Erdhëm, ua hodhëm, ikëm!

3 Shkurt 2021, 09:38Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Ishin të dy përballë në ekranin e televizionit; mes tyre në ‘wall’- një tabelë e gjerë me shifrat e Partisë për fushatën e zgjedhjeve. Ky i thotë se ‘shifrat tuaja janë plot e përplot, por nuk janë të vërteta’. Tjetri përballë, që harroi se mund ta kapte kamera, bëri një mimikë cinike dhe një të qeshur të lumtur. Si të ishe në një skenë kur tjetri qesh pse ‘ta hodhi, e mbaje tani!’.

PD në opozitë e ka ‘të sigurt’ se në 25 prill fiton zgjedhjet dhe merr pushtetin ‘pa kushte’. Të gjitha i ka të zgjidhura, sipas tabelës në ‘ëall’. Një gjë e ka ende të pazgjidhur përfundimisht: E ka, vallë, me të vërtetë këtë që thotë?, apo bën kot? Ky është problemi me veten, që në fund të fundit, zgjidhet po me veten.

Ndërsa para popullit ka një problem më të gjerë, si në një copë paraleleje me perandorin Çezar: Çezari kur hyri në luftë sipas parullës së famshme latine se ‘erdha, pashë dhe fitova’ (Veni, vici, vinci’), mendonte se përballë kishte mbretin e Pontus dhe ushtarët e tij budallenj. Këta tanët, gjithashtu, afërsisht kështu.

Edhe këta erdhën:

Kanë  kohë që nuk ishin këtu. Që në vitin 2017 lanë Parlamentin dhe humbën identitet. Kjo ishte e nevojshme për ta: E para pse sikur të qëndronin në Parlament do të ishte e detyrueshme që të përgjigjeshin për fajet e kryera ndaj vendit (krim dhe korrupsion); dhe kjo shfaqje do të kryhej si një gjyq para publikut; atëherë më mirë jashtë. Arsyeja e dytë, se në sallën e Parlamentit u plasi skandali seksual mes deputetësh; dhe këtë nuk e duronin dot- sidomos kryetari i përparshëm i PD, Berisha.

Tani zbritën në ‘fushë’. Kjo është koha kur do të ‘vilet’ pushteti, prandaj erdhën. Deri tani këtu njerëzit u përpoqën kundër fatkeqësive të mëdha: Tërmet dhe Virus. Mirëpo këta nuk ishin këtu. Pjesa më e madhe e plagëve të tërmetit janë mbyllur dhe vaksina kundër Virusit të vdekjes ka nisur. Koha kur duhet të kërkojnë pushtet. Në listën e premtimeve të tyre ka një parajsë ‘post- vdekje’, që nënkupton parå pa fund në dorë, paga të larta, taksa të ulëta, larje borxhi- aspak, energji zero, karburant për xhaba, studentëve lekë për shkollën, etj.

Edhe këta panë, por… si do të na e hedhin:

Panë rrethe rrotull cilat kishin qenë betejat e tyre, dhe si i kanë shëruar të tjerët. Me siguri, sipas tyre, ka ardhur koha që të përsëritet psikoza popullore ‘pema na lëshon euro’. Në një nga pikat e premtimeve të PD shënohet se ‘do të rriten shpenzimet, por do të ulen taksat’. Në shpenzimet e rritura janë ‘pensionet e 650 mijë njerëzve’, si edhe janë pagat e disa mijëra të tjerëve që do të rriten 20 për qind më shumë se janë sot, qysh ditën e parë. Gjithashtu mjekët 1200 euro, edhe infermierët 1000 euro. Ata që do të marrin kredi në bankë, psh., 10 mijë euro, interesin nuk do ta paguajnë vetë, gjysmën e interesit e paguan shteti. Çmimi i karburantit do të ulet me 24 lekë…

Vetëm fatura e shpenzimeve shkon te 1.2 miliardë euro në vit. Ku merren këto? Në pemë? Përgjigja e liderëve të Partisë është, pak a shumë kjo: ‘Populli vetë do t’i sigurojë, sepse do të blejë më shumë karburant, e kështu e kapim…’. Nëse nuk do të blejnë kaq shumë karburant, kush do me ia dijë. Edhe nëse nuk bëhet realitet asgjë nga këto premtime ajrore, prapë ‘kush do me ia dijë’. Në  fund të fundit ‘ua hodhëm!’.

Nuk është hera e parë kur ‘populli i ndershëm’ i zgjidh vetë krizat e veta…, o t’i zgjidhë o të vrasë veten. Në vitin 1997, lideri më i lartë i vendit e kishte drejtuar popullin drejt piramidave financiare të vetëquajtura ‘Sude’, ’Vefa’, ‘Xhaferi’… Lideri i bëri thirrje popullit të shesë ç’kishte dhe t’i fusë paratë në firmat piramidale. Ai u betua, njësoj si sot, se “Paratë e popullit shqiptar janë të pastra’. Kur u rrëzuan skemat piramidale, u shemb gjithë shteti, u vranë mijëra, u vetëvrarën qindra, nisi e mbaroi lufta civile, u shkatërrua vendi…

Këta janë të njëjtët; por sot erdhën për të parë humnerat që lanë dhe për t’i përsëritur. Po na e hodhën!- u lumtë.

… Dhe ikin.

Ka një arsye të fortë pse opozitës së sotme, sidomos PD-së, i kushtojnë shumë pak humbjet. Nëse njerëzit nuk do të jenë aq budallenj sa këta ‘tua hedhin prapë’, atëherë këta humbin padyshim, edhe në njëmijë zgjedhjet që vijnë. Edhe nëse nuk humbin, duhet të humbin; se ndryshe populli del i turpëruar ‘si ua hodhën përsëri’. PD-së nuk i bëjnë përshtypje humbjet, sepse nuk e njeh fitoren e vërtetë. Ose ka fituar një herë e dikur sepse populli ishte kundër diktaturës komuniste; ose është përçarë kundërshtari socialist; ose ka thënë premtime që kurrë nuk i ka mbajtur. Sot e kësaj dite ka ca fanatikë të PD që dalin te sheshi dhe tregojnë me dorë: ‘Ja ku do të vijë tramvaji!, sipas Bashës.

Humbjet nuk i dhembin kurrë PD-së, sepse nuk ka harxhuar asgjë për to; thjesht ka besuar marrëzitë e veta. As harxhoi gjë për Çadrën, as për Teatrin, as për Unazën, as për Rrugën e Kombit, as për protestën e Kalimashit. Prej tyre veçse ka fituar dikush, ca para në xhepa. Populli, po e hëngri, le të ndodhë- thonë ata- njësoj si në ekran kur qeshi lideri me cinizëm.

Këta kanë mbërritur në inversin e Çezarit; ai thoshte se ‘udhëheqësi kurrë të mos arrijë në pikën që të besojë marrëzitë e veta’.

13 komente në “Erdhëm, ua hodhëm, ikëm!”

  1. trendafili Permetit says:

    E çfare pergjigje te leshe; Frroku e ka ngjyer penen atje ku dhemb me shume, por valle e kuptojne dot ata qe ” u a hodhen”?! Premtimet e pd-se jane hapet sot: me jep voten te te shkerdhej prape ose dhe te te vrase si para ca vjetesh! Premtimet e Lsi-se: jane ato te bordellos se Lalezit apo aifonave e dekoratave, perveç pasaportave. Ore si nuk u impenjua fare SPAK me ate pasaporten e atij afrikanit?! Shqiperia nuk ka bombe atomike, ama ka nje bombe me te madhe edhe se corona: boùben qe genjejne njerezit, ata besojne dhe pastaj u bejne ate pune apo edhe bomben e semundjes pd-stelsi-ste qe udhehiqen e “lidere” aliene sot Lulezim Basha e Monika Kryemadhi dhe mbi skunta Sali Berisha e Ilir Meta. Akoma s’u ngopet me jashteqitjen e tyre? Kuptohet ju qe u rrini afer, jo te gjithe. Fantastike je Frrok, na zhvillon inteligjencen dhe i therret aresyes. Varet se kujt i drejtohesh, njerezve apo barbareve dhe se kush te degjon se ca s’kane me shqisa degjimi e leximi sepse kane humbur aresyen; doktoret jane te zene me pandemine, gazetaret e ca pseudoartiste ka sistemuar grate brenda padrejtesise, ndersa bejtexhijte kane filluar e kendojne dhe vete tani kur pane perfitimet e kenges 30 vjeçare nga kengetaret qe s’dine te bejne asnje pune tjeter veç “politikes”. Ketu me larte komentit tim me çfaqet nje foto e profesor doktor akademiku i kengeve trishtuese qe po na nxier studente ne piadestalin e jetes, Mark Marku. Shikojeni dhe kjo eshte fytyra e gjithe atyre qe duan prape pushtet e karrike te na bejne qe te mos ngreme me koken fare. Shikojen sa me shpejte se mos e heq Mero.

    1. Dani says:

      Une per veti nuk besoje fare tek programi I PD eshte nje mashtrim elktroale por broblemi eshte se Rama Ka krijue nje qeveri dhe administrate komplet te korruptume dhe me sa duket ne panik e siper Rama po Ben qdo gje qe ta largone shqiprine nga Evropa dhe Amerika dhe ta qone drejt vendeve siq jemi ne Ku jeta nuk Ka vlere as shprese ky eshte problemi me i madhe tani

    2. lana says:

      Po çka Mero qe e heq…ti i ke rene kokes…ke vene pikat mbi “i” te lumte.
      Puna eshte ti therrasin mendjes gjithe ata qe i mbajne ison PD si Eri me kompani e djalin e saj tek infopress qe sdi te lidhe dy fjale e sdi as sa bejne dy dhe dy apo 7 x 7 = 42

  2. tonia says:

    ‘Veni,vidi,vici’ ka thene Çezari.Me sa duket,ai paska qene analfabet.I gjori!

    1. Dash Pacja says:

      tonia,
      behet fjale per gjuhen latie 2000 vite te shkuara dhe jo italishten e sotshme, o serafino albaneze.

  3. tonia says:

    ‘Veni,vidi,vici’ ka thene Çezari.Me sa duket,ai paska qene analfabet.I gjori! Per te tjerat qe shkruan, jam dakord.

  4. Ilirberisha says:

    Je i madh,ke shkruajtur tamam sic duhet.Keta derrat,me fal se derri eshte i dobishem,keta cakejte,hajdutat,vrasesit,gojepisat ishallah zhduken pergjithmone.

  5. Banori says:

    O zoti Frrok pse nuk e rrefen se si parrukjerja e Argita Berisha Malltezit ndertoi nje kat apartament mbi pallatin tone? Tregouja pak shqiptareve se si mizerjet e PDse deri ne diten e fundit te pushtetit shkelen me kembe e me forc cdo njeri dhe nuku donin tja dinin per Shtetin dhe qytetarte. tregojua se harrojne. Te gjithe ishim kunder dhe me nje arrogance te tmrrshme nje cope parrukjere e ndertoi dhe legalizoi me urdhet te Argites dhe ushtareve te saj dhe ne te gjithe banoret me ty ne krye mbetem si muti ne shi? Dhe mutin e parrukjeres dhe tangerllekun e saj e kemi akoma te gjithe ne koke bashke me ty.

    1. Taruba says:

      Populli nuk eshte pinoku.

  6. Pensionisti says:

    “tonia”, Cezari e ka thene shume mire, dhe jam i bindur se edhe Frroku po ashtu e ka shkruajtur mire, por çfare ti beshe TemA- s, e cila korrektoret e vet i ka analfabete. Dhe me keqardhje, nuk eshte vetem.

  7. Sinanpashai says:

    Deri sa skuadren e PD e perbejne berishovicet dhe vicat e tjere qe ka pjelle qe nga mbarsja me tradhetine kombetare (me fare serbe) kur lindi kjo lloj PD (bashto – dobice), tatepjete do te veje e shkreta Shqiperi dhe rrugeve te botes do te bredhin shqiptaret. Mund te hulumtosh pak, I dashur Frok, ku e gojen fuqine, (garancine) ky egersire Vicidoli qe te jete I paprekshem me gjithe keto bema? Besoj se e ke mundesine. Respekte.

  8. hysni says:

    Ham Frrok. ham!
    Ham Cupi e bam Rama, gjahtari dhe zagari…

  9. Patrioti. says:

    Skenari I PD te veme fytyra te reja sa te fitojme zgjedhjet,pastaj te veme fytyra e vjetera ministra dhe keshtu ha m….t o popull se ta hodha edhe kesej rradhe. Ne do vjedhim do vrasim si te duam vete do bejme tani na beni marshalla. Po jo mor i vete shpallur kryminister para kohe se ate vend nuk e ze dote ti kure. Ju te PD te tere e keni emerin sali kremineli ,edhe ne populli I shume vuajtur e duam saliun ne litar. poshte sali berisha me ordhite e tije Rofte Shqiperia. Mallkuar qofte ai njeri qe voton
    kete parti qe quhet jasheqitje e kombit shqipetar me emerin PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje