Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me gratë e Kurbinit, ku ka shprehur para tyre të gjitha projektet që ka LSI, me në fokus gruan dhe punësimin e saj në vazhdimësi.
Kryemadhi tha se bashkia e Kurbinit është një nga më të varfërat në vend, dhe të rinjtë atje kanë një jetë të vështirë, plot ëndrra dhe dëshira, që vështirë t’u realizohen.
Janë miliona shqiptarë sipas saj që i drejtohen kishës së Shna Ndout për të plotësuar këto ëndrra dhe dëshira, për të larguar skamjen dhe varfërinë.
Për hir të së vërtetës dhe kreu i PD Lulzim Basha dhe presidenti i vendit Ilir Meta, janë lutur tek Kisha e Shna Ndout për të gjetur derman përballë Edi Ramës dhe fituar përballë tij!
“Gruaja për LSI-në është themeli i familjes, është themeli i shoqërisë. Pa gratë shoqëria jonë nuk do të kishte të mundur që të krijonte hapësira për fëmijët, familjen, rritjen dhe shkollimin e fëmijëve. Jo se ne i bëjmë gjërat vetëm, por është një nga elementët nxitës të gjithë shoqërisë dhe familjes sonë.
Unë u jam mirënjohëse sepse kam një emocion të veçantë për qarkun e Lezhës. Mandatin e 2013 unë e kam marrë në Lezhë, ku kam qenë deputete për herë të dytë dhe për hir të së vërtetës ka qenë një mandat mjaft i vështirë, por edhe shumë domethënës për mua dhe për LSI-në.
Dua të jem koshiente që sot në Bashkinë e Kurbinit është shumë e vështirë jeta e çdo të riu, të reje, familjari dhe aq më shumë e grave. Sepse një nga problemet kryesore që kanë sot familjarët është i papunësisë.
Jo vetëm papunësia, por edhe mungesa e fuqisë ekonomike, zhvillimit, e krijimit të hapësirave për punësim, duke pasur parasysh që Bashkia e Kurbinit ka gati 13 km vijë bregdetare dhe investimet në turizëm janë shumë të vogla.
Për të vazhduar pastaj për turizmin religjioz, të martat në kishën e Shna Ndout, ky mbi 2 milionë qytetarë vijnë dhe luten për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre.
Ashtu sikurse është edhe një nga bashkitë më të varfra për sa i përket krijimit të hapësirave për vendet e punës, apo për punë të mirëpaguar”, Kryemadhi.
O “Doktoreshe” pa dipllome Monika ! Kur kam qene ne klasen e dyte cikli i ulet, kam patur nje mesues , P Muzaka ,i cili ishte dhe psalles ne kishe. ( Per ata qe s’e dine psalles quhet ai qe perserite fjalet e priftit) ,pra ishte fetar. Por shpesh here jo vetem ne te vegjelve,por edhe te rriturve u thoshte : ” Po dole jashte ne oborr ,kryqzon duart e i lutesh zotit, nuk fiton gje. Por shiko andej nga ara e lopa” Pra thoshte qe shiko te punosh qe te rrosh. Populli yne ka nje shprehje ” S’behet vreshti me urata,por me kazma dhe lopata” Ndaj, o Mone , ata le e shkojne jo 2 milion per 200 milion ne kishen e Lacit ,asgje nuk do te rregullojne me t’u lutur. Edhe ti hiqesh si fetare,por vilat i ndertove me floririn e tet shoqi i shoqeruar me ate bllokun, qe e pam ne vidio. Pra me ato 7000 eurot. Une nuk them qe edhe ata qe shkojne ne kisha e xhamia ( kane te drejten e tyre) te vjedhin si Ju, por te punojne . Edhe Meta nuk u zgjith dot edhe sikur te zevendesoi Baba Mondin,sepse me kuran nuk gjemdet puna. Keto perralla hidhja asaj maces atje tek vc e saj te vila e gjirit te Lalezit.
higjenizo gojen para se te permendesh 2mil shqiptare.varferia eshte produkt i qeverisjes se tet shoqi. ai ka 20 vjet ne fronin pushtetare,ju i late te varfer duke i grabitur çdo dite loxore e fjalor ndyre.populli e di me tani se kush jan keqdashesit e ketij vendi,kompania e hjenave me ne krye tet shoq kaptin opinga.shqiptaret do te votojne ramen sepse po jep rezultate ne zhvillimin ekonomik,dhe gjeopolitik.lsheli dhe pd e duan pushtetin per te firmosur ndonje shitje teritori andej nga greqia.mos ardhte ajo dite qe ju te vini ne pushtet,mjer shqiptaret si do katandisen.