"Siptari": Racistët e Beogradit dhe BE e politikanët shqiptarë që heshtin

9 Shkurt 2021, 09:23Rajoni TEMA

Ministri serb i punëve të Brendshme Aleksandar Vulin nuk është dënuar për përdorimin e gjuhës ofenduese ndaj shqiptarëve. Ai mund të vazhdojë t’i quajë shqiptarët «šiptari». Në Luginën e Preshevës kjo është pritur me zemërim. Në Kosovë heshtin politikanët, institucionet, mediat, intelektualët publikë, ndërsa BE, diplomatët perëndimorë, OSBE e organizata të ngjashme s’kanë qejf t’ua turbullojnë ujin racistëve të Beogradit.

Nga Enver Robelli

Tani që Aleksandar Vulini e ka pranuar vaksinën ruse kundër koronës, me gjasë është i imunizuar dhe mund ta përdorë lirisht fjalën fyese «šiptari» ose «šiptar» për t’i përshkruar shqiptarët. Një gjykatë në Beograd nuk ka pranuar ta dënojë Aleksandar Vulinin për përdorimin e gjuhës fyese ndaj shqiptarëve. Prej vitesh Vulin i përshkruan shqiptarët si «šiptari». Është fjalë fyese, ngjashëm si fjala «Nigger» për njerëzit me lëkurë jo të bardhë.

Fjala «šiptar» nuk është neutrale, siç nuk është as fjala «nigger». Kur një ministër i qeverisë serbe, në këtë rast ministri i Brendshëm, shqiptarëve u drejtohet me një fjalë përshkruese pezhorative, nënçmuese, raciste, kjo lë gjurmë dhe plagë psikologjike, ngjall ndjenjën e të qenmit qytetar i rendit të dytë, i cili mund të lëndohet dhe shtypet nga pushtetari. Aleksandar Vulini e di këtë, andaj e përdorë në mënyrë konsekuente emërtimin «šiptar».

Vite më parë një gjykatë e Beogradit mori vendim që fjala «šiptar» të konsiderohet fyese. Madje u tha se edhe nëse një serb i thotë një serbi tjetër «šiptar», kjo konsiderohet fyerje. Por kur bëhet fjalë për ministra, pra për njerëz me pushtet, atëherë drejtësia serbe përdorë standarde të dyfishta. Rrjedhimisht, Vulin mund të «filozofojë» edhe më tutje duke i nisur fjalitë kështu: «Dragi moji Šiptari…».

Për shembull në fillim të janarit Vulin foli për situatën në kufi me Kosovën (në «zonën e sigurisë tokësore», sipas vokabularit zyrtar serb). Vulin tha se në këtë zonë problem i madh janë vjedhësit e drurëve, të cilët depërtojnë nga Kosova dhe shpesh hapin zjarr kundër forcave serbe të sigurisë. Ja, pra, si duket shqiptari i shekullit 21: vjedhës i «lisave serbë» që gjuan me armë.

Nuk ka përparuar shumë shqiptari, mbetet ai i viteve 50-të, sharrëxhi dhe qymyrbartës, që pasi i shërben me urtësi «shtresës së kulturuar të Beogradit», ulet nën një strehë, nxjerr nga strajca një bukë të «Zhitoprometit» dhe një konservë me sardele. Vulin nuk flet kokë më vete. Në Beograd është sekret publik se ai është megafoni i presidentit Aleksandar Vuçiqi. Çfarë mendon Vuçiqi, por nuk e konsideron oportune ta thotë vetë, e vjell Vulini në opinion. Kështu funksionon racizmi i koordinuar shtetëror serb.

Kur u pyet nga gazetarët se përse po vazhdon t’i quajë shqiptarët me termin fyes «šiptar», Vulin nisi një ligjëratë e nivelit të kafehanes së Shumadisë. Tha se do të vazhdojë t’i quajë ashtu për shkak se në gjuhën serbe fjala «šiptar» na qenkësh sinonim për «Albanac». Vulin u arsyetua se fjalën «šiptar» serbët e paskëshin marrë nga shqiptarët dhe tha se do të hiqte dorë nga përdorimi i fjalës «šiptar» nëse shqiptarët e ndryshojnë atë në gjuhën e tyre, nëse e ndryshojnë gjuhën, gramatikën, letërsinë.

«Dragi moji Šiptari…», vazhdoi Vulin, «ju respektoj pafund, kemi ngrënë bukën e njëjtë, ju jeni populli i Esad Pashë Toptanit, pa fund e respektoj kulturën, traditën, civilizimin që e keni krijuar duke jetuar edhe me popullin tim, por unë do t’ju quaj ashtu siç ju ka quajtur stërgjyshi im, siç ju quajnë edhe sot serbët në Kosovë, ashtu siç e quani veten». Definicioni racist i Vulinit për shqiptarin është ky: ai është i pranueshëm nëse është si Esad Pashë Toptani. Ky tip shqiptari është civilizuar «duke jetuar edhe me popullin tim» (pra, me serbët).

Nga vokabulari i Vulinit gëlojnë krejt paragjykimet raciste që janë tipike për mendësinë kolonialiste serbocentriste. Kjo mendësi shqiptarin duhet ta «stolis» me stereotipa «ekzotikë»: dikur politikani serb Vladan Gjorgjeviq fliste për «shqiptarët me bisht», sot vazhdues i kësaj «teorie» është Aleksandar Vulini. Shqiptari («šiptar») i Vulinit është infantil, pa kulturë dhe duhet të ndihet mirë si i skllavëruar – për dallim nga serbi i përparuar, i kulturuar, i arsyeshëm si puna e Vulinit, i cili është po aq i arsyeshëm, saqë mohon gjenocidin e parë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, atë në Srebrenicë, të kryer nga forcat serbe.

Në vitin 2015 shumica e mediave serbe njoftuan me ton alarmant: «Albanski paradajz u srpskoj salati», pra domatja shqiptare në sallatën serbe. Tonaliteti i shkrimeve të tilla ishte pothuaj luftarak: një armatë domatesh shqiptare depërtoi tashmë në Kurshumli dhe po marshon drejt Nishit dhe Beogradit. Çfarë kishte ndodhur? Shqipëria mediterane kishte eksportuar domate në Serbi, siç eksporton edhe në Zvicër, për shembull.

Vendimi i gjykatës në Beograd se Vulin nuk shkel ligjin nëse vazhdon t’i ofendojë shqiptarët, është pritur me zemërim në Luginën e Preshevës. Në Kosovë, ndërkaq, heshtin politikanët, institucionet (Ministria e Jashtme është në gjumë të thellë), mediat, intelektualët publikë, ndërsa BE, diplomatët perëndimorë, OSBE e organizata të ngjashme s’kanë qejf t’ua turbullojnë ujin racistëve të Beogradit.

Në Kosovë aktualisht është fushatë elektorale. Premtimet janë astronomike si përherë – edhe për Luginën e Preshevës, e cila në pjesën më të madhe është zhvendosur në Gjilan dhe Fushë Kosovë, ndërkohë që Serbia po vazhdon të kryejë në spastrim të heshtur etnik me masa burokratike: duke i fshirë shqiptarët nga regjistrat civilë.

28 komente në ““Siptari”: Racistët e Beogradit dhe BE e politikanët shqiptarë që heshtin”

  1. Cun i lagjes says:

    Ti na e sjell Vulin ne gazeten ton prap! Protesta bohet i here! Masnej thuhet “vari hejbet”

    1. Artan says:

      Cfare pret gjysem shkije gjysem magjyp. Duket nga fytyra.

      1. Ray says:

        Po na e shpjego o Robell, ca eshte fyese ne termin qe ata na quajne neve “Siptari “, ‘
        ca eshte fyese ne kete rast ?
        Apo ata e lidhin kete term me anlgishten , qe domethene ‘dele’ ?

        Po edhe ne qe sot e tutje do i quajme Servi, sic i quante Bizanti serbet, qe do te thote “Skllav, apo sherbetor,
        sepse ata atehere ishin sherbetore te Avareve .
        Sepse emri i tyre Serbi, eshte mare gabimisht nga Greqishtja , por ne greqishte Serbi duhet te lexohet Servi
        dhe kjo fjale do te thote skllav

        ..
        Ndaj edhe Shqiptaret qe sot e tutje ti quajne serbet, me fjalen fyese greke Servi

      2. Kafshet nuk ndryshojne, mbeten kafshe - BE-ja i pranon si kafshe - TURP! says:

        Lerini kafshet te kenaqen me racizmin e tyre. Bishat nuk behen njerez. Keshtu kane qene 1400 vjet kur u futen ne Ballkan; erdhen me sepata e shtiza dhe ashtu kane mbetur. Si mundet Europa te avancoje futjen e ketyre bishave ne BE? Franca dhe Gjermania u vrane gjate luftes se dyte boterore. Por, shikojini tani se si punojne sebashku. Bishat nuk e pranojne idene qe jo vetem na kane vjedhur trecerekun e tokave tona qe na i moren gjate nje mije vjeteve nen Perandorine Bizantine. Por duan edhe te na marrin tokat qe na vodhen ne 1913. Do te merrni berrylin. Vazhdoni djema me zhvillimin e Kosoves dhe Shqiperise dhe axhendat tona te bashkimit. Keta le ta humbin trenin Evropian.

    2. Pordhe me rigone.... says:

      Nese nuk ju pelqen shiptari une mund tju ofroja nje titull me cool: KORRAKE!

  2. Tironci says:

    Intelektualet e kosoves gjysma jan pro serb , nien me shum serb se shqiptar , sidomos intelektualet e LDKs tip madein Rugova qe ne raste kritike bujtin ne beograd dhe jo ne shtetin am , prandaj i thon siptari se kta pushta i kan ven bojen kombit shoket e esat toptanit, turpi komtar .

  3. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    Bravo Robelli, qe kap nje problem te heshtur, per racizmin e hjenave gjitoneve tane, por kryesorja, per pastrimin e heshtur etnik ne luginen e Presheves

  4. Viola says:

    Shqiptaret kane nje vazhdimesi emri dhe race qe kur eshte krijuar bota keta dine te na thone nga e kane prejardhjen.?

  5. Gimi prej Tirone says:

    Shiftar apo koke ..ar. Serbet apo kushdo tjeter ka te drejte te tallet me ne derisa ne te kuptojme pse kemi qene dhe jemi te fundit e Europes. Ne akoma nuk jemi formuar si komb pra nuk kemi ndergjegje kombetare.

  6. Z says:

    Mund t’i duash apo jo serbet! Mund te jesh dhe ke qene soiun ose bashkepuntor i tyre, ishte koha e tille! Por edhe urrejtje e kosovareve kunder tyre eshte e madhe! Ne te dy krahet ka racizem! Ndryshimi qendron se serbet kane shtet,kane pasur gjithmone ndersa ne nuk kemi dhe nuk duam te kemi! Ne dum baben dhe te na lene te bejme si te duam,pa shtet! Dhe sigurisht edukimi ne shkolla dhe ne familje merr nje rol paresor ne kete drejtim! Pse Saliu i vuri shqelmin shkolles? Sepse zbatoi urdherat e Serbise qe ta linte popullin pa shkolle dhe sot shume shqiptare nuk dine te shkruajne dhe te lexojne edhe pse kane mbaruar universitete!

  7. lati says:

    Zoti Robeli shume mire qe ti e ngre kete qeshtje.Une njofe shume LDKista qe edhe vete para shkieve thuan „mie siptarite“dhe vazhdojne….Nga pervoja me kosovaret ,lekedeistat te cilet shume shoqerohen me serbe aty ku punoj une nuk e kane kete problem ,e marrin krejt normale.

  8. Ariani says:

    Vulin eshte gjysem gabel nga familja(jo se eshte ndonje ndryshim i madh ne mes serbit dhe gabelit),andaj edhe duhet pasur konsiderate per gjuhen e felliqur te tij.Mjafton qe policia e Kosoves e kapi per lecka edhe e perzuri matan kufirit,bashke me truprojet e tij qe e pesuan edhe me keq(disa me brinj te thyer).Perfundimi,mos u merrni me kete gabel-shkja sepse, “untermensch” hesapi.

    1. Roni says:

      mire e ke ti Arjan po gjithmone duke mos ua treguar vendin plehrave, te hipin ne qafe si kan bere

  9. Velo says:

    Po ” shkjau” çfarë do të thotë?

    1. ariani says:

      “Shkja” eshte fjale pergedhelese per serbin ?
      Ka kuptimin e sllavit ( lexo: skllavit),demek sherbetorit.Edhe holandezet i referohen serbeve si “serviers” e qe prap e ka kuptimin e sherbetorit.

  10. Kim été says:

    Po u antarësua Sërbia para nesh, do nxjerr kushtet për heqjen e vetos ndaj nesh në BE.

  11. Niku says:

    Kur tregohen racista këta serbët! Shqiptarët janë racë më e bukur. Shikoni Vulinin, një përzjerje ezmere aziatike, aty ku e kanë origjinën serbët, nga tribu me emrin serbos.

    1. Durrsak says:

      Kurse ne jemi race e bardhe eee?
      A i ke pare kavajsat nga cerek metri dhe surratin si turq? Ik mos na hap barkun

  12. Hason Shqiptari says:

    Sa kara jeni! Ne duhet te krenohemi qe na therasin Shqiptare dhe jo Albanci. Debila!!!!

  13. dani says:

    Robelli vertete ka te drejte , urrejtja shfacet ne gjithfare menyrash dhe ajo qe na vret ne eshte fjala “shiftar”por a e vret njeri ne Shqiperi fjala”malok” qe i vejne si epitet jugoret shqipetarve te veriut. Kjo eshte me revoltuese sepse kete epitet ia ven vellai vellait . Kete te shikojme ne.

    1. Kritiku says:

      O Dani, ore shpellar, po ta shpjegoj une se nga vjen fjala “malok”. Kjo nuk vjen sepse dikush vjen nga mali por eshte shprehje per ata qe jane te prapambetur nga ana intelektuale. “Malok” ne u themi edhe atyre qe jetojne ne fusha apo ne jug te vendit, nese personi sillet si nje njeri e epokes se gurit. Problemi eshte qe shumica e kosovareve dhe atyre te veriut te Shqiperise jane aq te prapambetur sa qe nuk arrijne qe te kuptojne te tjeret dhe çdo gje qe ata nuk e kuptojne e quajne si fyerje ndaj tyre. E tille eshte edhe kur ben shaka nje nga jugu apo mesi i Shqiperise me nje nga veriu apo Kosova. Keta te fundit as qe e kuptojne shakane dhe shume here ka arritur deri ne konflikt fizik. Nuk eshte faji i yne qe ju e keni ne gen trashesine dhe jeni po aq te zhvilluar sa kane qene njerezit ne epoken e gurit. Ju nuk u zhvilluat asnjehere dhe na jeni bere barre e rende dhe ju durojme perdite.

  14. Serbi e Greku ka banden Esadiste qe mban ne Tym Qeverrine Shqiptare ,
    duke e coroditur cdo dite ,
    dhe sulmon nga cdo ane si tja doj batha Shqiptaret .
    Mir politikanet tane plehra qe nuk ndihen ,
    po Akademiket tane nuk e ndjejn per detyre te formulojne nji pergjigje
    e ja rrase serbit ne goje ?
    Apo Akademiket tane jane duke u morr me studimet e jetes ne Mars !!!!!!!!!!!
    po kazani mo ?

  15. Tahir aliu says:

    Pershendetje,vulin lindi ne Lozovik te Serbise nga baba serb e nene rome(magjupe).

  16. Gjarperi says:

    Edhe Kosovaret qofte ne shkrime zyrtare mund ti quajne SERPI (gjarperinj)ne sllavisht dhe jane te lare. Dhe kete e thote i mirenjohuri KADARE dhe jo nje gjyysme gabel si Vulin. Dhe per pak skjarim Vulinit “:serpi” eshte fjala qe ka peurkufizuar kete komb per shkak te ligesise se tyre. Tani “akademija ” Serbe kete fjale e perdor rralle duke e quajtur gjarperin “zmeja”.

  17. Kunder shkrimeve te tilla per idiotet says:

    Nuk arrij te kuptoj se ku eshte fyerja qe u behet kosovareve nese nje serb i quan “siptari”(shiptari)? Te quash fyerje kete gje do te thote qe je komplet idiot dhe i prapambetur, i ardhur nga epoka e gurit. Nese kosovaret kane problem me kuptimet e fjaleve, kjo nuk do te thote qe te tjeret jane gabim, por ka te beje me inteligjencen e kosovareve. Kosovaret kudo do ta tregojne injorancen e tyre, por akoma me keq eshte kur per kete gje shkruan nje qe e quan veten gazetar dhe me shkolle si puna e ketij Enverit. Me vjen keq Enver, por qenke gomar pa bisht.
    Siptar edhe si te thuash shqiptar, por ne kushtet qe serbet nuk e perdorin germen “q” dot atehere del fjala “siptar” ne vend te “shqiptar”. Po fjala “shkja” apo “shkije” çfare eshte kur e perdorin kosovaret?
    Ne fakt ai serbi ben shume gabim qe i quan kosovaret “shqiptare” sepse nuk jane ne te vertete te tille. Duhet qe ti quante kosovare.
    Te krahasosh fjalen “siptar” me fjalen “nigger” kete vetem kosovaret, qe aq tru kane, mund ta bejne.
    Kosovaret kane nje problem shume te madh qe inteligjenca e tyre shume e ulet nuk i le qe te kuptojne te tjeret dhe aq me keq kulturat dhe popujt e tjere. Sa here kemi keqkuptime ne mes te kosovareve dhe shqiptareve sepse ata nuk e kuptojne gjuhen tone dhe kjo kalon ne konflikte? I tille eshte edhe keqkuptimi i kosovareve me serbet.
    Faj ka me shume Gazeta Tema qe i jep mundesi kosovareve qe te sjellin shkrimet e tyre pre idiotit dhe i ben publike. Ne fakt Gazeta Tema duhet qe te hape nje rubrike vetem per kosovaret, nese do qe edhe ata te lexojne diçka ne gjuhen e tyre dhe te mos perzihen me shqiptaret. Ne shqiptareve nuk na intereson se çfare behet ne Kosove dhe çfare shkruajne kosovaret.

  18. kodrasadikit says:

    Forcimi i shteteve tona si Shqipnise e njashtu Kosoves politikisht ,ekonomikisht e njashtu ushtarakisht i ndryshon edhe qendrimet e Serbise e serbeve ndaj nesh !! Ky minister gabel qe realisht esht shka -magjup qe per tu paraqitur ma katolik se papa lehe si qeni per poziten ku e kan vendosur dhe e mbajne duke jua bere detyrat serbeve atje !! Besoj se nji reagim duhet ta bente kryeministri Rama qe ka kontaktuar disa here zyrtarisht e pivatisht me kryeministrin e sebise .Minishengeni eshte nji union ku keta vulinat e vuqiqat anderrojne e pozita jone ne ate raste do te ishte pozite e dyte e dhe e trete qe e preferojne edhe poziten e lavdushme te Esat Pashes etj marifete poshtruese per ne ….

  19. Erdogan says:

    Pse na i mbajtet te fshehte documentin e Konices qe deklaronte qe:
    Me mire te mbetemi turq se sa italiane,ky eshte problemi.
    E mbajtet secret si hipokrite qe jini,se po te kishte thene qe Me mire me tur- wine se sa me Italine do ta kishit botuar me kohe.
    Se jane rraciste Serbet dhe nuk jane amerikanet qe sollen Skllever nga Afrika te lidhur me zingire,turqit qe kthyen Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Megas Iustinianos ne 532A.D ne Xhami,Cifutet qe i kane neper kampe me tela te Zotit e shtepise Palestinezet Martire te vertete,ne qe jemi Patriote nuk na prishet gjiza fare.
    Shqiptaret e Vertete qe e duan kete vend mos te bien victime e bashkepunetoreve turq si Xhufi,Kocaqis,Marin Mema e te tjere,ne qofte se vendosin mbi gjithcka Kombin Ilyro Epirote mos te “kerkojne” facte te mbuluara dhe “qellimisht” te fshehura per te ndryshuar gjoja “Historine e Skiptareve.
    Ato jane te shkruara me shekuj nga historia e botes dhe historiane si Greke dhe Greko-Romake.
    Per Ilyre dhe Epirote nga Planetet e tjera po perpiqen Arnautet e Portaleve dhe Emisioneve?
    Ja ku jane factet ato qe shkruajture me larte.
    Mbetet duke lehur Greku,Serbi,Rusi etj kur dihet fare mire qe Ruset,Serbet ishin te paret me Tur-qine qe njohen Sllavet e Shkupit me Emrin Maqedoni,kur vete Kiro Gligorov deklaronte ne media qe ne nuk kemi lidhje me Aleksandrin e Madh.
    Por amerikanet “e Lirise dhe Demokracise” e njohen me Emrin Maqedoni vetem e vetem per ta shkeputur nga Ruset dhe ta benin Prtektorat te vetin.

  20. dani says:

    Nuk eshte e vertete ajo qe thua ti o kritik . Jugoret quajn malok vetem verioret edhe qytetare. Ti e din mire kete por mundohesh te mbulosh te keqen. E keqja nuk zhduket duke e mbuluar as duke ofenduar bashkebiseduesin , sic me ofendon ti mua por ketu tregon edukaten dhe kulturen tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje