Nano: Rama si Kryeministër është maturuar shumë! Akuzat për oligarkët, zhurmë dhe baltë. Berisha që tani këndon pa fund në mjete dixhitale, më i korruptuari

4 Shkurt 2021, 22:52Politika TEMA

Ish-kryeministri Fatos Nano në një rrëfim të rrallë në emisionin “Opinion” ka dhënë gjykimin e tij për Ramën si kryeministër. Nano ka folur për perceptimin se qeveria e Ramës është e korruptuar, se ka lidhje me oligarkë apo për akuzat që i bëhen se shkel ligjin.

Sipas ish-kreut të qeverisë shumë akuza janë të pabaza dhe nuk mund të merren si të mirëqena, por shtoi se jo gjithçka i pëlqen nga qeverisja aktuale.

Blendi Fevziu: Si e gjykoni si Kryeministër.

Fatos Nano: Edi Rama është matuar dukshëm në zyrën e Kryeministrit dhe në detyrën e Kryeministrit. Detyra e Kryeministrit është e tillë që kur e bën me seriozitet të maturon. Të bën të ndjesh deri në pore përgjegjësinë e vendimmarrjes së shumicës së njerëzve.

Blendi Feviu: Ka shumë akuza që thonë nuk respekton ligjin, ka shumë akuza për korrupsion, për lidhje me oligarkët..

Fatos Nano: Rama ka një ekip që filtron përputhjen me ligjin të vendimeve që merr, që nku mund të bëhet më i mirë sot. Edhe sikur Rama të japë urdhra sot si ato të fillimit, që nuk e njihte legjislacionin etj, nuk e lejon ekipi ta bëjë këtë gjë.

Blendi Fevziu: Por për akuzat për korrupsion dhe lidhje me oligarkët?

Fatos Nano: E kush nuk ka zhurmë akuza, baltë, për raporte të bujshme me korrupsionin në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Dhe ju keni pasur shumë akuza.

Fatos Nano: Pa fund. Mua më kujtohet viti 1998, kur misioni i Bankës Botërore për Shqipërinë, në vizitën e radhës. Ka qenë një gjermane dhe unë e Gramozi i thonim ‘infermierja Inge”, ishte si një gjipërë me kokë, pedante. Erdhi dhe më propozoi në zyrën e Kryeministrit që të përfshihnin Shqipërinë në skedimin e perceptimit të korrupsionit.

Blendi Fevziut: Dhe ju vendosët ta bënit.

Fatos Nano: Dhe unë i them po patjetër. Je koshient për këtë vendim që po merr më tha mua. Pse më pyet i thash, sepse jesh një nga kryeministrat më të sulmuar më tha. Ka nevojë vendi do ta bëjmë i thash. Këtë grope le të themi ia kam hapur unë vetes i pari dhe është bërë shumë mirë që është përfshirë Shqipëria në këtë proces, pavarësisht se kush i keqpërdor më pas. Transparency Internacional ka krijuar në data baze dhe raportet janë aty.

Blendi Fevziu: Po për raportet me oligarkët për të cilat është akuzuar vazhdimisht?

Fatos Nano: Raporti me oligarkët është një koncept mediatik. Është një sulm i kollajshëm. Natyrisht dhe mua nuk më pëlqejnë pabarazie midis sipërmarrësve që janë krijuar në treg dhe unë nuk jam dakord me aksesin e kollajshëm që kanë disa sipërmarrësish në zyrat e shtetit. Disa syresh thonë që paguajnë rroga të dyta në nivele të administratës që tu shërbejnë atyre.

Blendi Fevziu: Kjo është më se normale besoj.

Fatos Nano: Veçanërisht në Hipoteka. Këto janë fenomene që duhen luftuar me tolerancë zero.

Blendi Fevziu: Luftohen dot?

Fatos Nano: Unë po flas për vullnetin politik për ti luftuar. Tani a zhduken dot, a i vret të gjithë armiqtë përnjëherësh në luftë? Këtë nuk di ta them. Nuk besoj se e gjithë kjo zallamahi mund të krijojë një klasifikim se kush është kryeministri më i korruptuar në Shqipëri. Është Rama? Ka pasur ndonjë më të korruptuar se ai. Është Berisha kur ishte kryeministër dhe tani e këndon pa fund me mjete dixhitale këngën e korrupsionit. Kryeministrat dhe qeveritë që ta drejtojnë duhet gjykuar dhe filtruar nëpërmjet institucioneve që ata përdorin dhe rezultateve që skedohen. Nuk mund të lëshosh fjalë pa peshë, si restoranti i Nustretit bie fjala.

Blendi Fevziu: Në ç’kuptim?

Fatos Nano: Që s’kanë ku i bëjnë pazaret dhe ngeli për t’i bërë në restorant. Është e gjitha një sheqerkë e helmatisur për njerëzit që kanë probleme të përditshme..

Blendi Fevziu: Që s’paguajnë dot qiranë, që nuk ushqehen dot tamam dhe të tillë ka sa të duash.

Fatos  Nano: Të revoltohen ndaj oligarkëve në pushtet.

4 komente në “Nano: Rama si Kryeministër është maturuar shumë! Akuzat për oligarkët, zhurmë dhe baltë. Berisha që tani këndon pa fund në mjete dixhitale, më i korruptuari”

  1. Pedro i ri says:

    Z Nano , z. Berisha etjer zyrtare jetojne ne lluks me rrogat e shtetit. Si i justifikojne pasurite ?

    1. Ray says:

      Rama si Kryeminister eshte maturuar ….ne vjedhje , se i shtron ruget
      nga 30 milion dollare per 1 km,
      cmimin e Karburantit e ka me te lartin ne Europe , sepse ” eshte edhe taksa e ruges” loooool
      dhe pastaj Rama ka ndermend te “maturohet” akoma me shume ne stilin e Nanos,
      sepse do na vendosi per te gjitha ruget taksa nga 20 dollare per 1 kalim,
      pavaresisht se ne e paguajme tek cmimi i Karburantit taksene e ruges,

      Ne fakt Nano duke qene nje bythe shume e zgjuar,
      saqe ja mer edhe ketij timit, duhet lexuar me kujdes ,
      sepse nga sa duket Nano me fjalen “maturim” nenkupton Vjedhjen e sh’frenuar,
      ndaj Rama eshte super i ..”maturuar”

    2. Kalec Dega says:

      Po te ishte gjalle gjarpri Ramiz edhe ate nuk do ta harronte Mero per ti mbushur mendjen shqiptarit se Shqiperia ishte/eshte fanar i botes nen komunizem/neokmunizem…. Nderkohe xhiron po e ben xhuxhi me porosi te Byrose Politike……dhe me ndihmen e 20% nga EdDRogani….

  2. Samiu says:

    E justifikove rrogen mujore qe te jep Zamiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje