“Grushtin e shtetit nuk e bënë gylenistët”: Ministri i Brendshëm i qeverisë së Erdoganit trondit Turqinë

3 Shkurt 2021, 10:39Rajoni TEMA

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë ditës së djeshme në media duke tronditur të gjithë shoqërinë turke.

I ftuar në një emisionin “Haber Global” Soylu, i cilësuar si njeri i dytë më i fuqishëm në qeverinë turke pas Erdoganit për shkak të lidhjeve të tij të forta me “nëntokën”, tha se grushti i shtetit nuk është kryer nga gylenistët.

Soylu u shpreh gjatë emisionit se në të vërtetë, grushtin e shtetit e bënë amerikanët.

“Ju vërtetë mendoni se grushtin e shtetit e bëri FETO?”, pyeti ministri turk duke mos e lejuar gazetarin të vijonte pyetjen tjetër, ndërkohë që të njëjtën fjali e përsëriti dy herë.

Kaq është dashur që pas kësaj deklaratë në Turqi të shpërthejë debati se “nëse grushtin nuk e kanë bërë gylenistët, siç pretendon qeveria turke, atëherë përse gjenden në burgje dhjetra mijëra qytetarë?”.

Kjo deklaratë e ministrit të Brendshëm përbën një ndryshim 180 gradë në politikën e vendit pasi deri më tani qeveria e Erdoganit pretendonte se grushti i shtetit ishte bërë nga gylenistët duke nisur më pas një përndjekje të madhe përmes burgosjes, përdhunimeve, rrëmbimeve dhe zhdukjes së personave.

Më herët, agjenci inteligjence si BND e Gjermanisë apo CIA kishin deklaruar se nuk ka prova që grushtin e bënë ushtarakët gylenistë në ushtri, megjithatë e deklaruar kjo nga goja e ministrit të Brendshëm përbën një kthesë të madhe në qendrimin e Turqisë ndaj asaj që ndodhi në 15 korrik 2016.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë tani në Turqi pas kësaj deklarate, e cila i ka surprizuar të gjithë.

Süleyman Soylu ’15 Temmuz’u fetö yapmadı’

Kim yaptı o zaman? pic.twitter.com/u7zu3WuIyn

— ғɪᴋɪʀʟᴇʀ Öʟᴍᴇᴢ (@Atam__MKA) February 2, 2021

11 komente në ““Grushtin e shtetit nuk e bënë gylenistët”: Ministri i Brendshëm i qeverisë së Erdoganit trondit Turqinë”

  1. ppa says:

    Shume zhurme per asnje ; nenteksti eshte- gylenistet te frymezuar nga amerikanet.

    1. Cudia says:

      Tamam por gazetaret nuk mendojne dhe dine vecse te llapin.

    2. Toni says:

      Ha prandaj Rama tani ju pask kunder ven perendimi se Turqija qenka Duke shpikur fabulen e re dhe ne Tani si ilir hajduti me saliu Kure thoshin para nje vit se Amerika duhet te shkone ne North kore tani Rama duhet ta Ben rralitet

  2. Iliria e bashkuar says:

    Pse kishte dyshim per kete ? Ata qe sduan te ndryshojne kufirin Kosove-Shqiperi, jane gati te krijojne nje shtet Kurd.

    1. shqipo says:

      Free Kurdistan!

  3. Hops hopa says:

    Erdogani qenka ne pozite te keqe. Ka bere disa akrobacira. S’kish si te ndodhte ndryshe.

    1. Loni pe Kolkondasi says:

      Erdogan qenka ne pozite te keqe? Te kesh mik Edi Ramen dhe te jesh ne pozite te keqe? Po ti, or “Hops hopa”, a nuk e di se fuqia e Edi Rames eshte me e madhe se e Jesu Krishtit dhe e Muhamed Mustafait,a.s. te marre se bashku? Eshte lider global Rama, o koke qyp!!!

      1. uhahahaaaaaa says:

        Po ti c’rocken e sat’me je? Apo ai qe i mban pishtarin Rames ? ? ? ?

  4. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Kush ka ndjekur zhvillimet e ngjarjeve te asaj kohe ne turqi,ne dokumentare autentik,deshmite e deshmitareve te shumellojshem dhe komente nga analiste asnjeanes,ka dale qe asnje grusht shteti,sic e pretendon erdogani,nuk ka pasur,por ai ´´grusht shteti´´ishte orkestruar nga vet Rexhepi,per te perligjur arrestimet masive te kundershtareve,te cilat i realizoi me pas.
    Dhe ky orkestrim doli qe ish stisur keq,ku si fillim u provokuan dhe u vrane pa shkak ushtarak te thjeshte dhe patriote,,sic deshmuan dhe prinderit e tyre me urdher te komandantit te larte te marines turke,per ngjarje te supozuara,diktuar nga diktatori erdogan.

  5. Albann says:

    Edhe une qe jamne fund te botes e di qe avionet dolen nga baza Amerikane….Pjesa tjeter eshte loje fjalesh…

  6. Hops hopa says:

    C’lidhje ka Rama me grushtin e shtetit ne turqi? Apo nuk di muhabet tjeter. Qenke rrot budalli, o Loni. I bike fyellit ne nje brime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje