Kryeministri Rama reagoi këtë të martë për rastin “Tire” dhe arrestimet e fundit në spitalin Shefqet Ndroqi. Kryeministri theksoi se ky është një mesazh i qartë për të gjithë ata që e kanë ndotur figurën e mjekut.
“Ky rast kaq skandaloz dhe kaq domethënës është një mesazh i qartë për të gjithë atë pjesë të trupës së bluzave të bardha, që për fat të mirë është një pakicë, por e mjaftueshme për të ndotur pastërtinë e bluzave të bardha, për të ndotur performancën që vazhdon. Patjetër që është edhe një mesazh i qartë për të ardhmen.
Më tej, Rama foli për reformë në shëndetësi, duke theksuar se do të marrë fund punësimi i mjekëve si në spitalet publike dhe në ato private.
“Unë besoj se kura afatgjatë dhe e suksesshme për të adresuar plagën kanceroze të ryshfetit në shëndetësi është thellimi i reformës së sistemit, reformë që ne e kemi nisur dhe tashmë kemi një bazë solide për të hedhur hapin e madh të autonomisë spitalore, të motivimit të mëtejshëm të mjekëve në bazë të kartës së performancës së tyre.
Natyrisht, të kalimit në tërësi në një fazë tjetër, ku faktikisht, bazuar në modelet më të mira, mund të arrijmë dhe do të arrijmë që spitalet publike të funksionojnë me një logjikë që harmonizon shërbimin falas për qytetarët me shpërblimin motivues për mjekët. Historia e mjekëve me dy stacione, një në spitalin publik dhe një në klinikën private, merr fund”, u shpreh Rama.
Kur do te marre fund ajo e dy stacioneve per mjeket, z.kryeminister, nje ne shteteror e nje ne klinikat private” Kete nuk e thua. Mjeket-xhambaze ose jo, ndersa te vizitojne te shteterori, te rekomandojne privatin ku punojne pas shteterorit per nje trajtim me te specializuar e me komod. Juve nuk e dinit kete apo beni sikur nuk e dini, sepse jane te rralle mjeket e specialiteteve te kerkuara te mos kene klinika private te licensuara nga shteti. Kjo e para. E dyta: Mjeku te shteterori e ka per detyre te punoje 8 ore, sa c’e percakton kodi i punes. Verifikonie, pas 4-5 oreve te shteterori, zhduken e kapin kliniken private, te tyren, apo te punesuar aty. Le te marrim variantin me te mire, mjekun e ndergjeshem qe sherben 8 ore te shteterori, ku pose lodhjes e ka shoqeruar edhe stresi. A eshte ne gjendje ai te percaktoje pas nje impenjimi te tille fizik e mendor diagnoza te sakta per pacientet? Me ka treguar nje shok i cili e ka djalin kirurg ne Gjermani, se i biri, si kthehej nga spitali ku punonte, shtrihej ne divan dhe per nje gjysme ore ngrinte kembet mbi poltron dhe nuk komunikonte me askend. Kategorikisht te ndaluar te punonte ne klinika private apo te bente vizita private. Mos u tutni se shteterori pas nje vendimi do te zbrazen. Nuk e leshojne shteterorin, se ai eshte karremi i tyre per tek privati.
Sakte
Rritje rrogash por edhe rritje kontrolli.
Jane bere spitalet publike si hale private. Turp.
Mjeket dhe Infermjetet e QSUT nuk duhet te punojne ne ne privat, ose ne privat ose ne shtet.
Nese ben kete te gjithe do zgjedhin privatin…e kush do punoje ne shtet? Ogerta? Kujdes ne reformat se po lini nam…kush ju kwshillon xhanem?….une nuk kam leke kush do me vizitoje nese mheket e mire jane ne privat? Apo specializantet….
Me kete metode fitmprurese ne dem te pacientit punojne dhe mjeket stomatologe te shtetit ne klinika private .Dy ore ne shtet e me i pas shkojne e punojne privatisht,ndersa pagat i marrin tek shteti.Tipike eshte e vazhdon ne Elbasan.
Zoteri percakto cmimet e sherbimeve sic e ka evropa per gjithe spitalet sa kushtojne operacione dita e qendrimit ne spitale ,cmimi e ilaceve dhe kush rimbursohet nga shteti ne baze te ardhurave te personave e familieve ateher mjekimi ashte falas e dyta mjeku te zgjedh per privat a me punua ne shtet e pagesa te behet nepermjet mutaliteteve e jo me para ne dore ne baze te manualit te cmimeve e jo sic do mjeku,atehere personat mund te zgjedhin ku te dojne me shkua si privat apo ne shtet,kjo nuk lene ma abuzimeve e gjithe fare mjek qelbesirash qe rjepin njerzit me sekser.Une jetoj jashte e jam operua 3here brenda 3vjetesh per probleme shume te randa por asnje here nuk kam mendua se kush do paguaj e ne Shqiperi ndigjoj se ka mjek qe punon ne shtet e i thote pacintit bande te spitali privat se kete nuk te mjekoj ose te operoj keta pikrisht duhet me shkua ne burg,tjeterne te gjithe spitalet ne prendim larje pastrim shperndarje inacerbo,Norimberga carcafesh i bajne infermjeret me duer te hapura dhe servisin ushqimin dhe pasandej vin doktoret sbashku me asistent dhe jane profesora e me grada shkecore e bisedojne shume thjeshte me smurin e jo nje pastruse qe quhet sanitare te beje ligjin ne spirale