Kosova me Izraelin mes SHBA dhe BE, Baton Haxhiu: Gëzim brenda një hidhërimi! Më keq se kaq s’ka ku shkon

3 Shkurt 2021, 21:00Rajoni TEMA

Për analistin Baton Haxhiu formalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit ishte shqetësues pasi u shoqërua me vendimin për të kaluar ambasadën në Jeruzalem, vendim që bie kundër me pjesën më të madhe të vendeve që e kanë mbështetur Prishtinën si BE-ja apo Turqia.

Duke folur gjatë emisionit Shock në Euronews Albania, përballë Andi Bushatit, Haxhiu e konsideroi “sfidë të madhe” situatën në të cilën është përfshirë Kosova dhe theksoi se kjo mund t’i hapë punë.

“Kur një vend është i pashpresë, kapet edhe prej një fije kashtë,” – ironizoi Baton Haxhiu duke e cilësuar situatën politike në Kosovë si ndër më të vështirën e mundshme.

Ai kujtoi se Kosova nuk njihet nga pesë vende të BE-së, nuk ka liberalizim të vizave, nuk figuron në organizata të rëndësishme ndërkombëtare dhe ndër këto ka vetëm marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Më keq se kaq s’ka ku shkon, na u desh dhe kjo, të prisheshim me BE-në dhe Turqinë [prej ambasadës në Jeruzalem],” – tha Haxhiu, i cili e ka konsideruar “as dhimbje të bukur” njohjen e pavarësisë nga Izraeli.

Haxhiu shprehu shqetësim për faktin se Kosova është e izoluar politikisht dhe me qasjen që ka ndërmarrë për të dërguar ambasadën në Jerusalem.

Ai ironizoi duke thënë se një veprim i tillë kërkon një ushtri të fortë. Duke analizuar më tej, analisti i njohur ngriti pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse Turqia tërhiqet nga njohja e pavarësisë së Kosovës teksa drejtohet nga “një udhëheqës arrogant”.

I pyetur se përse Kosova duhet të vijojë të jetë në ndjekje të BE-së, pavarësisht se është bllokuar prej saj, Bushati paralelizoi me Serbinë ku kjo e fundit “ia shkel syrin” edhe shteteve të tjera. Ai theksoi se “nuk janë zgjedhjet mëkatare, por strategjia”.

1 komente në “Kosova me Izraelin mes SHBA dhe BE, Baton Haxhiu: Gëzim brenda një hidhërimi! Më keq se kaq s’ka ku shkon”

  1. Mani says:

    E kujte I rruhet nes Turqija terheqet njohjen shumica e vendeve myslimane nuk e njohin Kosoven si do qofte puna a eshte me te njohin Turqija a po Izraeli??? Turqija as breket e veta nuk I qone dote Izraeli eshte fuqi botrore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje