"Nuk i njeh askush në vendin e tyre"! Gahler nga "Zeni.TV" i përgjigjet Ramës: Rreshtimi në krah një vendi autoritar si Kina a Rusia, mund të vlejë për disa njerëz, jo për popullin

2 Shkurt 2021, 22:47Politika TEMA

Europarlamentari Michael Gahler është shprehur se rreshtimi krah vendit autoritar të Kinës apo Rusisë duke menduar se është më mirë për njerzit, është ide e gabuar.

Në një intervistë për Zeni.Tv, Gahler i pergjigjet Rames teksa tha se ky afrim mund të vlejë vetëm për disa përfitues, por jo për pipullsinë.

Ndër të tjera, ai shtoi se nëse Shqipëria do të futet në BE do të jetë mirë për të gjithë.

Unë mendoj se BE është përgjigja më e mirë për çdo vend. Të rreshtohesh në krah të një vendi autoritar apo diktaturë apo të mendosh se njerëzit do të jetë më mirë nëse ti rreshtohesh në krah të Kinës apo Rusisë, kjo mund të vlejë për disa përfitues që janë të dyshuarit e zakonshëm që ndihen mirë, por nuk është e mira për popullsinë.

Unë jam besimplotë se shumica e shqiptarëve duan të jenë pjesë e BE. Dhe kritika nuk bëhet për hir të kritikës, apo kundër një partie apo personi specifik, por është shqetësimi ynë që gjatë rrugës për në BE mund të humbet kohë.

Prandaj ne duhet të jemi të dobishëm për njëri-tjetrin. Unë do të vazhdoj të mbështes procesin e anëtarësit të BE-së, nëse Shqipëria do të futet në union do të jetë mirë për të gjithë’, u shpreh europarlamentari Michael Gahler.

Ne fakt ne asnje rresht kryeministri Edi Rama nuk permendi Kinen apo Rusine, por ka shprehur pakenaqesine per anashkalimin nga ana e BE te vendeve te Ballkanit Perendimor per furnizimi me vaksinen anti-Covid.

Kryeministri Edi Rama, në konferencë për mediat, komentoi sot deklaratat e Koordinatorit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, Michael Gahler i cili i kërkoi Ramës të mos përgojojë BE-në por të plotësojë kushtet për anëtarësimin në BE. Rama foli edhe për marrëveshjen e 5 qershorit

Rama shtoi se nuk mund të citohet çdo lloj koordinatori i PE-së, që ndoshta nuk e njeh as vendi i vet dhe që keqpërdoret nga Tirana.

“Për cilin qershor bëhet fjalë, se unë njoh 1 qershorin. Çfarë është 5 qershori? Për çfarë flitet? Ç’punë ka një koordinator i PE-së me këtë datë? Për çfarë jemi ne këtu, që mos hapim gojën edhe kur shohim një fakt. Ka njerëz politikanë që në vendet e tyre as i njeh kush dhe vijnë këtu e na japin mend.

Ky është një karagjozllëk i madh, që e bëjnë për pushtet, për të marrë karrige dhe të bëhet Shqipëria copë-copë, me gjysmë të vërteta që janë gënjeshtra të trasha.

Merrni një shtet si ne, që dalin njerëz të dorës së dytë dhe të tretë në vendin e tyre, që shumë mirë për punën e tyre, por s’kanë pse merren me ne, duke u keqpërdorur nga këtu”, tha Rama.

Edi Rama vijoi me akuza ndaj opozitës, duke u shprehur se nxjerrë në rrugët e Europës fjalët më të ndyra për Shqipërinë.

Nuk njoh koordinator të BE-së dhe s’kam pse t’i përgjigjem. Kur të kem kohë, të shoh nëse do mësoj më shumë për personin në fjalë. Opozita tregon përralla nga e kaluara. Ju si gazetarë jeni me Shqipërinë apo me koordinatorë të PE-së që merren me histori që s’kanë lidhje me vaksinën.

Keni hall se përgojohet BE-ja. Këto që thuhen janë përgojime të pabazuara në fakte të vendit tonë. Për këto unë e di se kush është fajtori, janë ata që nxjerrin rrugëve të botës tërë llafet e zeza për Shqipërinë dhe duan të vijnë në qeveri me pseudo-programe, që janë edhe fyerje për inteligjencës”, u shpreh Rama.

Po ashtu, Rama nënvizoi se politika nuk mund të jetë një cirk, ku nuk mbarojnë karagjozët.

Nuk kam përgojuar asnjëherë BE-në. I dëgjoni se çfarë thonë në Europë për vaksinën, çfarë thotë presidentja e Bashkimit Europian, po përgojon Europën? Politika nuk mund të jetë një cirk ku nuk mbarojnë karagjozët. Këtu unë po flas për diçka, ku bëhet fjalë për familjarët tanë.

S’ka nevojë ta mbrojë BE-në nga unë asnjë koordinator i Bashkimit Europian. E mbroj vetë BE-në më mirë se çdo koordinator, të jetë me kombësi çfarë do. Këta flasin kështu se ushqehen dhe mbështeten nga Tirana, prandaj flasin kështu. Nuk kanë minimumin etik kur flasin, ku është në Babrru apo në Bruksel. Ne po flasim për vaksinën, për shëndetin”, përmbylli Rama.

11 komente në ““Nuk i njeh askush në vendin e tyre”! Gahler nga “Zeni.TV” i përgjigjet Ramës: Rreshtimi në krah një vendi autoritar si Kina a Rusia, mund të vlejë për disa njerëz, jo për popullin”

  1. Jurgeni says:

    Orre rrot kavanozi po ku e shikon ti qe po reshtohet krah Kines apo Rusise Rama. Ta ka perkthyer mire Gjeku i Markajve se cfare tha Rama.sot per vaksinat Ruse dhe Kineze.

  2. o te shkerdhefte Afrika surratin o Pedofil i peshtire ,
    shpalleni No-Gratta kte shkerdhate Pedofili
    qe shkerdhehet me Kriminelet e femijet e tyre

  3. pjeter says:

    E atehrre? Kujt i drejtohet ky? Ndoshta Lulit,se atij i pelqejne rublat.A ka mundesi ta informoje dikush kete zotrine me mire,qe te mos shprehet si ata qe nuk jane as ne toke as ne hene?

  4. DinPak says:

    Ky matufi, me siguri ka kujtuar se Syri.Tv ku po jep intervisten, eshte ndonje televizion i Maqedonise apo Malit te Zi ose i Serbise, sepse keto shtete kane marveshje me Kinen, dhe/ose Rusine per vaksinen, ndersa Shqiperia pret akoma nga BE si dhelpra per koqet e dashit.

  5. REALE says:

    Ky qenka karagjoz i madh dhe hajde kerko te futesh ne Europe me keta karagjoza! Europa eshte drejte perfundimit te misionit te saj; lexoni historikun dhe merrni me te mirat e saj se me keta njerez qe drejtohet sot Europa, fundi eshte i shpejte.

  6. Din says:

    Ky mbane pampersa ,ky e kane gjetur kete mlysh po kush e pjerdh kete legen ne Gjermani o ne parlament evropian ai ashte bishti i kavallit

  7. Viola says:

    E pyesni njehere kete zoterine di te vere gishtin ne harte ku bie Shqiperia ? Po ku e pa ky veqo Kinen apo Rusine.Gjermania i ka mardheniet grure me Rusine apo asaj ja do puna.

  8. uhahahaaaaaa says:

    Ky “koordinatori i BE-se” duket se eshte kar’n’dori i Salese ? ? ?

  9. Sokoli says:

    Hahaha. Si te flase zoti Gjuzi per daljen e Gjermanise nga BE. Prinderit e ketyre lloj gjermaneve mbase kane qene rreshtera te Wermahtit ne Ballkan, sot na japin mendje si te flasim. Ik ore pirdhuni se nuk jane shuar akoma urrejtjet e dy luftrave boterore ku vrate miliona. Rrini urte.

  10. Texas says:

    Zoti Michael , kryeministrit Kama nuk i afrohesh dot te pakten kete jete por nderhy ne Spanje , ne kete vend te BE se qe qytetari shqiptar qe shkoi per tu mjekua jo vetem u kethye i vdekur por i keni grabitur dhe zemeren .E perseris , zemren .Kriminel .

  11. Km says:

    Zoti Gahler. Edhe gjermania i ka kthyer syte nga kina dhe rusia.mos keni ndermend ta ndeshkoni duke e perjashtuar nga BE?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje