Basha zgjeron "thesin" e premtimeve: Asetet e sekuestruara nga Mafia do t’ua jap të rinjve

5 Shkurt 2021, 12:13Politika TEMA

Lulzim Basha prezantoi këtë të premte programin e Partisë Demokratike për rininë në zgjedhjet e 25 Prillit ku nuk munguan edhe premtime të padëgjuara më parë.

Sipas Bashës, plani i demokratëve është i sigurtë dhe konkret. Ai u shpreh se si kryeministër do të zgjidhë çështjen e papunësisë, uljen e emigrimit, rritjen e cilësisë së arsimit dhe inoviacionin, një pikë që sipas Bashës do të jetë në krye të përparësive.

Basha u angazhua se 9 në 10 prej studentëve shqiptarë që vijnë nga familje nën 64 mijë lekë në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për Bachelor dhe Master.

Basha tha se asetet që do të sekuestrohen nga Ligji Anti-Mafia do të përdoren për të rinjtë që të ngrenë biznese.

“Angazhohem që asestet e sekuestruara në bazë të Ligjit Anti-Mafia do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë.

Angazhohem që ta bëj brezin e ri përparësi të qeverisjes sonë, punë, arsim, mundësi, profesion. Rinia do të jetë e para”, tha Basha.

Sipas kryedemokratit zgjedhjet e 25 Prillit janë jetike.  “Ose do ta ndryshojmë Shqipërinë ose nuk do të kemi të ardhme”, tha ai.

2 komente në “Basha zgjeron “thesin” e premtimeve: Asetet e sekuestruara nga Mafia do t’ua jap të rinjve”

  1. para se te hedhim Voten ne Qyp ,
    Gruja e bashes te na beje nji Gojore stil Hollandeze ?
    degjove ti ore bythe ?
    [lere mafien ne punen e saje ,se te qi te 14.dhjeten ajo ,
    boll na bere gangsterrin o peder]

  2. Lul-Genjeshtari says:

    jo more bibilush:Vetem te Rinjeve do tu napec??Po mua Plakut??Pse jo??Te gjitha te Drejtat te Barabarta i kemi apo jo??Ja pyet Sali baboshicen,ta tregon ai…
    Ne fillim the se “Do tu merrje” Pasurin OLigarkeve dhe do tja jepje Miletit,tani na dole, qe te Marresh Pasurin e po te tjereve dhe tua japesh te Rinjeve?Kush je ti:Qe Bene Premtime me Pasurine e te tjereve???????????Po per vete NUk do te “Marresh gje” Lulezim Basha??????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje