Nëse rroga juaj është më e vogël se 97.500 lekë të reja në muaj, ju do të paguani më shumë me taksën e sheshtë prej 9 për qind të propozuar së fundmi nga Partia Demokratike. Vetëm nëse paga juaj është më e lartë se 97,500 lekë në muaj, ju do të paguani më pak me taksën e sheshtë. Pra kufiri ndarës është rroga 97,500 lekë.
Llogaritjet janë të thjeshta, një individ që sot merr 80,000 lekë dhe mbi pagën e tij aplikohet taksa progresive, atëherë do të aplikohet 0 taksë për 30,000 lekë edhe norma shtesë 13% për çdo lek derisa të përmbushet shuma 80,000 lekë.
Pra tatimi që paguan sot ky individ është (80,000-30,000)*13%+ 30,000*0% = 6,500 lekë çdo muaj.
Nëse mbi rrogën e tij aplikohet taksa e sheshtë tatimi që do të paguajë llogaritet 80,000 *9% = 7200 lekë. Simpatizantët e PD mund të pyesin: po përse nuk u zbrit sërish 30,000 lekëshi para se të aplikohej taksa e sheshtë? Pikërisht sepse është taksë e sheshtë. Nëse do ta zbritej, do të ishim në kushtet e taksimit progresiv por me taksë më të ulët 9 për qind.
Tabela më sipër tregon ndarjen e pagave sipas fashave. Rreth 91.2% e të punësuarve do të paguajnë më shumë me taksën e sheshtë, pasi kanë rrogat më të vogla se 97.500 lekë. Shtesa vjetore e tatimit që 91.2% e të punësuarve do të derdhin më tepër në buxhet, do të jetë gati 4.2 miliard lekë.
Vetëm nëse PD ka ndryshuar mendjen edhe ka kaluar majtas duke aplikuar taksë progresive mbi të ardhurat nga puna, por me normë më të ulët 9% vetëm atëherë të gjithë të punësuarit do të paguajnë më pak.
Teksa shikon edhe dëgjon duke thënë se me taksën e sheshtë një grua me rrogën do të paguajë (80,000 -30000) * 9% =4500 lekë (shembulli i dhënë nga PD), duke e trajtuar atë si taksë të pastër progresive, kupton sesa pak besojmë tek mekanizmat dhe pikëpamjeve neoliberale të djathta.
Taksa e sheshtë ka disa avantazhe mbi taksën progresive sidomos mbi këtë taksën progresive të të majtës të bërë lëmsh (as të sheshtë e as progresive) e ku fitimet e të pasurve taksohen 8% më pak se paga e një të punësuari. Por kurrsesi avantazhi i saj nuk është taksimi më i ulët për shtresat më të varfra. Ky është vetëm populizëm dhe një propozim që mban “fshehur” brenda një taksë po progresive.(SI)
e ka hequr edhe pd fashen e 30.000 mij lekeve kshuqe me taksen e sheshte paguan me pak……..
thojini gjerat sic jane pastaj diskutoni per pasojat
Kjo eshte e vertete, gjeni dicka tjeter per tu marre se ka budallalliqe plot
ja ja po Lulic Bashaovici “Premtoj” ti beje RRogat nga 1-nje Mije euro..si nuk e “KUptoni” kete ju qe beni edhe Llogaritje????
pra si te “Behet” Lulic Bashovici Krye-Gmoarister,Shqipetare qe mos “Mbecin”…do te hane me “Luge Floriri”…se do te “Pjelle Paraja sheshit”..akoma edhe Lopet, delet, kecat.dhe Gomaret do te Pjellin Para..or babam!!!!!!!!Pra jo para,por “Euro dhe Dollare”…..Beje Tumin kesaj Pune….Zoti na Ruajte dhe na Bie perseri ne Pushtet PD-LIS-i….ska me maskarenje…lol
o kerme qe po qelb dunjan ……90% e njerzeve nuk duan as ta shohin surratin as ta ngjojn emrin o idiot i stazhinuar qe po iken nga kjo jet si njeriu me i felliqur e me i urryer.
Te medhejte skan paguar fare
Doli muti sheshit kur u u miratua ligji per faljen e kamatave ku gjigandet kishin tre vjet pa paguar asnje grosh pra nje ligj vetem per ta
Barkthatet kan paguar dhe do paguajne perhere ndersa ndryshimet e ligjeve behen vetem per te medhejte