Ish ministrja e Integrimti Majlinda Bregu që aktualisht drejton Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.
E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Bregu i krahasoi partitë politike në këtë fushtë me sektet fetare.
“Dikur debatet bëheshin për ide, për programe për kahe politike. Pra ku qëndronte e djathta ku qëndronte e majta dhe po mendoja që ka patur më shumë realizim politik në atë kohë se sa ka sot.
Sot ka një lloj sektarizmi që e ndjej edhe në këtë fushatë.
Ku duket sikur partitë politike janë si ato sektet fetare.
Ka shkëptuje nga ideja dhe nga programet dhe I jemi afruar kësaj sektarizmit që rrit polarizimin në një kah më të dëmshëm.
Se polarizim kishte dhe atëherë po kishtë për qasje politike sot ka polarizim për individë. Kjo gjë më bezdis.” –theksoi Bregu në Përballë.
Linda mer atë rogë dhe ri rehat se nuk je nga ato që mund të na mësosh….