Fatos Nano "gozhdoi" shqiptarët me stilin, ironitë dhe të vërtetat që artikuloi

5 Shkurt 2021, 12:03Politika TEMA

Pas më shumë se 12 vitesh, dalja në një media publike Fatos Nano është rikthyer dje në ekranin e televizionit Klan në Opinion.

Me stilin e tij, me ironinë por edhe me të vërteta, diku të ditura dhe diku jo, Fatos Nano për dy orë shkatërroi audiencën televizive, mori vëmendjen e të gjithë shqiptarëve.

Mirë apo keq, kjo shikohet në Shqipëri sipas tifozërive të palëve politike. Ajo që ra në sy ishte se në rrjet shpërthyen sulmet, akuzat, të vërtetat dhe të pavërtetat ndaj Fatos Nanos.

Nga ana tjetër, turma e njerëzve që sot janë me Ilir Metën dhe dje i vërtiteshin nga pas Nanos, i cili mbante si tespie në dorë, filluan ta sulmojnë, përfshirë këtu gazetarë, analistë, ish zyrtarucë të djeshëm të tij, por e gjitha kjo tregoi se Nano dje sërish ka goditur, pritshmëritë ndaj tij ishin maksimale, audienca ka qenë maksimale dhe sipas të dhënave të siguruara nga një kompani private monitorimi, audienca e TV Klan ka arritur në një kulm historik të saj dhe emisionet e tjera televizive thuajse nuk ekzistonin fare.

Dhe portalet raportonin Fatos Nanon vazhdimësisht dhe mediat e tjera thuajse humbën dje, nuk ekziston. Sipas të dhënave të kompanisë private, përqindja e audiencës shkonte rreth 92%, pra në masë shqiptarët ndiqnin Fatos Nanon, çka tregon se jo vetëm pritshmëritë ndaj tij, por edhe mungesa për një kohë të gjatë kishin bërë që audienca të rritej në nivele të frikshme.

Mesa duket edhe pse ka 16 vjet që ka dalë nga politika me jo pak elegancë dhe qëndron i heshtur, herë pas here shfaqet, thotë disa të vërteta, por edhe bën goditjet e tij.

Dje i ashpër ka qenë me Berishën, i ashpër ka qenë edhe me Metën. Sërish ka marrë rolin e liderit të socialistëve, që në fakt ka ngelur i tillë në këto vite dhe mesa duket tashmë po i bën një shërbim tjetër partisë së tij në pushtet, duke mos lejuar që segmente brenda së majtës ta rrëzojnë PS nga pushteti ashtu siç e rrëzuan në 2005.

Gjithsesi Nano ishte njeriu që dje u ndoq në media, me një audiencë maksimale dhe tregoi se gjithmonë ngelet një lider politik i padiskutueshëm në skenën politike shqiptare./CNA.al

4 komente në “Fatos Nano “gozhdoi” shqiptarët me stilin, ironitë dhe të vërtetat që artikuloi”

  1. Neroni says:

    Prandaj nuk behet ky vend se eshte i mbushur me budallenj qe mahniten nga gjerat pa lidhje qe brockullisin te lodhurit si Tosi, Edvini, Saliu, Luli, Mona, Likja. Te ishte i afte per te gozhduar Tosi nuk do kishte qeverisur Shqiperine si Kandahar. Edhe Perputhen ka audience rekord, i pari emision shqiptar me mbi 100 milione shikime ne Youtube, po ate pse e shani meqe ka “gozhduar” si Tosi mbreme?

  2. Para Laqi says:

    Ishte nje interviste qe nuk tregoi sa i poshter eshte Sali Berusha apo sa minstruoz Ilir Meta,keto u dime e skane asnje diskutim.Ajo tregon per nga audienca qe njetzit kane nevoje oer nje alternative krejt tjeter nga corba qe ofron kjo klase politike.Por nuk eshte Nano altetnative any more.

  3. Lili??? says:

    Faleminderit shuuume Z.Nano.Mbetesh ne zemren time njeriu i mire,i mencuri i shkathet ne vendimarrje.Polirikan klasi.Faleminderit.

  4. Çfarë flet more debil? Po na tregonë sa i zgjuar është Nano??!!
    Dje kishte të njëjtin kredibilitet dhe dukej si veteranët që njëherë e një kohë vinin në shkolla e llomotisnin për betejat heroike të luftës.
    Më dashje apo jo Ramës Alia I la në dorë Nanos partinë politike më të madhe mbas 90.
    Po ky kumarxhi politik e shpërdori pushtetin e popullaritetin që gëzonte, tamam si një miliarder hedh pa qeder paratë në tavolinën e kumarit.
    Tani është thjesht pa vlerë!
    Le të mbledhi thonjtë e prerë të Edit e të kujtojë me nostalgji se dikur e morì nga Parisi hyzmeqar e tani duhet ti bëjë temena mediatike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje