Shifrat dramatike nga Covid-19, 78% e shtretërve në spitale, të zënë. Manastirliu: Kemi raste të riinfektimeve

8 Shkurt 2021, 11:56Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, konfirmoi se në Shqipëri ka pasur raste të riinfektimeve me koronavirus, ndërsa theksoi se aktualisht 78% e shtretërve në spitale janë të zënë.

“Kemi raste të riinfektimeve, që i çon ekspertët në dyshime të qarkullimit të varianteve të rinj të Covid. Jemi në pritje dhe po çojmë mostrat në laboratorin e Berlinit për të vërtetuar se dyshimet tona do të rezultojnë të vërteta.

Kemi 78% të shtretërve të zënë në spitalet Covid. Kjo nuk do të thotë se kemi vështirësi në ofrimin e shërbimeve. Kapacitetet nuk janë të mbingarkuara”, tha Manastirliu.

Ministrja tha se rritja e rasteve, kryesisht të rinj, por edhe riinfektimet tregojnë se mund të kemi edhe persona të infektuar me variantet e reja, por kjo do të vërtetohet pas marrjes së rezultateve nga laboratori i Berlinit.

“Ka një trend të lartë, që ekspertët vlerësojnë se është i pritshëm dhe probabilisht me qarkullimin e mutacionevce të reja.

Kemi dyshime të arsyeshme për qarkullimin e varianteve të reje, pasi shohim që të rinjtë janë më të infektuar. Kemi raste të riinfektimeve.

Këto janë arsye që i çojnë ekspertët në dyshimet për variantet e reja. Pra kemi të bëjmë me këto dyshime të arsyeshme.

Jemi në pritje për analizat nga laboratori i Berlinit për të vërtetuar nëse këto dyshimet tona do të rezultojnë të vërteta.

Rritja ka edhe disa shkaqe të tjera, që lidhet me moszbatimin e masave, me grumbullimin e familjarëve si dhe me fluksin e qytetarëve në disa vende”, tha ndër të tjera Manastirliu.

1 komente në “Shifrat dramatike nga Covid-19, 78% e shtretërve në spitale, të zënë. Manastirliu: Kemi raste të riinfektimeve”

  1. noel-nikolo says:

    po mbylle moj zonjeze , sic eshte mbyllur gjith bota, pse llafos kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje