Sonda e misionit të parë ndërplanetar arab, “Hope” i afrohet Marsit

8 Shkurt 2021, 10:07Hi-Tech TEMA

Sonda e misionit të parë ndërplanetar arab pritet të hyjë në orbitën rreth Marsit të martën, në atë që konsiderohet si pjesa më kritike e një udhëtimi për të zbuluar sekretet e motit në Planetin e Kuq.

Sonda “Al-Amal” (“Shpresa”) drejtohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo pritet të sigurojë një pamje të plotë të dinamikës së temperaturës në atmosferën e Marsit.

Ngritja e kësaj anije kozmike pa pilot u zhvillua në korrik nga qendra hapësinore Tanegashima (në jugperëndim të Japonisë), pas dy shtyrjeve për shkak të motit të keq.

Ambiciet hapësinore të këtij vendi të Gjirit shihen si një kujtim i epokës së artë të arritjeve të mëdha kulturore dhe shkencore në Lindjen e Mesme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje