Para rënies së regjimit komunist, Fatos Nano punonte në koperativën bujqësore në Surrel, në periferi të Tiranës. Mirëpo brenda tij ekzistonin pakënaqësi ndaj regjimit qeverisës.
Pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha në vitin 1985, Fatos Nano tregoi pakënaqësitë në një mbledhje kur ishte rikthyer edhe Nexhmije Hoxha, pas vdekjes së bashkëshortit Enver Hoxha.
I ftuar në emisionin Opinion, Fatos Nano ka treguar se çfarë deklaroi në këtë mbledhje, ku iu drejtua pjesëmarrësve duke u thënë pakënaqësitë në zinxhirin drejtues të kooperativës ku ai punonte.
Blendi Fevziu: Po e formuar kur erdhi pakënaqësia tek ju?
Fatos Nano: Kur fillova të kuptoj më shumë. Kur fillova të shikoj që pakënaqësia ime nuk ishte kaq e ngushtë. Kur shikoja që njerëzit mbanin radhën për qumësht në orën 02:00 të mëngjesit. Unë isha më i shkathëti aty se me ndihmonte biçikleta. Kur fillova të kuptoj që tolloni ishte i pamjaftueshëm dhe nuk ishte për të gjithë. Kur fillova të shoh padrejtësia majtas apo djathtas për njerëz të ndershëm që shikonin punën e tyre.
Dhe kur fillova të gërrmoj me mendjen time që kush i bën, pse i bën, dhe kam guxuar në vitin 1985 kur jam kthyer nga koperative bujqësore në Surrel, në Surrel ishte sektori i dytë i koperativës dhe unë isha hartuesi i normave të fshatarëve, iu numëroja ditët e punës dhe nxirrja pagën. Dy vjet të bukura, nja 200 metra nga ku e ka shtëpinë Rama tani. Mua më jepnin 40 ditë pune në muaj. Po dita e punës lëvizte nga 90 lekë të vjetra, në vitin më të mirë ajo koperative kishte shkuar në 120-125. I bie maksimumi 4 mijë lekë të vjetra në muaj. Me ato mund të ushqeheshe, por pastaj duhej të filloje të shikoje kalendarin se për sa kohë mund të bleje një veshje, një palë këpucë.
Mbledhja e parë e organizatës në të cilën rikthehet Nexhmije Hoxha pas vdekjes së të shoqit, pas zisë. Dhe aty vendosa të them ca gjëra. Sapo kishte dalë një fjalim i Ramiz Alisë në një nga pleniumet ku ai filloi të ngacmojë idenë e ndryshimet dhe organizatat diskutonin mbi fjalimet e udhëheqjes.
Dhe unë në thelb them: “Shokë dhe shoqe, shoqja Nexhmije, unë vij nga koperativa, nga baza, ku konstatova që ka një rrjet lidhjesh, interesash të fortë midis kuadrove të nivelit të mesëm dhe të lartë, duke filluar nga kryetar koperative, drejtor ndërmarrjesh, komiteti i partisë deri nëpër Ministrira, i cili nuk lë asnjë direktivë të shkojë sagllam poshtë dhe nuk le asnjë problem që ka që të vijë lart”. Ishte e gjitha klanore, ishte korruptive.
Dhe ishte realisht kështu siç e lexova unë. Dhe ishte shumë e vështirë të depërtoje mbi të sepse këta kishin në dorë dhe rrogën tënde, dhe gradimin tënd, kishin në dorë të të zhvendosnin nga këtu atje, të merrnin në qafë. Siç morën në qafë motrën time, e cila ra në dashuri dhe u martua me një djalë i cili vinte nga një familje të persekutuarish dhe sapo mbaroi shkollën e marrin dhe e çojnë në Laç.
Ajo ishte nga nxënëset më të mira të fizikës bërthamore dhe e çuan në gjimnazin e Laçit ku ka ndejtur 15 vjet të tëra si mësuese fizike. Të gjitha këto krijonin një arsyetim që këtu diçka nuk shkon. Këtu nuk njihet merita. Babai mund të mbërrinte deri tek veprimi apo karakteri i mbrapsht i dikujt në udhëheqje, por jo tek vija ideologjike.
Blendi Fevziu: Besonte realisht tek vija?
Fatos Nano: Po besonte. Sepse doli malit për çlirim dhe pastaj u rrit me të.
Duhet ngritur rroga ushtarakëve dhe policïs me 28% këtë vit.
SA PAK I NGJAN BABAIT, TË PA HARRUARIT THANAS NANO!
AI, PËRVEÇ ZGJUARSISË, KISHTE THJESHTËSINË. NË PUNË KOMUNIKONTE
SË PARI ME PASTRUESE E PUNËTORET PËR HALLET E TYRE.
FATOSI E KA ZGJUARLSINË, POR FODULLLKU JA UL FIGURËN.
Ore Fatos ju keni patur nje pergjegjesi shume te madhe karshi nesh popullit . Nuk e luajte rrolin qe tu dha mendove vec per vete. Kete populli nuk ta fal.Gjithcka thua tani eshte teper vone nuk e kuptojme pse je duke dale ne kete skene politike tani. As mos e mendo se mund te kesh shans te zgjidhesh diku. Je nje karte e djegur sepse nuk bere asgje kur tu dha mundesia. Jemi te lodhur nga njerez qe premtojne e nuk bejen asgje.NUK E DIME KUR DO TE VIJE AJO DITE QE POLITIKANET TANE TE VENE SHQIPERINE MBI INTERESAT VETJAKE. Kjo eshte fatkeqesia e klasave tona politike qe marrin kedo gjejne e qe i bashkon interesi e hajde te qeverisim. Kjo praktike duhet te marre fund. Deri tani kemi pasur politikane te pa pergatitur me edukimin e duhur qe te drejtojne vendin.Prandaj shoku Fatos gezo pleqerine dhe leri ata njerez qe vene Shqiperine mbi gjithcka kundrejt xhepit qe zgjodhet ju te vjetrit.Ti na le ne balte te gjitheve.Populli eshte i lodhur nga djem te tille.Jeta vazhdoi dhe pa ju si udheheqes i pa zevendesuar nese do e quash veten. Shqiperia do eci po jo me juve dhe djem si juve.
O Fatos, nuk ka patur ndonjehere dege te fizikes berthamore, ajo quhej fizike speciale. Fizika berthamore ishte nje nga lendet si te 4-vjecarit ashtu edhe te 5-vjecarit te deges fizike. Ku e gjete fiziken berthamore ne Shqiperi ti me nje akselerator gati laboratorik?
Fatosi ka meritat e veta si ekonomist dhe reformat qe ndermori kur erdhi ne qeveri muk kane marre vlersimin e duhur.
Si politikan ka qene me i pavlefshmi dhe jashtzakonisht demtues per popullin e vet. Edhe Pandi ja kalon per politike (ne kuptimin e drejte te fjales, e jo per pazare te tipit arabi).
Keshtu eshte kur te hipen vehtja ne qejf.sa djem nga Tirana kane punuar ne kooperativa,ne hidrocentrale,mesues ne fshatrat e largeta?ky eshte nje fodull mendjemadh.nga surreli,me kembe per 10 min.ishe te autobus i uzines traktori.te tjeret donin 5 ore te dilnin ne rruge automobilistike.ke qene ndonjehere ne fshatrat prapa malit te dajtit? Jo,se nuk te linte thanas ciftelia.po te zyra e nexhit,pse te motren ty ,gramozin?se ishit me te miret?trapa te trotuareve keni qene.Nese une nuk hyra ne Ps,edhe pse u ftova,nje nga shkaqet ke qene ti ne krye te ps.pse sa here ka zgjedhje zgjohesh dhe vjen ne tirane?oreks te madh ke per tu bere president.e ndjen shume kete humbje per xhoanen ,zonje e pare.dhe urimi me i madh do iu vije nga zyrat e greqise.
Ky eshte as me shume e as me pak, Mekatar i ketyre viteve “Demokraci”. Doli nga burgu dhe i dha shansin Sali Berishes pasi dogji e shkaterroi vendin ne 97, te riciklohej serish ne politike. Ky ishte qendrimi me i keq qe mbajti politika ne Shqiperi. Ky ishte sinjali qe ne Shqiperi mund te besh cte duash, ta djegesh, ta grabisesh dhe ta vrasesh dhe asgje ste ndodh ndaj jepini sa te mundeni dhe vertet ajo ndodhi per 24 vjet te tjera pas 97. Shume gjera ndodhen dhe askush nuk mbajti pergjegjesi dhe korrupsioni mberriti ne majat e cdo gjeje, politike, gjyqesor, administarte, media etj. Ky eshte nga politikanet me te deshtuar te historise Shqiptare.