Ilir Metës nuk i del akoma e keqja nga akuzat e forta që lideri i socialistëve dhe njeriu që i mësoi zanatin e politikës Fatos Nano, lëshoi të enjten e kësaj jave.
Teksa i ka përmendur se ka Meta mbart të 7 mëkatet e Biblës, nga Grykësia, tek ligësia e pabesia, Nano u shpreh se nuk komunikon fare me presidentin aktual.
Që nga ai moment, Ili Meta ka dirigjuar sulme nga më të ashprat në drejtim të liderit të socialistëve duke përdorur të gjithë gazetarët dhe mediat që ka në borderonë e tij dhe të familjes.
Mes tyre ëhstë dhe botuesi i gazetës Koha Jonë Nikollë Lesi, për të cilin me sa duket Ilir Meta e ka lënë të “shtypur” komandën “sulm” ndaj Fatos Nanos.
Këtë gjë ka bërë dhe ditën e sotme Lesi në gazetën e tij, duke e cilësuar Fatos Nanon të rrënuar fizikisht dhe mendërisht, ndërsa akuzon dhe socialistët se janë katandisur në atë derenxhe sa të kërkon ndihmë nga Fatos Nano.
Madje gazeta afër Metës, thotë se tashmë nuk e nxjerrin më Fatosin në TV se u ka prishur punë, një mesazh se nuk duhet të dalë më!
Fakti që e përmend Nanon çdo ditë q ënga intervista, që e sulomon poa rreshtur në gazetat që paguhen prej tij, Ilir Meta po tregon se i ka djegur shumë akuza e Nanos.
Këtë e thotë dhe mes rreshtave Lesi, teksa nënvizon se: “Të gjitha sondazhet reale, e jo nga ato që publikon Edi Rama me mediat e tij, tregojnë për rënie katastrofike të kuotave publike të qeverisë, natyrisht të krejt Rilindjes që drejton vendin.
PS-ja është parti serioze, porse prej disa viteve ajo është uzurpuar nga sekti rilindas, sekt tip shushunje, që pi çdo lloji gjaku, edhe gjakun e socialistëve.
Duke ditur se mandat të tretë nuk ka për Rilindjen, Edi Rama dhe miqtë e tij, po tentojnë të manipulojnë opinionin në mënyrë që të pësojnë humbje sa më të vogël me 25 prill.
Kalimi në opozitë përballohet, por kalimi nga zyrat qeveritare te qelia e burgut mbetet vdekjeprurës për disa nga Rilindja.
Pikërisht për të mos humbur thellë, Edi Rama dhe krejt qeverisja janë angazhuar që të japin gjithçka vetëm e vetëm që të mos dalin më keq se sa mbeti PD-ja në vitin 2017, kur bëri pazarin me Edi Ramën.
Kaq mbrapa realitetit janë sa kanë menduar se risjellja në skenë e Fatos Nanos, mund t’ju shtonte vota apo kuronte imazhin blozë të qeverisjes.
Nanon, këta që janë sot në pushtet, e rrëzuan duke bashkëpunuar fshehur në vitin 2005 me PD. Pikërisht këtë Fatos që nxorën te Opinion këta e kanë portretizuar si fundërrinë politike.
Disa analistë apo deputetë të PS, para se Nano të dilte te Fevziu, nisnin sms duke thënë se “Tani po del dhe Fatosi dhe e kuron Ramën. Ai shton vota PS-së”.
Por fill pas emisionit kur Nano mezi fliste, duke marrë frymë me zor e në jargavosje, si dhe duke u servilosur deri në ndyrësi, këta që nisen para emisionit sms, u dëshpëruan.
Na dhjeu fare ky Tosi!- ishte sentenca e tyre nga selia e PS dhe bujtinat qeveritare.
Dhe ashtu ndodhi, Fatos Nano ia uli pikët Rilindjes që e kishte nxjerrë si “udhëheqës historik”. Zakonisht ai, Fatosi, e ruan dinakerinë dhe sensin e masës, edhe kur ia kanë mikluar fytin me lëng eurodashës; por këtë herë ishte në mjerim total për tu parë.
Fizikisht dhe mënderisht.
Rilindja pasi po takon bandat, oligarkët, mediat e korruptuara; pasi shiti gjithçka me PPP, koncensione, tenderime, shkoi dhe te Tosi.
Akuzat janë të shumta nga publiku se e kishin blerë. Me leje ndërtimi apo me gjëra të tjera që hedh Rilindja, kjo mbetet të shikohet, porse Tosi i turpëroi ata që e shpunë me nxitim në TV.
Nuk e nxjerrin më në TV!
Mirë e tha Andi Bejtja: Aman Fatos dil dhe me datë 24 prill në TV!”!
Nuk ka mundësi që gazetarët të mbrojnë politikanë me bllok në dorë…
Ja fusni pordhes –
Nga sa duket nuk ju del ju inati ndaj Metes,
se Meta e injori komplet Nanon, e konsideroi si nje llozher
Si tha Andi Bejtja? “Aman o Fatos, dil edhe ne 24 Prill.”
Po, po. Mbaje me shkume, se e kujton veten gjoja te zgjuar, dhe populli na qenka budalla. Vetëm keta dhe Flutura Açka e kujtojnë popullin budalla.
Prandaj ju dogji Fatosi deri ne fund te zorres se trashe. Kjo ne fakt vlen per këtë kllufin, Nikolle Lesin.
E perse i do armiqtë, kur ke miq si Nikolla i Degraduar? Nje artikull shkruan Nikolla, 500 vota humb Ilir Meta. Epike.
Fatos Nano ka dale ne televizion vetem nga mllefi se përse nuk e kishte këtë fat që ka Edi Rama, kur ishte vetë në pushtet.
Por fati edhe bëhet. Edi Rama e bëri shah-mat Ilir Metën duke e zgjedhur President.
Ne fakt i dha shancin qe te gezonte me nder, çfare kishte fituar pa nder. Por Ilir Metës i doli Monika nga duart, dhe u be Leckë Pazari. Edhe vetë u terbua se si ja bodhi Edi Rama, dhe e humbi logjiken.
Tani e ka humbur fare, dhe e ka rrethuar veten me idiote
Po mire o Mero, po ti e riboton fjale per fjale artikullin e Nkolle thiut. Atehere lind pyetja pse te lexojme Temen dhe jo Koha Jone?
Absolutisht i pakundershtushm arsytimi I komentusit. Mero vdes per Nikoll Leshin, Bushatin, Sali Shurranin, Ilir baxhellen, dhe ca anal-iste te tjer.
Nano tani është agjent Austriak, ku kërkon të pasuroj Austrin duke zhytur në borxh Shqipërin, siq bëri disa pisllëqe në favor Grek.
kane shume frike se do humbasin PeDet
O Nikoll je bere si qente e rruges qe lehin te kazanet e plehrave…