Basha shpall veten kryeministër, Rama ironizon sondazhin e publikuar nga kreu i PD: 7x7=53.2 - 42 = 33 copyright: qimi.net

3 Shkurt 2021, 10:32Politika TEMA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha publikoi dje një sondazh në faqen e tij në facebook ku sipas tij qytetarët mendonin se kryedemokrati ishte kryeministri më i mirë për vendin.

Sipas sondazhit të Bashës 53.2 % e qytetarëve mendonin se Basha ishte kryeministri me i mirë dhe 38.7 % mendonin se ishte Rama.

Kjo ka sjellë reagimin e kryeministrit Rama, i cili i ka ironizuar me shifrat dhe gafat që Basha ka bërë në vijimësi duke shkruajtur në fund se ky është sondazhi i qimi.net.

Rama ka shpërndarë sondazhin e Bashës, ku kapet me shifrat, duke kujtuar dhe një lapsus të kryetarit të PD-së.

“7×7=53.2 – 42 = 33 copyright: qimi.net”, shkruan Rama.

 

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

2 komente në “Basha shpall veten kryeministër, Rama ironizon sondazhin e publikuar nga kreu i PD: 7×7=53.2 – 42 = 33 copyright: qimi.net”

  1. Ida says:

    Ky eshte shalqi pa prove!

  2. Din says:

    Me cpo mendoj une me gafat qe bane ky me at hajvanin e Hasit nuk do marre ma teper se 20 deputet e P.D e shkoje per skrap

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje