Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili e bëri fajtor dje për një sërë zhvillimesh në politikë por edhe tek Nano personalisht.
Nano u rikthye pas shumë vitesh përmes një interviste me gazetarin Blendi Fevziu, ku nuk munguan deklaratat e bujshme për ish-kolegët e tij, ndër ta edhe Berisha për të cilin tha se i “ka vrarë nënën”.
Në reagimin e tij, Berisha duket se është marrë vetëm me pjesën e kryeministrit Edi Rama, të cilin Nano e vlerësoi si politikan.
“Miq, Fajin e ka Saliu!! sb”,-shkruan Berisha në postimin bashkëngjitur videos, e cila është edhe “përgjigjia” e tij për akuzat e Nanos.
Në videon e shpërndarë nga ish-kryeministri janë disa deklarata të vjetra të ish-kryeministrit Fatos Nano, kur sulmonte Edi Ramën, dhe e përshkruante atë si “refugjat’.
“Edi Rama ka një problem moral. E kam marrë me thonj të paprerë si refugjat nga Parisi dhe e kam sjellë të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse.
Unë mund të kem bërë shumë gjëra por e nxorra nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut, në ministër dhe kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë”.-thotë Nano në videon e postuar nga Berisha.
Pirdheni ju te opozites pirdheni se, vete po i çoni pordhet dhe vete do t’i hani.Po Berisha me Bashen sa here jane bere per mute me Meten dhe Moniken dhe tani hane ato qe kane dhjer vete.Ju te opozites jini pisa dhe nuk ju afrohesh dot se te helmoni era mut.Fatos Nona njuk ka bere ndonje gje qe t’a shani ju,por nga ajo qe nuk kini se ç’i beni, shpifni e shpifni pa mbarim.Shpifni sa te doni nuk u beson njeri, se jini njerez te djallit.