Lista e drejtuesve politikë të PD-së për Tiranën, Veliaj: Ne jemi skuadër për ‘Champions League’, ata ekip kalçetoje

2 Shkurt 2021, 22:30Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar listën e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike për kryeqytetin.

Me ironi ai tha se teksa në Tiranë Partia Socialiste ka 36 personalitete për drejtimin e fushatës, Basha prezanton një ekip kalçetoje dhe për më tepër me njerëz që kanë pësuar humbje historike.

Pjesë nga intervista e Veliajt në Klan News.

Milena Milori: Si po e zhvillon fushatën Lulzim Basha për mendimin tuaj?

Veliaj: Me atë që pashë sot, qartazi ka një mungesë skuadre. Ne e kemi ndarë Tiranën në 36 zona dhe kemi 36 personalitete publike, politike që mbulojnë këto zona. Ndërkohë që shoh që Lulzim Basha kishte botuar sot 6-7 veta, që secili do mbulojë nga 4-5 zona, në disa raste nga dy qytete ose 2 bashki.

Po të flasim me terminologji futbolli. Më duket që një skuadër po luan Champions League dhe ka dy skuadra rezervë, 11 të parë, por ka dhe dy të tjera.

Ndërkohë që 1 skuadër po luan kalçeto dhe praktikisht të njerëzve që humbën. Njëra humbi në Durrës, tjetri në Vlorë. Janë humbje historike.

Është bërë një ekip kalçeto i humbësve që do duhet të garojmë me 3 skuadrat tona. Pra ne kemi 1 skuadër të deputetëve që janë rreth 18 deputetë, por dhe të tjerë që janë shtuar skuadrës që mund të kenë ardhur nga rrethet për ta përforcuar, dhe jemi 36 zona. Ndërkohë shohim përpara 6 kolegë. Ju uroj shumë sukses por shoh mungesë seriozitetit”.

Ndërsa për LSI-në ai tha se nuk ka ç’të thotë për një parti që i kanë ikur njerëzit më të rëndësishëm dhe i janë bashkuar Partisë Socialiste.

2 komente në “Lista e drejtuesve politikë të PD-së për Tiranën, Veliaj: Ne jemi skuadër për ‘Champions League’, ata ekip kalçetoje”

  1. Leart says:

    Ik o erjon fshi qurret! Nuk te bejne burre milionat qek e vjedhur! Ti behesh kone diten pas zgjedhjeve.
    Rama bën mirë të ta këpusi koken para zgjedhjeve. Se po humbi zgjedhjet e di ai qe ti do ta tradhëtosht i pari!
    Je komplet indentikit i Berias për Stalinin. Deri parq 2 vjetesh i thoshe Monikes shefe mona dhe perkuleshe sa thyeje kurrizin para Metes..
    Vemje politike

  2. Shenjestra says:

    Suksese zoti Veliaj.Fitorja eshte e sigurt per PS-te.Nuk i jepet vota krimineleve te PD-ke me ne krye superkriminelin Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje