezve te lire,te atyre qe nuk i kercenini me buken e gojes? Zoti marrte hak mbi ty ne emer dhe te emigranteve,ne qe po shkrijme kockat anekend botes per te ngrene ju atje ne Shqiperi buke!!!! Ty ti zente syte buka e mundi yne!!! Palaco !!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje